Nue Oroshi
Lirimi i shtetasit amerikan Andrew Brunson nga burgjet e Turqisë është shenja e parë e gjunjezimit të kriminelit Turk Erdogan. Ky kriminel e njeh vetëm gjuhën e forcës ashtu siç e kan njohtur në Mesjetë Sulltan Murati e Sulltan Mehmeti, shpatën e Gjergj Kastriotit.Ky gjunjëzim erdhi si shkak i kolapsit që e pësoj ekonomia e Turqisë vetëm për disa muaj bllokadë që ja bëri Amerika.
Por kjo nuk është e tëra Erdogani tash e ka një llogari të madhe të papaguar, me amerikanët. Donald Trump nuk do ta falë vetëm me këtë rast. Ai do të pergjigjet edhe për krimet që ka kryer në viset shqiptare duke u përpjekur për të rikthyer neotomanizmin në Trojet e Arbrit. Erdogani do të jep përgjëgjësi Trumpit edhe për vëllazërimin e tij me Rusinë për krimet, burgosjet dhe vrasjet që po i bën mbrenda Turqisë.
Administrata e Donald Trumpit së shpejti duhet të merr aksionin për pastrimin e politikanëve në trojet shqiptare me nofkën “Politikanet Shumëftyrësh” të cilët paradite i bijnë në gjunjë Amerikës e natën kur bije terri shkojnë pa u parë( ata mendojnë që nuk shihen) për të biseduar me babën e tyre ideologjik Erdoganin dhe sejmenet e tij që i ka në trojet shqiptare dikund direkt e dikund permesë Vuqiqave e klyshëve të Putinit.
Trojet shqiptare meritojnë që t’i udhëheqin politikanët të cilët kanë moralë politikë dhe nuk shkelin mbi heroizmin shekullorë të shqiptarëve të vrarë e të masakruar dhe që nuk heqin dorë nga politika pro Amerikane dhe pro Evropiane. Jo me fjalë të bukura por me veprime konkrete. Në fund mesazhi im për të gjithë Erdoganistat, Putunistat e Vuçiqat që janë shumë në trojet shqiptare është ky: Po shkon koha e babës suaj (Sulltan Erdoganit) po vjen koha e Shkabës(Shqiponjës tonë dykrenare), në trojet tona shqiptare.