Në vend të debatit
Skënder Karaçica
Për një muaj në Kosovë u zhvilluan aktivitete politike për zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave. Në të gjitha mjediset partitë politike afruan programet në të gjitha rrafshët e zhvillimit të pushtetit lokal me moton tashmë të njohur që ky pushtet lokal të jetë sa më afër qytetarit në Kosovë. Për të hedhë dritë në rrugëtimin e gjatë të partive politike me “flamurin” e fushatës, ku më shumë e ku më pak, kemi veneruar të njëjtin refren, që u bë model sesi të bisedohej me qytetarët dhe për kahet e reja demokratike për pushtetin lokal.
Në debatet e kanditatëve për kryetarë të komunave, nuk e kemi dëgjuar asnjëherë se sa është decentralizuar pushteti lokal në Kosovë sipas Konventës së BE-së, në mënyrë që pushteti lokal të ketë më shumë kompetenca kushtetuese, për kahet e reja të zhvillimit në mjediset komunale në të gjitha rrafshet e standardeve europiane për pushtetin dhe shtetin e Kosovës. Në këtë segment politik të zgjedhjeve po i referohem mendimit të Vaclav Havel, i cili në esenë e tij “Politika dhe ndërgjegjja”, ka thënë se jam për një “politikë antipolitikë”, që do të thotë, një politikë që nuk ka karakterin e manipulimit të tekonologjisë së pushtetit, për të vazhduar më tej se të jetosh të e vërteta, është parimi kryesor në luftën kundër sistemit “totalitar” dhe “posttotalitar” – parime këto si imperativ të demokracisë.
Pos takimeve me qytetarët nëpër të gjitha qendrat komunale në Kosovë, kanditatët e nominuar nga partitë politike (dhe asnjë nga shoqëria civile dhe shumica populli si parim kryesor i demokracisë), debatuan vetëm të nominuarit dhe nuk dëgjuam asnjë fjalë nga votuesit ata që bënin kontratën demokratike të votës së lirë për kryetarët e pushtetit lokal. Tutje, kjo praktikë e debatit (vetëm) me të nominuarit për kryetarë u panë në të gjitha studiot e TV në Prishtinë, ndonëse prapa tyre kishte pjesëmarrës të tjerë (studentë të Universitetit dhe të Kolegjeve), por atyre nuk iu dha fjala për të debatuar për çështjet aktuale, për parimet demokratike të pushtetit lokal dhe relacionet me qytetarët, si bartës kryesor të projekteve të zhvillimit për të sotmen dhe të ardhmen përmes dorës së pushtetit lokal në Kosovë.
Po të kishim të rregulluar me ligjet kushtetuese sistemin politik zgjedhor edhe të krahut lokal, do të ishte mirë që ditën e hënë, kryetarët e zgjedhur nga vota e popullit (shumica e parimit në demokraci), do të shkonin në zyrat komunale për të filluar punën, e jo për modelin balatazh që i ka kaluar koha.
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]