AV. XHABIR ZEJNUNI
Përmbajtja
1. Në vend të hyrjes.
2. Soros dhe “kuajtë e Trojës”.
3. Soros spekullant financiar.
4. Kujtesë e nevojshme.
1. Në vend të hyrjes.
Ka persona, të cilët kanë mundësi që të lenë gjurmë në mënyra të ndryshme në shoqëri. Kjo falë jo vetëm aftësive të tyre, por falë edhe pasurisë që ata kanë krijuar (dhe grabitur!). Dhe pasuria kur investohet, një (ose disa) qëllim e ka. Një ndër këta persona, është edhe George Soros, i cili edhe pse ka një moshë e cila po e “afron” më shumë me qiellin dhe po e “largon” nga toka, po bën të pamundurën që të lerë gjurmë të “pashlyeshme” në tokë. Në forma dhe mënyra të ndryshme.
2. Soros dhe “kuajtë e Trojës”.
Dihet se gjithmonë preferenca e ebrenjve kanë qenë partitë e majta. Kjo preferencë jo vetëm për feeling politik, por dhe për vazhdimësi ideologjie, duke qenë se ata janë jo vetëm SHPIKËSIT e komunizmit, por dhe FINANCUESIT e vazhdimësisë së tij sot. Mjafton të sillet këtu një deklaratë profetike e Musolinit në shekullin e kaluar: “Financa botërore është në duartë e ebrenjve. Kush posedon kasafortat e popujve, drejton politikën e tyre.
Pas kukullave të Parisit, janë Rotschildët, Waburgët, Schiftët, Gugenheimët, të cilët kanë të njëjtin gjak të sunduesve të Petrogradit dhe Budapestit. Bolshevizmi udhëhiqet nga plutokracia ndërkombëtare. Fati i leninizmit nuk varet nga proletarët e Rusisë ose të Francës apo atyre të Italisë. Leninizmi do jetojë derisa do dëshirojnë mbretërit e financës: do vdesë kur të vendosin ata”1.
Soros, duke financuar dhe stimuluar kanabizimin komplet të Shqipërisë, i mundësoi sigurimin e një tregu më të afërt dhe më të sigurtë Europës me drogë, pa qenë nevoja e furnizimit me drogë nga Kolumbia apo Afganistani. Dhe droga është një ARMË shkatërrimi në masë ndaj Europës. Ashtu siç është edhe emigracioni i “kontrolluar” dhe i shfrenuar (afrikano-aziatik!) në Europë, me bekimin dhe financimin e Sorosit, për të arrituar më në fund DENATYRALIZIMIN e saj.
Kjo, në zbatim edhe të teorive të Kalergit, i cili shumë vite më parë ka shkruar se: “…Banorët e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Europës nuk do jenë popujt origjinalë të Kontinentit të Vjetër, por një lloj njerëzimi i ULËT i bërë shtazarak nga martesa të përziera. Është i nevojshëm ÇIFTËZIMI i popujve europianë me racat aziatike dhe me ngjyrë, për të krijuar një tufë shumë etnike dhe lehtësisht të kontrollueshme nga elita në pushtet”2.
Shkatërrimit të Europës, i nevojiten TRE “kuaj Troje”:
1. Droga;
2. Emigracioni i (pa)kontrolluar dhe
3. Problemi LGBT. Dhe kemi një trekëndësh “PERFEKT”, ose shkatërrimin, tjetërsimin dhe
gjenocidin biologjik të Europës.
Në pikat 2) dhe 3), Shqipëria akoma nuk ka kapacitetin e nevojshëm për të
kontribuar!
Duhet kujtuar se Soros është financuesi më i madh në botë i emigracionit të (pa)“kontrolluar”. Dhe levat kryesore në realizimin e këtij qëllimi kaq “fisnik”, janë partitë e majta dhe OJQ (Organizatat Jo Qeveritare). OJQ Human Rights Watch financohen nga Soros me 100 milion dollarë (ndër 126 milion dollarë në total). Këto OJQ, po lehtësojnë ardhjen dhe shpërndarjen e emigrantëve afrikanë në Europë. Në fillim, duke i deportuar ata prej brigjeve afrikane me anijet e tyre moderne dhe pastaj duke i shpërndarë nëpër Europë.
Destinacioni fillestar është Italia, falë operacionit Triton (mision kontrolli kufinjsh dhe jo shpëtimi!). Kjo në bazë edhe të një akordi (kërkese sipas Emma Boninos, ish Ministre e Jashtme!) të Qeverisë italiane në vitin 2014 me BE-në, në dhunim të Akordit të Dublinit. Është i habitshëm fakti se përse mundohet aq shumë Soros për të sjellur emigrantë nga Afrika, kur këta afrikanë ai i ka në Shqipëri dhe me “çmim” akoma më të leverdisshëm3!
Edhe në financimin e LGBT-ve, Soros zë një vend “nderi”. Disa “frute” ai po i korr edhe në Shqipëri! Ndërsa sektori i manipulimit gjenetik të ushqimeve dhe i ilaçeve të modifikuara, i është lënë tjetër kujtë!
3. Soros spekullant financiar.
Soros është edhe një ndër spekullantët financiarë më të mëdhenj në botë Ja vlen të përmendet ndonjë shembull më konkret i punës së “lavdërueshme” të Sorosit edhe në fushën e spekullimeve financiare.
Soros, me 16 shtator 1992 (e mërkura e zezë) shiti (ose këmbeu) 10 miliardë dollarë të zbuluar4 në stërlina angleze, duke provokuar kështu daljen e kësaj monedhe nga SME5. Ky spekullim, bëri që ai të fitonte 1 miliard dollarë. Në vitin 2002, një gjykatë francezë dënoi Sorosin me një penale prej 2 milion dollarë për veprën penale të INSIDER TRADING6. Për të njëjtët “argumente”, Soros, ka pasur probleme edhe në Malajzinë dhe Indonezinë e largët.
Soros, me anë të fondit të tij QUANTUM, po në shtator të vitit 1992 zhvlerësoi liretën italiane në 30% (me bekimin e Ciampit, Amatos dhe Draghit). Ky operacion, bëri që ai të fuste në llogarinë e tij bankare rreth 15 mijë miliardë lireta, duke vënë Italinë në gjunjë. Aksioni i Sorosit në vitin 1992, i cili lidhej me shitjen e liretës së zbuluar për të blerë dollarë, detyroi Bankën Italiane të shesë 48 miliardë dollarë nga rezervat e saja financiare për të përballuar këmbimin, duke çuar kështu në zhvlerësimin e liretës në 30%.
Si rrjedhojë, edhe lireta italiane u përjashtua nga SME. Cinizmi i tij, arriti deri në atë pikë sa të deklaronte: ”Spekullantët bëjnë punën e tyre dhe janë të pafajshëm. Këta faje në fakt i takojnë legjislatorëvë, të cilët lejojnë që spekullimet të ndodhin. Spekullantët janë vetëm transmetuesit e lajmeve të këqija” 7!
Shumë dakord. Por, Soros nuk sqaroi faktin se është pikërisht ai dhe të ngjashmit e tij që imponojnë nxjerrjen e ligjeve ad hoc, për t’i mundësuar atij spekullime të tilla financiare! Me këtë rast, në shenjë “falendërimi”, Universiteti i Bolonjës, i akordoi Sorosit titullin akademik “Laurea Honoris causa”. Flitet se së shpejti këtë titull akademik, do ja akordojë Sorosit edhe UET-ja! Ndërsa Ciampi, u shpërblye me postin e Presidentit të Italisë në vitin
1999!
4. Kujtesë e nevojshme.
Kur Soros ka arritur të krijojë probleme kaq dramatike në Itali (apo kudo tjetër në botë), mos vallë do e këtë problem ai që të bëjë kështu edhe në Shqipëri, ku rezistenca e shoqërisë civile është POSHTË nivelit ZERO?! Jo. Madje ai do e ketë (ose tani e ka) akoma më të lehtë. Soros, duhet dhe mund të ndalet, vetëm nëse vihen në plan të parë ATDHEU dhe jo partitë. Duhet marrë në këtë rast në konsideratë edhe shembulli i Hungarisë dhe i
Austrisë, për t’u zbatuar. Soros duhet deklaruar PERSONA NON GRATA në Shqipëri.
Sa më parë.
Shënime:
1. (Benito Mussolini, gazeta “Populli i Italisë”, 4 qershor 1919).
2. (Richard Nikolaus di Coudenhove-KALERGI. Fragment nga libri “Praktischer Idealismus”, 1925).
3. Kjo temë vlen të diskutohet veçmas.
4. Shitja e “zbuluar”, (ose shitja “nudo”), është një operacion financiar që lidhet me shitjen personavë të tretë,
të titujve jo të poseduar direkt nga shitësi.
5. Sistemi Monetar Europian.
6. Shfrytëzimi i informatave jo në posedim të publikut, për të kryer operacione në Bursën e këmbimit, duke
përfituar nga njohuritë paraprake të këtyre informatave.
7. Kjo frazë do meritonte një analizë më të hollësishme, por që për momentin nuk mund të bëhet për të mos
dalur nga konteksti i këtij shkrimi.