Zhdukja e planifikuar e shqiptarëve të Maqedonisë

1
939
Fahri Xharra

Fahri Xharra, 22 nëntor 2016

Vdekje për shqiptarët” është porosia e lënë në derën e Shtëpisë së Alfabetit. Ky demolim ka ndodhur sot kur edhe pritej të mbahet manifestimi për shënimin e 22 nëntorit – Ditës së Alfabetit. Dhe, nuk është hera e parë që demolohet i njëjti objekt dhe gjithmonë anti shqiptarët kanë mbetur të panjohur për policinë. Dhe ne shqiptarët heshtim, ose i shkruajmë disa rreshta dhe presim thyerjen e rradhës aty-këtu ne qendrat shqiptare. Asgjë turke nuk thyhet! Çudi! Ne e “presim vdekjen” tonë, pas sa e sa këngëve patriotike kushtuar “trimave“ të luftës së vitit 2001.

U këndojmë atyre që nuk iu ha palla se pse luftuan. Dhimbje dhe nderim vetëm për ata që kanë rënë në frontin e çlirimit ! (fxh) Iu këndojmë hoxhallarëve qe kishin marrë pjesë në luftë sa për sy e faqe, vetëm që të shihen se edhe ata janë “pjesë” e një historie, e cila u harrua shumë shpejt. Dhe me vendosmëri edhe pas “Marrëveshjes së Ohrit“ edhe sot e gjithë ditën ish-Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka hedhur poshtë propozimin për njohjen e shqipes si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin maqedonas.”

1 KOMENT

  1. Ju kendohet Hoxhallareve, sepse keshtu ju thotë ideologji e tyre. Nga shekulli i shtate ju eshte kenduar udheheqeve fetare, nga ajo kohe udheheqesit fetare kane merre pjese ne pushtime. Ne vittin 624-27 eshte pushtuar Meka dhe jane asgjesuar 3 fise hebreje.

Komentet janë mbyllur.