Zotit t’i lutem në shqipen e dlirë

0
681

Zef Mulaj

GJERGJ KASTRIOTI

*************************************************************
/Zotit t’i lutem në shqipen e dlirë./
*************************************************************
Ata njerz që i vrasin herojtë e kombit të tij, ata që i harrojnë herojtë,
ata që janë kunder herojve, ata që nuk respektojnë herojtë, ata që nuk i njohin
herojtë, ata që nuk ua dinë historinë e tyre, ata që mbi varrin e tyre nuk vendosin lule.
Ata njerëz janë vetem qenie pa komb, dhe anti-kombëtare.
*************************************************************

Kur emri i shqiptareve shkruhej ne gurë,
Mbi tokë po shkelte këmbë e huje.
Ata qe do lindnin, ç’emer do kishin?
Shqiptar?!!
Nga zëra njerzish, dilte jehone, e jetes
Per të ruajtur gjuhen, emrin, nga ata barbare.
Kosheret e bletve shtoheshin per ditë,
Për të marrë dyllin, per të ndezur qirinjet,
mbi gure, në prag të derës.
Nga large te shihet besimi ynë
E gjuhen ta flisni të lire.
Zotit t’i lutet në shqipen e dlirë.
Por hapat kërcisnin në ara mbi gurë e troje.
Ne aren e shtëpise përballë derës dhe dritares,
ndihen hapa e pushke pa pushim.
Toka u mbulue me zjarre e tym
Falu në gjuhen time, o jete o vdekje.
Shqipetari i mjere ra në pushtim
Gjuhen e gurit nuk e harruan
Edhe pse fene me force ja ndruan…
Prape shqiptar mbeten gjithmone tuj luftue
Ne emer të këtij kombi. Fati i solli
Shpëtimtarin e madh të kombit tonë
Gjergj Kastrioti.