Zgjimi

0
826

Nga Mevi RAFUNA, 04.09.2017 – FMimages.net

Neve na ka kushtuar liria. Ndoshta nga gjithë kombet, kemi dhënë më shumë se që kemi marrë. Jemi torturu e vrarë, por ajo që kishim të shenjtë nuk na është marrë.

Ishte Krenaria që jemi Shqiptar, ajo që na mbajti gjallë ndër epoka e shekuj. Edhe atëherë kur nuk kishim bukë e ujë edhe atëherë kur bijtë e bijat tona vriteshin. Ne edhe pse qanim e mallkonim,prapë ishim krenar. Krenar sepse flisnim shqip, krenar sepse luteshim shqip, krenar sepse andërronim shqip, krenar sepse punonim shqip. Sot hienave brenda dhe jashtë këtij kombi, nuk ju mjaftuan që na i morën të gjitha.

Tani duan të na shuajnë dhe Krenarinë. Aty është pika ku po sulmohemi. Çdo ditë na nëpërkëmbet gjuha. Çdo ditë femra shqiptare sulmohet. Çdo ditë fyhen heronjtë tanë. Çdo ditë mundohen të na tjetërsojnë. Çdo ditë poshtërohen ata që duan kombin. Dhe krejt nga kjo lojë përfitojnë ata që e kanë mision shkatërrimin e gjithçkaje tê Bukur këtu. Pse qenka turp të duash atdheun tand? Në historinë e njerëzimit ne nuk njihemi si komb barbarë.

Përkundrazi çdoherë jemi mbrojtur nga sulmet e pupujve tjerë, perandorive dhe regjimeve ma të mëdha të kohës. Edhe atëherë kur bota ka heshtur dhe në këtë vend janë bërë masakrat më ç’njerëzore. Sot e gëzojmë një liri të pjesëshme,sepse shumicës së shqiptarëve që jetojnë nën sundime tê huaja, ju mohohen të drejtat ekzistenciale për jetën. Dhe gjithë kjo vetëm pse janë Shqiptar.

Por as ne që kemi këto dy shtete shqiptare, nuk është që gëzojmë lirinë e plotë përderisa shumica nuk arrijnë të gëzojnë një jetë të denjë dhe një mirëqenie stabile. Andaj duke e pa situatën aktuale,problemet politike,sulmet e jashtme dhe të brendshme është mirë të zgjohemi kolektivisht. Jo duke prishur e shkatërruar, por duke mos pritur që gjërat të na bien nga qielli. Është koha që mendjet e ndritura të këtij kombi ti japin kahje tjetër proceseve.

Mjaftë më me llumin, mjaftë me sharlatanizëm, mjaftë me radikalizëm. Mjaftë më me injorancë. Nuk kemi kohë për të humbur e aq më pak për të heshtur.