Zvicër: Përjashtohet nga shkolla nxënësi nga Maqedonia që falej në shkollë

1
1070

GAZETAEXPRESS, 16 Qershor 2017

Këshilli shkollor i Schafhausenit në Zvicër, më 7 korrik do të ketë agjendë të ngjeshur duke u marrë me problemin e një nxënësi 17-vjeçar nga Maqedonia. Media zvicerane theksojnë se me muaj të tërë ai ia kishte futur frikën në palcë shkollës „Bachschulhaus“.
Rasti u bë publik nga një nocion i Partisë SVP, duke krijuar jehonë, si lokale, ashtu edhe në tërë Zvicrën.

Ky nxënës i ka kërcënuar masovisht mësimdhënësit dhe nxënësit, pasi kishte konsumuar propagandë nga Shteti Islamik, duke pasqyruar shenja të një radikalizimi.

Ndaj tij janë ngritur nëntë kallëzime penale dhe ai është larguar nga shkolla. Deri në pushimet verore më 7 korrik, nxënësi maqedonas do të vijojë ligjërata speciale, të ashtuquajtura „Time-out-Klasse“.

Problemet kishin filluar më 20 nëntor të vitit të kaluar, kur nxënësi ishte falur pasi që nga shkolla fillore këtë e kishin kërkuar prindërit e tij. Falja kishte vazhduar edhe në shkollën e mesme, ndërsa dy vitet e parë, shkolla ia kishte lejuar që gjatë pushimit ta shfrytëzonte bibliotekën, raporton „Schaffhauser Nachrichten“, njofton ‘Shtegu’. Pas kësaj, edhe nxënësit e tjerë kërkuan që gjatë mësimit të luteshin.

Këshilli shkollor erdhi në përfundim se lutja në shkollë nuk mund të ushtrohej, pasi mungonin hapësira. Me këtë rast, ai edhe më tepër u irritua, duke vazhduar t`i kërcënojë edhe më tej nxënësit dhe mësimdhënësit, në forma të ndryshme. Më 25 janar të këtij viti, Këshilli shkollor sërish e diskutoi problemin me nxënësin maqedonas, pasi ndjeheshin të kërcënuar dhe të frikësuar nga ai. Më 22 shkurt, problemi u bë publik dhe dy ditë më vonë, nxënësi u suspendua. Në mënyrë shtesë, nxënësi është duke dëgjuar ligjërata private, të paguara nga shteti.

Komentet janë mbyllur.