Zgjedhjet si mundësi e daljës nga kriza dhe Lëvizja VV ?

0
587
Skënder Mulliqi

Analizë

Nga Skënder MULLIQI

Që shumë kohë jam duke menduar dhe duke bëre analiza rreth zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë. Çka do të sjellin ato shtrohet pyetja logjike ? A do të kemi formacione të reja politike në pushtet? A do të largohet më vota të lira PDK dhe LDK nga pushteti? Cila parti meriton ta marrë timonin e pushtetit ? Njeriu mundohet të gjen formula të ndryshme dhe solucione së qka do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme nacionale dhe ato locale.

Për zgjedhjet locale po dihet së do të mbahen këtë vit, por ende nuk po dihet së a do të mbahën edhe zgjedhjet e parregullta nacionale. Njeriu duke bërë analiza të tilla politike, duke shikuar rrethanat politike të cilat i kemi, krizën përmanente ekonomike, dhe duke u bazuar në faktin së prap do të kemi konfiguracion te njejtë politike bëhët skeptik për të ardhmen e shtetit të Kosovës.

Është shumë vështirë për këtë popull që të përcaktohen për figurat e njejta politike, të cilat ia kan falë dreqit në të katër anët. Nese, neser dalim në zgjedhje dhe i votojmë partitë politike të cilat e kaleruan pushtetin për këto 18 vite, e votojmë sërish të keqën tonë të madhe, e votojmë përmbysjën Kosovës. Nese i votojmë strukturat e njejta mashtruese karshi elektoratit të vet, zgjedhjet do të jenë shumë të pa efektshme. Atëherë shtrohet pyetja logjike për kënd të votojmë? Nuk është lehtë sepse asnjë subjekt politikë nuk ka mundësi që vet ta formon qeverinë.

Kjo e vështirëson edhe shumë situatën politike. Por, megjithate në këtë rast duket së votuesit do të përcaktohen më shumë për Levizjën VV. Pse themi VV, sepse gjatë gjithë kohës kërkesat e këtij subjekti politikë u përputhën më kërkesat e popullit. Ishin të saktë më duket mua në përceptimet e deri tashme politike, treguan së e kan guximin qytetarë të ballafaqohen më krimin e organizuar dhe korrupcionin, si dhe më të gjitha dukuritë tjera devijante në shoqëri. Treguan zotësinë e tyre edhe për temat shumë të ndijeshme politike, Demarkacionin dhe “Zajednicën”.

I kundërshtuan ashpër pa zgjedhur shumë metoda dhe forma në kuvend dhe jashtë dyerëve te kuvendit, dhe bën mirë së qe të dyja këto tema janë të interesit dominant nacional. Si subjekti numer një opozitar asnjeherë së kan pasur pushtetin deri më tash, dhe të rinjët në bisedë më ta mendojnë së VV është partia të cilës duhet dhënë mundësinë për ta qeverisur vendin. Ky subjekt politik i ka disa të meta, por megjithate këto dobësi mund të evitohen më kohë. Mund të evitohen së nuk është njejtë kur një parti është në Opozitë dhe kur është në pushtet. Opozitës i lejohen më shumë manovrime politike për ta kontrolluar punën e Pozitës.

As individi si individ nuk është i njejtë. Mvarësisht prej situatave njeriu është herë i mirë herë më pak i mirë. Akterët e sotëm politikë e kan ndotur shumë skenën tonë politike më veprimet e pa përgjegjshme të tyre. Partitë politike në pushtet kan nxitur situata konfliktuoze më Opozitën më qëllim të zgjatjës së pushtetit… I kan kthyer debatet politike në progandë të tipit gebelsian. Kan future shumë medie elektronike dhe të shkruara nën kontroll. Po ndikojnë që proceset demokratike të vendnumërojnë. Po na kthejnë në autoritatizëm.Stopimin e kalvaritë të këtyre të e keqijave të këtij pushteti do të duhej ta bën populli…

Opozita në zgjedhje do të tenton të kapializon nga gjendja shumë e dobët sociale. Të shembët ky pushtet pikërisht aty ku më së shumti i dhëmb – korrupcioni dhe krimi kan përfishirë qdo pore të jetës. Të bëhet fushatë dhe të përfitohet nga zëri së ky pushtet ka shkelur qdo normë demokratike. Opozita ka qka të kapitalizon në fushatë paraelektorale, sepse ky pushtet i PDK dhe LDK është mbushur haram deri në fyt. Dhe, më këto struktura në krye të këtyre dy subjekteve politike nuk i nevoiten Kosovës dhe qytetarëve të saj. Këto dy parti dyshohet më të drejtë së kan në mesin e tyre kriminelë politike dhe kriminelë ekonomik dhe plotë mashtrues dhe matrapazë të tjerë.

Janë duke e rrënuar të ardhmën e Kosovës. Mjaftë më qytetarët rrenat i kan gelltitur si të vërtata. Kjo kastë në pushtet ka krijuar një mekanizëm të tërë të përhapjës së dezinformatave, e që zgjedhjet nacionale dhe zgjedhjet locale janë rasti më i mirë i qmontimit të tyre. Kur të gjitha këto të keqija ndodhin mbrenda një shteti, demokracia pushon së funksionuari… Në pyetje është jeta politike, jeta ekonomike dhe kulturore e vendit, të cilat janë cenuar dhe rrezikuar seriozisht, e pa të cilat nuk funksionon e sotmja dhe as e nesermja e shoqërisë…