Nga Skënder MULLIQI
Nese nuk do të kemi sot zgjedhje sigurisht së do të kemi neser. Më të drejtë shtrohet pyetja logjike. Çka mundet më ndiku vota kur ajo shkon tek fraksionet e elitës politike. Nga praktika e deritashme kemi pa së krejt çka mundemi më fitu më zgjedhje, është së një grup njerëzish të cilët gjenden në krye të një partie politike, mund të zëvëndësohen më një grup tjetër të njerëzve. Kemi të bëjmë më shumë më partikracinë, ku zgjedhjet munden të ndikojnë që të kemi një rreth njerëzve mbrenda elitës politike. Deri më tash nuk u arrit që në zgjedhje të kemi ndryshime të pritura në krye të partive politike, që do të ishte e mirë për demokracinë dhe do ta freskonte edhe skenën tashmë monotone politike. Na janë krijuar grupet oligarkesh politik, të cilët gjatë kësaj kohe kan arritur të pasurohen, dhe po kan ndikim të fortë mbrenda subjektit të caktuar politik.
Njerëzit e përzgjedhur të tyre po janë intelektualët e caktaur, kryesisht të dëgjueshem, njerëzit që po vijnë nga univirzitet, analistët politik, gazetarë etj., dhe krejt kjo përgjedhje e elitës partiake dhe pushtetare po sillët në rrethin vicioz. Kjo bie ndesh më rregullat demokratike të lojës, po bie ndesh me konceptët politike të cilat do ti avansonin prosecet mbrenda partiake dhe proceset shtetërore. Të gjitha zgjedhjet e deritashme u karekterizuan më këto premisa të lartëpermendura, ku në shprehje erdhën po thuaj njerëzit e njejtë të cilët jo vëtem së i ka konsumuar koha, por edhe ishim më shumë lakmitare të posteve partiake dhe pushtetare. Këto garnitura partike pratikuan sistemin eliminues mbrenda përmbrenda partive politike. Nuk po ka mundësi të vijnë në shprehje forca të reja dhe kreative në krye të subjekteve politike. Votimet e deritashme u karekterizuan më ndarjen e posteve të elitës, duke apstrahuar lidhshemerinë më elektoratin, i shkëputen mardhenjët politike më popullin, për çka secili subjekt politik edhe i detyrohet.
Kjo ka bërë që proceset demokratike të deformohen, duke u zbërthyer në zgjedhje oligarkësh. Nga këto grupe të caktuara politike u krijuan njerëz të pasur dhe të fuqishem të cilët i kan ndryshuar raportet për të keq parti – popull, ose edhe në kuptimin e ngusht mbrenda partiak. Partia e cila po i fiton shumicën e votave në menyrë edhe të pa ndërshme, po dikton krejt politikën e vet parti- pushtet. Këto grupe partiake po imponojnë gjithçka edhe mbreda partisë, e që është edhe më keq po e diktojnë politikën e tyre, e cila nuk është gjë tjeter veq politikë për realizimin e interesave të individëve të caktuar apo të realizmit të interesave të grupit. PDK-ja e cila e ka drejtuar pushtetin për dy mandate më radhë, ka përdorë metodën, së zgjedhjet fitohen duke shantazhuar, duke u premtuar njerëzve punë, duke u premtuar së do të shpërblehen në forma të ndryshme etj.
Tjeter. Dihet se në shtetet demokratike pushteti është i kufizuar në kohë. Praktikohen dy mandate. Kryetarët zgjedhen më së gjati për tetë vite. Ne, si shtet në tranzicion që jemi do të ishte mirë ta zgjedhim dike që nuk i takon kësaj klase politike. Një përson i tillë do të ishte i përshtatshem për të gjithë, dhe i cili vërtetë do ti përfaqësonte interesat e popullit dhe do të ishte përson unifikues. U zgjodh Thaçi për president të Kosovës, në rrethana të jashtëzakonshme të shtetrrethimit. Ai u zgjodh presidnmet më qyk të zorit nga koalicioni qeverisës PDK-LDK dhe Lista Serbe, pa miratimin e opozitës. Tash pas një zgjedhje të tillë çfarë e kemi, vështirë do të jetë që Thaçi të jetë përson unifikues. Ai duhet të merr vendime të cilat janë në përputhje më interesat e shumicës. E kjo vështirësohet nga mënyra së si erdhem deri të presidenti i shtetit.
Koha ka treguar së partitë politike do të duhet të profilizohen, të ndryshojnë qasjen e deritashme karshi elektoratit të vet, dhe ta ndryshojnë qasjën edhe kur bëhët fjalë për shtetndërtim. Edhe ata që do të dalin të votojnë do të ishte e preferuar që siq thotë një fjalë e popullit disa herë të maten për kënd të votojnë e pastaj të vendosin së për cilin subjekt politik apo përson të caktuar të votojnë. Ndëshkimi për mos punë është disciplinim i të gjithë atyre në krye të partive politike dhe në krye të shtetit. Në të gjitha zgjedhjet e deritashme votuesit u manipuluan, u manipuluan edhe interesat e popullit dhe interesat shtetërore…