Në vend të debatit
Është bërë praktikë e keqe, kur kemi probleme me ata që po i fusin duart për të vjdhur në “magjën” e shtetit të Kosovës(!). Kështu ishte para disa muajve me një kompani të (bisnesit)nga Llapushniku i Drenasit, që, përmes dyerëve të çelësave të zyrtarëve në qeverinë Hoti në Prishtinë, arritën të fusin duart në thesarin e shtetit të Kosovës(sic!) dhe i përvetësuan në pikë të ditës 2.1 milionë euro(sic!).
Për dy-tre ditë u bë pak zhurmë në lokalet qeveritare dhe të kësaj ministrie me rëndësi vitale për thesarin e buxhetit e të zhvillimittë shtetit të Kosovës, por pas pak ditësh, kjo zhurmë ra në heshtje dhe asgjë më shumë…(sic!).
Për fund: Zonja Ministre e Financave të qeverisë Hoti, ku mbetën dhe a kanë ardhur në arkën e thesarit 2.1 milionë euro të vjedhura nga kompania e njohur për qeverinë dhe për ne qytetarët e shtetit të Kosovës, sepse kishte paraljmërime të bosit të kësaj kompanie nga Llapushniku se do të kthejë në arkën e shtetit milionat euro të vjedhura me letra dhe në pikë të ditës(!).
Çfarë po bëni ju deputetë të popullit që nuk e thoni asnjë fjalë dhe nuk po kërkoni përmes rrugëve ligjore-kushtetuse se, ku mbetën dhe ku tretën 2.1 milionë euro të vjedhura dhe, së fundi a janë kthyer këto mjete të thesarit në arkën e shtetit tonë…?
Në emër të qytetarëve të sovranit të votës së lirë, kërkojmë nga Ministria e Financave dhe Ministre Hykmete Bjarami të dalë publikisht dhe të deklarojë se ku mbetën dhe a janë kthyer 2.l milionë euro të vjedhura nga thesari i shtetit të Kosovës…?!
Deputetë të popullit kërkojmë fjalën tuaj…!
Çikago, dhjetor të motit 2020
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]