GAZETARI E PYET CHRIS WALLACE – GAZETARIN E NJOHUR TË FOX NEWS, ÇFARË PO NDODH CHRIS?! DHE WALLACE SQARON SE PO NDODHË DIÇKA QË NUK KA NDODHË NDONJËHERË NË HISTORI.
Referencë e shënim nga Arben Çokaj
Po ndodh një precedent i padëgjuar më parë – thotë Wallace. Presidenti balosh Trump po synon të kthejë votimin në Michigan, dhe nuk janë pak, por mbi 150 mijë vota më shumë për presidentin e zgjedhur Biden.
Trump synon të fitojë me çdo kusht, ai nga njëra anë nuk e pranon rezultatin e një votimi demokratik, nuk tregon respekt fare për ligjet e logjikën demokratike e për kundërshtarët politikë, që fituan, sepse tallej gjithë kohën me ta, si Sleepy Joe, crazy Nancy, hahahaha… sikur të gjithë janë askushi, lesha e legena, kurse ai është i përzgjedhuri, “hyjnori” e “shpëtimtari”, e nga ana tjetër futë trushpërlarët e konspiracionistët për të pretenduar se ata, të tjerët janë demonë, janë të këqinjtë, që duan një “total reset” (rivendosje totale), një rend të ri botëror, e me anë të kësaj, ai synon të justifikojë zgjedhjen e tij në mënyrë jo-demokratkike, pra marrjen e pushtetit me forcë. Prandaj edhe nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve dhe po synon të fitojë me çdfo kusht!
Chris Wallace gjatë intervistës
A do ia arrijë ai me fantazi e rrena, e jo me votë, që të marrë e mbajë pushtetin në SHBA, kjo është mjaft problematike dhe një pikëpyetje e madhe, pasi i gjithë sistemi demokratik i zgjedhjeve është vënë në dyshim në SHBA, e praktikisht, ai që po sulmon “total resetin”, ai pikërisht po synon të zhbëjë të gjithë sistemin elektorasl demokratik atje, duke pretenduar manipulim votrash si në Bushat, votim nga të vdekurit, etj. etj. pa dhënë ende fakte të qarta e konkrete për këtë gjë!
Chris Wallace gjatë intervistës
E më e keqja është se, mbështetësit e Trump, ndër ta edhe konspiracionisti i Adelajdes, janë gati të pranojnë çdo rrenë, mjafton që Trump të mbajë pushtetin. E këtë e bëjnë jo për interesat e tyre apo interesat shqiptare, këtë e bëjnë siç edhe pretendojnë, për interesa e parime të mëdha, për të shpëtuar botën… U kanë zënë sytë e mendja lesh, nuk e shohin realitetin, jetojnë në një realitet paralel, nuk e shohin krizën e madhe, ku e ka futur botën presidenti balosh me këtë pandemi të Coronavirusit, e cila erdhi si pasojë e luftës së tij ekonomike e politike me Kinën etj.
Pra, baloshi është i përfshirë në këtë pandemi direkt ose indirekt dhe bëri shumë pak, tepër pak, për të mbrojtur popullimn amerikan, ku kanë vdekur deri tani mbi 250 mijë vetë, dhe më gjerë. Por nga ana tjetër baloshi përpiqet ta paraqesë veten si shpëtimtar. Por populli amerikan e tregoi veten me dinjitet, kicked his arse! (Ia shqelmoi bythën!)