Zymit iu shtuan edhe pesë monumente të kulturës

0
521

Në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” në Zym të Hasit shënoi 11-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, shënoi 48-vjetorin e botimit të revistës së parë në Has – “Zëri i Hasit”, promovoi monografinë e Nikollë Kërhanajt “Kujtime kohësh”, si dhe themeloi “Shtëpinë e librit”, “Shtëpinë e mikpritjes”. Shtëpinë e miqëve”, “Shtëpinë e harmonisë fetare” dhe “Shtëpinë e etnografisë”

Zym – Has, 16 shkurt 2019 – Shoqata e Shkrimtarëve (më herët quhej Klubi letrar) “Shtjefën Gjeçovi” në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, me një mbledhje solemne, që e kryesoi Frrok Kristaj, kryetari i parë i nderit, shënoi 11-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Për këtë festë të rëndësishme foli Nikollë Kërhanaj, kryetari i dytë i nderit i asociacionit të përmendur të kulturës.

Në vazhdim pjesëmarrësit e këtij evenimenti të kulturës, shënuan 48-vjetorin e botimit të revistës “Zëri i Hasit”, që edhe ishte revista e parë që u botua në Has. Për këtë përvjetor të rëndësishëm foli Frrok Kristaj. Me këtë rast ndër të tjera ai tha se në vitin 1970 në Zym e patën themeluar Shoqërinë kulturo-artistike (tash ansambli etno-kulturor) “Katarina Josipi”, kurse një vit më vonë (1971) e themeluam Klubin letrar (tash Shoqata e Shkrimtarëve) “Shtjefën Gjeçovi. Dhe më 12 shkurt të po atij viti e botuam revistën e pare në Has “Zëri i Hasit, si dhe e filluam manifestimin letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit” që sivjet mbahet për të 48-tën here me radhë dhe pa asnjë ndërprerje.

Më pastaj u promovua monografia e Nikollë Kërhanajt “Kujtime kohësh”, për të cilën foli Frrok Kristaj, Shtjefën Dulaj, Pren Prekaj e Hilë Gjevelekaj, vepër kjo e Kërhanajt që u botua në 75-vjetorin e lindjes së autorit, përkatësisht u botua në dhjetorin e vitit kaluar.

Në këtë mbledhje solemne pjesëmarrësit e miratuan dhe një vendim sa me interes e aq edhe domethënës. Në fakt, Zymi meqenëse është zonë e mbrojtur, kësaj radhe iu shtuan edhe pesë objekte me interes kulturoro-trashëgimor, si shtëpia e Frrok Kristajt u shpall “Shtëpia e librit”, pasi që aty janë mbajtur mbledhjet për themelimin e AEK “Katarina Josipit”, Klubit letrar “Shtjehën Gjeçovi”, u themelua, u përgatit dhe u botua revista e pare në Has – “Zëri i Hasit”, si dhe në atë shtëpi është biblioteka më e madhe individuale në Has, që ka mbi 7.000 tituj. Po ashtu, në mbledhje edhe shtëpa e Shtjefln Dulajt u shpall “Shtëpia e mikpritjes”, pasi që përherë ajo familje është dalluar për mikpritje të shumë e shumë veprimtarëve anë e kënd viseve etnike.

Në anën tjetër shtëpia e Nikollë Kërhanajt u shpall “Shtëpia e miqëve të Zymit” pasi që çdo njeri që e ka vizitua Zymin e fshatrat e Hasit patjetër se është pritur dhe udhëzuar nga pronari i shtëpisë së përmendur, përkatësisht shtëpia e Lajde Kolgjerajt u shpall “Shtëpia e etnografisë“, pasi që ajo sot disponon me shumë e shumë eksponate të veshjeve kombëtare me theks të veçantë eksponate të rralla dhe shumë të vjetra të veshjeve tradicionale të viseve të ndryshme etnike, si dhe shtëpia e Atë Ndue Kajtazit u shpall “Shtëpia e harmonisë fetare”, pasi që në këtë shtëpi u lind prifti i rendit françeskan (shërben në Gjakovë), por që në shtëpinë e tij pa dallim besimi a feje aty janë mysafirë të përhershëm të gjithë pjesëtarët e besimeve të ndryshme.

Në mbledfhje u moren edhe disda vendime me shumë interes, që kanë të bëjnë me riemërtimin e objekteve kulturore në Zym.
Në fund, për kontribut shumëvjeçar dhënë akiviteteve kulturore me mirënjohjen “11-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës” u laureuan pesë veprimtarët më të vjetër të kultures në Zym, si Nokë Lekaj, Nozë Prekpalaj, Ton Kajtazi, Palina Prekpalaj dhe Roza Gjevelekaj. (R. B.)

Legjenda: Çast nga mbledhja solemne e Shoqatës së Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” të Zymit