Zgjohu, o njerëzim!

0
378
Nikolin Lëmezhi - pagëzimi te kisha e Shën Eufemisë

Zgjohu, o njerëzim!

Mos kaloni asnjë ditë pa dashur dikë,
pa dashur diçka, pa dashur veten tuaj,
se pa një gjest të vogël apo të madh dashurie,
në këtë Planet jeni si të huaj!

Një ditë pa Dashuri është një ditë pa jetë;
është një kohë bosh një minutë pa dashuri,
dhe një sekond pa Të është si një çast jo i vërtetë,
pa Shpirtin e Jetës që ju jep liri!

Zgjohu, o njerëzim, zgjohu:
Është një Dashuri që të bën të lumtur!
Zgjohu, o njerëzim, dhe Duaj:
Zgjohu se jeta është kaq e bukur!

Duaj me të vërtetë e bëj çfarë të duash!
E mëso të harrosh, o njerëzim!
Mëso se është një rrugë e bukur para teje,
rruga e paqes së zemrës, vëllai im!

Se për të dashur ti ke qenë krijuar!
E duke dashur paqen të gjesh,
e ndërsa je duke luftuar për paqen,
çdo luftë, me gëzim, në PAQE ta kthesh!

Nikolin Sh. Lëmezhi
Gurëz, më 31.08.2020