ZOT I MADH – poemë nga Agim Doçi

0
2800
Agim Doçi

Agim Doçi

ZOT I MADH

Zot i madh gjithmonë t’jam lutë
Se i jemi po m’a futë!
Unë që t’ lutem jam shqiptarë.
A ke kohë pak, me ma varë.
Tek ky Glob që rrotullohet
Asht dhe toka e shqiptarve.
Zot, pash nderin a t’kujtohet?!
Ku i kam trojet e t’parëve?
Se jam komb nën 5 flamurë.
Komb që han mishin e vet.
Komb që vdes për diktaturë!
Trim, hajdut, dinsëz milet.
Për inatë të mullixhiut
Shkoj e flejë me vjehrrën tande.
Jam me tru të sherraxhiut
Që ngacmoj grenzat me krande.
Fol pra Zot! Ma zgjat pak dorën!
Më thotë bota:- qen bir qeni!
‘Ej shqiptar, shko pyete Vlorën!
Brenda vehtes dreqin keni!
Ke kulturë, por shkolla dogje!
Ke flori, por je zhelan!
Veç kur flenë s’merresh me llogje.
Vet me vehte del n’mejdan!
Ti që mbrojte Krishtërimin.
Ti që Fé ndrrove tre herë.
Ti që Babë bëre Stalinin.
A ke besë? Atdhe e Nderë?
Zëri i Zotit bubulloj.
Tundi kodër, fushë e male.
Pyes vehten dhe mendoj
A kanë fund o Zot k’to halle?
Kam n’ Flamur zog me dy krena
Një zog-monstër, shenj Sllavije.
Prej aty merr cakun rrena
Bash aty vjen erë tradhtije!
Fluturo shqiptar drejt qiellit.
Çaj hapsirat anë e mbanë!
Galaktikat mbrapa diellit,
Me dy krena shqipe s’kanë!
Ku e gjete atë farë simboli?
Që Flamuri jonë e mban?
Me dy krena kush e polli?
Katolik e mysliman!
Nji Kosovë. Tjetra Shqypni
Njëra plagë e tjetra kockë.
Me dy krena kuq e zi.
Njëra Gegë e tjetra Toskë
Eh mallku qoftë kush e shpiku
Me coptu vehten me dy.
500 vjet Turkia të fiku
500 vjet brinjët t’ka thy!
Gjer’ në Jemen shkove ushtarë
Tokën tande e le në zor.
Shkodra s’kishte buk me hangër
Ti në Bejrut, guvernator!
Si do e bëje Nënë Shqiprinë?
Ti që s’njeh as Ligj as Shtet!
Kur të vdiqën jashtë Atdheut
Burrat me cironka n’ xhep!
Je i vetmi komb me huqe.
Që s’e don kulmin e shpisë.
Popull – Dem, që bojën e kuqe
Shkon ia merr uha komshisë.
Sot që rrugët e Evropës
Me gjak tandin i ke hapë.
Prap drejtohesh prej eskortës
Që vjedh Ditë e që vjedh Natë!
Mos pash gjakun e martirëve!
Mos pash hatrin e lirisë!
Mos ia prish të ardhmen fëmijve!
Mos ia hap vorrin Shqypnisë!
Je mallku nga Historija.
Je shqiponjë, s’je korb, as sorrë!
Nji formulë e ka Shqypnija:
Je bashkvuajtës e bashkfajtorë!


Po ja si i përgjigjet poeti KADRI FIKAJ

E LEXOVA PLOT DY HERE

E lexova plot dy here
E lexova me vemendje
M’ u mbush zemra helm e vrer
M’u mbush shpirti plage e dhembje
Ne cdo fjale e ne cdo varg
Ti me dilje para syve
Per kete “vater “per kete prag
Njesoj na rreh zemra te dyve
Midis nesh ka nje ndryshim
Dhe pse “gjysma”TI je”Shkoder”
Penda jote ka shkelqim
Ti i madh e une i vogel
Noli ,Fishta dhe Konica
Po t’i shihnin sot k’to vargje
S’ do.t’te nxirnin”fjale”as “bishta”
Por do t’kishin lot ne faqe
Do t’ i zinte fort merzia
Dhe te tre do t’kishin thane
Prap na qenka Shqiperi
Krejt njashtu si e kishim lane
Krejt njashtu asht’ politika
Prap shqiptart me njato mend
Prap Evropa e Amerika
Shtet, nuk duen me e pa ket’ vend
Mire per ne kurrkush s”po flet
Vec ndokushqe nuk na “njeh”
Tash njeqind e ma shume vjet
Dil prej “plehit” e hin ne “pleh”

Një urim me del nga zemra
Dhe pse te gjithe jemi ne hall
AGIM DOCI T’SHKELQEFTE PENDA
JE SHQIPTAR, DHE BURRE I MADH

Përgaditi për publikim për gazetën “Fjala e lirë”.
Gjin Musa, gazetar