Vetëm një ditë pas protestës për lirimin e tyre, vdekja misterioze e aktivistit të opozitës Astrit Dehari, ndofta është inkurajim për pushtetin, për divizionin e saj vrastar.
nga Bekim Rexhepi
Pas vdekjes se Astritit, më vijnë trondiste edhe pyetet: sa divizione ka SHIK-u?, a po zgjohet divizioni i vrasjeve misterioze?, Kah po shkon Kosova?, dhe shumë pyetje të tilla që mund të radhiten në logjikën emocionale të gjendjes!. Këto pyetjeje padyshim se të fusin në kolapsin e logjikës që menaxhon kriza politike si pasojë e delegjitimitet politik. Kam një mendim legjitim, dhe të cilin ma sforcon arroganca pushtetmbajtëse, e cila nuk mund ti fsheh plasaritjet, proporcionet e deformura të koalicionin qeverisës. Më i vrazhdët është rezoni policor e absolut i forcës, i agresionit, i dhunës logjike të pushtetit ndaj opozitës!
Në kohën kur vendi akoma nuk ka stabilizuar sigurinë, lirinë dhe mirëqenën për qytetaret, kemi të burgosurit politik, veçmas të opozitës, dhe një aktivistë i opozitës ka vdekur në rrethana të dyshimta!. Vetëm një ditë pas protestës për lirimin e tyre, vdekja misterioze e aktivistit të opozitës Astrit Dehari, ndofta është inkurajim për pushtetin, për divizionin e saj vrastar.
Të sqarojmë, se në momente kur një organizatë koftë edhe legjitime, po që merr instruksione nga politika për të likuiduar kundërshtaret politik, tregon se është mashë më përfikte, me e përafërt e krimit të fshehur e, të organizuar të pushtetit aktual.
Përjashtimi i raporteve të tjera si zgjidhje e problemeve, tregon fytyrën e çartur të regjimit, të krimit të organizuar dhe frikën e humbjes. Humbja nuk pranohet lehtë, e sidomos në politikë. Megjithëkëtë, siç e thamë dhe më lartë nuk fshihen shenjat e arrogancës.
Aferat e shumta të pushtetit deri tek vdekja e dyshimtë e Astritit, nxjerrë ne pah se ky pushtet shtrigash ka riorganizuar serish divizionin e vrasjeve misterioze pranë organizatës së krimit. E krimi më i madh në vend ka të njohur organizatën SHIK-u. Për çudinë e shqiptarëve, ndodh që kryeparlamentari të jetë edhe ish shefi i SHIK-ut. Duhet pastruar mendjen nga komploti, se SHIK-u ka të bëjë diç me UÇK-në, në fakt akoma nuk kemi një proces pastrimi në relacion me UÇK-në, sepse dihet qe UÇK-ja ishte legjitime, kishte mbështetjen e shqiptarëve. Por, SHIK-u ishte një organizatë e krijuar nga një grup njerëzish të filtruar edhe pro e edhe kundër shqiptarëve, madje pa legjitimitet.
Megjithëse disa njerëz brenda saj, ishin të filtruar edhe në UÇK-ë kjo nuk dëmton stabilitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse ajo më shumë funksiononte në fronte lufte se sa kondensohej në tubime të dyshimta politike. Vdekja apo edhe vrasja misterioze e Astritit, është alarmi më i keq që i vije Kosovës nga brenda. Duke ndarë dhimbjen me familjen e Astritit, dhe me të të gjithë të njohurit e Astriti, lus që kjo gjendje të marrë dhen njëherë e përgjithmonë.