ZGJIDH E MERR… 10 KOSOVARË…

0
681
Isa Mustafa - Albin Kurti

A të duhen luftëtarë?
Dhe arratinë armiku të marrë?
A do botës t’i vësh zjarrë?
Merr nja dhjetë kosovarë…
NOLI

Arben Çokaj

Shkalla e madhe e destruktivitetit ndër shqiptarë është shkatërruese. Shqiptarët e Kosovës i mbajti bashkë një armik i përbashkët, serbi. Më vjen keq, që rastësisht ose jo, kam humbur shumë në përpjekje për ta ndihmuar Kosovën, që të fitojë lirinë dhe pavarësinë e saj. Hajnia e korrupsioni dhe poshtërsia, mungesa e respektit për autoritetin shqiptar në shërbim të shtetit, po e rrënon Kosovën përsëri, po ia falë dreqit…

Nisur nga kjo tendencë vetë-shkatërruese shqiptare, nga ky “bark arab“, që na ka hy me pushtimin osman e islamin, me qefinin arab mbi kokën, nën plisin e lëkurën e shqiptarit, unë i jap kredit shumë atij që është në gjendje të bëjë shtet shqiptar sot, në Shqipëri e Kosovë. Në këtë kontekst, vlerësoj edhe Enverin, ai nuk mundi të bëjë shtet shqiptar funksional ndryshe, vetëm me dhunë… Më thoni ju, a ka ndonjë rrugë tjetër?

Shqiptarët janë kapedana të gjithë, kur nuk ka një fuqi tjetër më të madhe, me ua shtypë kokën… Enveri e dinte këtë, dhe veproi… Se shqiptari i bindet vetëm të huajit e të ligut, që i duket më i fortë se vetja, shqiptarit sado i fortë qoftë, nuk i bindet…

Unë do të desha shumë të kishte një rrugë demokratike, që të bënim shtet të rregullt, funksional e të fortë, në Shqipëri e Kosovë, por “barku” e “qefini” arab, i futur më shumë në psikologjinë e shqiptarit, nga pushtimi i gjatë osman e islami, bën që shqiptarët për një plesht, ta djegin shpesh jorgain, e jo vetëm jorganin, por edhe shtëpinëedhe Kosovën e Shqipërinë… Fatkeqësisht!

Pa më thuaj, si i ke shqiptarët sot? Ma keq s’ka, ashtu siç i don armiku…

Dhe fjalët e arsyeja nuk zënë vend… Kjo është Kosova sot, kjo është Shqipëria deri diku, fatkeqësisht… Si mund ta bëjmë ndryshe? Thirrni mendjes, o njerëz! Mendoni paksa më shumë, para se të veproni. Mos t’u tërheqin inati dhe urrejtja për hunde! Përdorni arsyen! (Nëse keni!)

Me gjithë botën pajtohen disa shqiptarë të djathtë e patriota, ndërsa me shqiptarët që bëjnë shtet shqiptar, jo! Albinit nuk i shohin punën, por gunën! Gjeni një lider shqiptar, që psh. si Enveri bëri shtet shqiptar në 600 vjetët e fundit?! Edhe një mik i imi në Vjenë, Giorgo, e shan Enverin, “never hoxha” i thotë, se është shkrimtar kontemporan shkodran, dhe kërkon promovimin e gegnishtes. E urren standardin e shqipes më keq se turku, që na e mohoi gjuhën për 523 vjet pushtim, sepse gjoja “e bëri Enveri”… Kur diçka është mirë, nuk ka rëndësi kush e bën, Enveri apo Albini, nuk duhet sharë… Duhet sharë e keqja…

E tani si t’i themi këtij shkodranit nazik, kur bëhet fjalë për standardin e gjermanishtes? Pse ky farë naziku, e pranon standardin e gjermanishtes, e të shqipes jo? Sepse shqiptari i djathtë ka një defekt të madh, e respekton më shumë të huajin se veten, sepse ka qenë i pushrtuar dhe i ka shërbyer pushtuesit në jetë e mot. Edhe Rugova e priste shpëtimin nga të huajt… Nuk dinë shqiptarët me ba shtet të vetin dhe me e respektua atë, prandaj. Kjo po shihet në Shqipëri tash 30 vjet, ku shteti më shumë po vidhet e abuzohet dhe shqiptarët po ikin, por kjo fatkeqësisht po shihet edhe në Kosovë, ku shteti mund të shkojë drejt humbjes së sovranitetit… Në mos jo, drejt humbjes së territorit… Prandaj shahet edhe Enveri, se bëri shtet shqiptar, nder tjera… Shqiptarët nuk e duan shtetin e vet, se po ta donin me të vërtetë, e bënin, nuk do të gjenin pretendime!

Lexo më shumë:
https://opinioni.al/mustafa-ultimatum-kurtit-i-jep-kohe-deri-ne-fund-te-javes-per-2-kerkesa/ – © Opinion.al
http://rtv21.tv/a-do-botes-ti-vesh-zjarr-merr-nja-dhjete-kosovare/ – © RTV21.tv