Zyrtarizohet Feja e Shqiptarizmit

1
548

Kohëve të fundit nepër mediat kryesore janë botuar disa lajme rreth zyrtarizimit të Fesë së Shqiptarizmit. Njëri ndër përkrahësit me të zëshëm të kësaj feje është Kastriot Berishaj, njëherit kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe autor i librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”.

Ai thotë se feja e tij është Shqipëria e Bashkuar, ndërsa dy të dërguarit kryesor të Zotit janë Gjergj Kastrioti dhe Adem Jashari, si personalitete që mbrojtën kombin shqiptar nga shfarrosja dhe zhbërja përfundimtare.

Kastriot Berishaj deklaroi se “Është jetike, që sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës të bëhet zyrtarizimi i Fesë së Shqiptarizmit, kështu ligjërisht do të ndalohej fyerja e figurave dhe simboleve kombëtare. Njëherit, elemente radikale të klikës së Janullatosit, Shefqet Krasniqit do mund të përgjigjjeshin para ligjit për cenimin e identitetit Kombëtar.”

“FEJA E SHQIPTARIZMIT ndryshon rrënjësisht nga fetë semitike; në FENË E SHQIPTARIZMIT asnjëri nuk është rob i zotit, as rob i askujt. Nuk është me rëndësi të qëndrosh pa bukë, të përulesh disa herë në ditë, e ca veprime të tjera prapanike mesjetare. Botëkuptimi thelbësor i FESË SË SHQIPTARIZMIT është adhurimi dhe dashuria ndaj familjes, fisit, kombit dhe natyrës, përkatësisht ndaj tokës: ATDHEUT!” ka thënë ai.

Po ashtu ai ka shtuar se do t`i ndjekë të gjitha procedurat ligjore të nevojshme që Feja e Shqiptarzmit të legalizohet, të njihet dhe të shpërndahet kudo që jetojnë besimtarët e fesë së Shqiptarizmit.

“Besoj fuqishëm se Feja e Shqiptarizmit është e vetmja FE e pranuar për shqiptarët, prandaj duke pasur parasysh se kemi mbi 20 milion e më shumë njerëz në botë, me gjak arbëror atëherë Feja e Shqiptarizmit padyshim është dominante”, është shprehur ai për Gazetën Express.

“Gjuha shqiptare është gjuha e Zotit dhe kombi shqiptar si vazhdimësi e civilizimit pellazgo-iliro-arbëror është kombi hyjnor që i kanë dhënë shumë njerëzimit” deklaroi Berishaj për portalin Kastriotët.AL

“Padyshim që sulmet ndaj meje dhe personaliteteve të ndryshme të orietuar drejt kombëtarisht, nuk janë të panjohura; të tillë e bëjnë punën e tyre për çfarë paguhen nga boshti antishqiptar i Beogradit, Athinës, Ankaras dhe Moskës” shtoi z. Berishaj.

Kastriot Berishaj, i lindur me emrin “Tahir Veliu”, në fillim të vitit 2018 ka ndryshuar emrin sepse siç thotë ai: “Identiteti dhe aspirata për bashkim kombëtar përbëjnë themelet e çdo shqiptari me vetëdije të pastër arbërore dhe amanet që vije nga kryehyjnori Gjergj Kastrioti, te Ded Gjo Luli, Hasan Prishtina dhe Adem Jashari”.

Kastriot Berishaj është shpallur “non grata” (me preteksin se është i rrëzikshëm për sigurinë kombëtare) nga Serbia e Greqia në vitin 2017, nga Turqia në vitin 2018 dhe njëherit është një nder emrat që është përmendur nga organizatat terroriste greke për eliminim pas ngjarjeve të Bularatit.

1 KOMENT

  1. Veprimi i nderrimit te emrit nga Abu Tahir Velioglu ne KASTRIOT BRRISHA eshte akt fantastik kombetar.

    Bravooooo

Komentet janë mbyllur.