Zotëri ambasador, me përkrahjen e çertifikimit të partiakëve të partisë së Serbisë në Kosovë, jeni kundër parimeve të SHBA-ve mbi demokracinë

1
415

Letër e hapur Ambasadorit të SHBA-ve në Prishtinë – Philip S. Kosnett:

Shkruan: Engjëll KOLIQI, 27 prill 2019

I respektuar ambasador i SHBA-ve në Kosovë, sot në mëngjes në televizion pashë e dëgjova një lajm, që më tmerroi. Në lajm thuhej se Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë përkrah vendimin e KQZ-së për çertifikimin e kryetarëve të dorëhequr të komunave në veri të Kosovës, për rikandidimin e tyre për kryetarë të atyre komunave, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 majit.

Më ka tmerruar lajmi o Z. Ambasador, për disa arsye:
– Ata të katërtit janë partiakë të një partie të Serbisë të drejtuar nga presidenti i atjeshëm
Vuçiq, i cili po keqtrajton edhe po vret serbë të partive të tjera serbe në Kosovë.

– Ajo parti, që me një kompromis absurd të Vuçiqit me Thaçin, aktualisht quhet “Lista
srpska”, në të vërtetë është Partija Srbija, që drejtohet personalisht nga Aleksandër Vuçiqi.

– Ata “kryetarë komunash” kurrë nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, nga i cili shtet
kanë marrë rroga të majme. As në arsim në komunat e tyre nuk i kanë përfillur programet mësimore të Republikës së Kosovës, por ato të Serbisë.

– Deputetët e asaj partie, sipas tekeve të Aleksandar Vuçiqit, që është një kriminel i
rreshtuar me Sheshelin, kanë bllokuar Parlamentin e Republikës së Kosovës, duke munguar në punë e duke marrë rroga të paprekura dhe të privilegjuara aty.

– Ministrat e asaj partie, siç e di edhe Ti vetë, kanë injoruar krimet dhe masakrat e
Serbisë në Kosovë, madje edhe duke fyer shqiptarët dhe miqtë tanë amerikanë, për kinse “trillimin” e tyre.

– Ata “kryetarë” janë dorëhequr pse nuk e kanë pranuar shtetin e Kosovës e nuk e
pranojnë kurrë, as sot.

– Të njëjtit rikandidohen vetëm e vetëm për të ngacmuar plagët tona, për të penguar
normalizimin e marrëdhënieve mes dy popujve e për të ngritur tensione në Ballkan, në favor të Rusisë së Putinit, që dijnë mirë vetëm krime, masakra e gjakderdhje.

– Për një ambasador të Kështjellës Botërore të Demokracisë që quhet SHBA, të
përkrahësh një parti të tillë, një parti të krimit ndërkombëtar të dyshes së helmuar Vuçiq – Putin, që ashpër veprojnë kundër intereseve të SHBA-ve në Ballkan, është turp, bile më shumë se turp.

O Ambasadori Kosnett, sot në përkujtimin e masakrës serbiane në Mejë të
Gjakovës ke kërkuar të dënohen ata që kanë kryer masakra. Nuk ke rënë ndesh me vetëveten, me “përkrahjen” e çertifikimit të kandidatëve të partisë së inkriminuar e antikosovare, për zgjedhje?!

Mos të lutem, mos! Tregohu njëherë amerikan i mirëfilltë e luftëtar i paqes dhe demokracisë dhe gjyko, së paku verbalisht krimet e sjelljet kriminale të Serbisë në Kosovë, përfshirë edhe keqtrajtimet e kërcënimet e qytetarëve serbë të Kosovës, në Serbi e në pikat e saj kufitare me Kosovën.

Vetëm duke i luftuar të tillët je argat amerikan i demokracisë o Ambasadori Kosnett, kurrë me përkrahje të kriminelëve. Shërbeji demokracisë dhe Amerikës o Ambasador. Thuaj jo krimit ruso-serbian kundër botës demokratike e SHBA-ve!!!

1 KOMENT

  1. I nderuari Koliq,

    Ti qe 29 vite ke ikë nga Kosova edhe tani po shet patriotizem te rrejshem. Ti je pallavrist hipokrit, edhe turperohu per keto fjale idiotike qe i ke shkruar. Ambasadori eshte me SHQIPTAR se ti, sepse ti ke ike qe 30 vite, sepse je frikacak… ke ike… patriotet rrijne ne Kosove, e jo jashtë Kosoves. Ne te gjithe kemi qenë te persekutuar, por jemi ne Kosove dhe nuk ikim sikur ti o frikacaku im i nderuar.

    Ti je nje xerrrooo…

Komentet janë mbyllur.