Zhvillimet e fundit dramatike në Kosovë

0
469
Vëllai i Hashimit, Erdogani, falen

Nga Skënder MULLIQI

Zhvillimet e fundit dramatike ne Kosovë, flasin këtërcipërisht së kemi të bëjmë më kapje të shtetit. E patem tentim shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ratifikimin e dëmshem të demarkacionit më Mal të Zi, arrestimin e Marko Gjurit në mënyre spektakolore me gjasë për të bërë faktike “Zajednicën” me kompetenca ekzekutive, dhe së fundi në një harkë kohor të shkurtër ndëgjuam per dëbimin e turpshem nga Kosova të 6 shtetasëve turq, të cilët kishin dokumente të rregullta dhe leje qendrimi në Kosovë, të cilët pa asnjë procedurë të rregullt u dëbuan për në Turqi.

Të gjithë këto ngjarje të dëmshme për Kosovën më të drejtë dyshohet së janë veper e presidentit të zgjedhur në gjendje të shtetrrethimit e më vota të LDK-së, Hashim Thaçit. Ky njeri krejtësisht ështe duke i anashkaluar institucionet e Kosovës. Thaçi është një kopje e diktatorit turk, Taip Erdoganit, më të cilën ka berë jarani të madhe. Dhe, ky ekstradim i profesorëve është skandali i radhës dhe nuk mund të emrohet ndryshe veç si – PUÇ. Deklarata e Thaçit së nuk ishte ne dijeni për rastin, është shumë pak për tu besuar. Asnjë shtet demokratik në botë nuk i ekstradon qytetaret e huaj për bindje politike, veq në ndonjë rast kur bëhët fjalë për vrasje, por gjithnjë konformë marrveshjeve ndërkombetare për ekstardim.

Absurditetet dhe paftyresitë në Kosovë sikur nuk po kan fund. Si është e mundur që të ekstradohen këta përsona pa e njoftuar kryeministrin e vendit, duke besuar gjithnjë në deklaratën e Haradinajt, së nuk ka pasur dijeni për ekstradimin e 6 profesoreve gylenist ?Një deklaratë të tillë e dha edhe Kadri Veseli, i cili deklaroi së nuk ka pasur njohuri për rastin, por tha së të gjithë duhet të bartin përgjegjësinë e vet, duke mos e përjashtuar as vetën. Haradinaj e Veseli le tu besojmë daklaratave te tyre së nuk kan qenë të njoftuar, por si të shpjegohet e dhëna së ata nuk deshtën apo nuk morën guximin ta emrojnë atë që ka dhënë një urdhër të tillë, antikushtetues e antiligjor, pa ju nënshtruar procedurave te rregullta të cilat përcaktohen më ligje dhe konventa ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë njerëzore.

Sa shqiptarë nga dhuna serbe në ish-Jugosllavi kanë gjetur strehim si azilant politik në shtetet perëndimore dhe nuk janë ekstraduar regjimit? Asnjë shtet në botën demokratike nuk i ekstradon njerëzit që kan bindje tjera politke nga regjimi në pushtet, ose që e kundershtojnë atë. Shkarkimi i i ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefajt dhe drejtorit të Agjensisë së Kosovës për Intelegjentë, Driton Gashit, është vetëm kamuflim i këtij rasti të pa shëmbullt. Sigurisht së këto shkarkime do të kishin kuptimin dhe përgjegjesinë, sikurse të ishte emeruar urdhënësi i vertëtë.

Mos dijenia per rastin e krerëve të lartë të shtetit është mos funksionim i shtetit të Kosovës. Çfarë shteti është Kosova kur nuk dinë as nuk pranon kush fajin, dhe as që zbatohet zinxhiri komandues? Si tu shpjegohet kjo gjendje qytetarëve të cilët po ndihen gjithnjë e më shumë të manipuluar, të mashtruar, të lënë pas dore nga të zgjedhurit e vet? Organet e shtetit ekzitojnë për t’i kryer detyrat e marra karshi interesave te qytetarëve, e jo të bëhën këso talljesh me Kosovën. Kjo situatë e krijuar më këtë popull të heshtur nuk ka se si shpjegohet. Si është e mundur që në emer të tyre të bëhën lojëra të tilla politike, të cilat po e rrënojnë Kosovën dhe të ardhmën e saj? Këto janë shkelje të rënda të ligjeve të Kosovës dhe shkelje e Kushtetutës.

Reperkusionet e gjithë kësaj janë të rënda, të pariparueshme. Ç’ka i duhet Kosovës një zëvendëkryeminister dhe minister i punëve te jashtme si Behxhet Pacolli i cili ka qëllime përfituese për biznesin e tij? Përgjegjesia politike dhe shkarkimet nga postet më të larta ishte dashur më në fund të funksionojnë, në të kundertën edhe shumë me keq do ti kemi punët si shtet dhe si komb në Ballkan. Edhe pse hiq nuk jam adhurues i zgjedhjeve të parakohshme pa u bërë reforma e nevojshme zgjedhore, me duket së nuk ka mbetur solucion tjeter për dalje nga kriza e rëndë politike, institucionale dhe kriza ekonomike –sociale veç formimit të një Qeverie Kalimtare të Eksperteve apo Qeverie të Shpëtimit Kombëtar.