ZGJEDHJET E ARDHSHME, MË TË VËSHTIRAT PËR LDK-në!

0
501
Gani I. Mehmeti

Gani I. Mehmeti

Nëse, në të gjitha zgjedhjet e deritanishme, elektorati ka pasur një motiv për ta votuar LDK-në, kësaj radhe nuk di se çfarë motivi do të kenë për ta votuar atë.

Me të drejtë, qemë aktivizuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës menjëherë mbas themelimit të saj, duke u rreshtuar në luftë kundër Serbisë, në të njëjtën mënyrë sot, bukur vrullshëm, po ikun prej LDK votuesit e saj, madje edhe zyrtarë të lartë e të ulët dhe aktivistë të shquar deri në kohën e fundit për LDK-në.

Ashtu qysh erdhi si kryetar i LDK-së, Isa Mustafa me manipulime të ndryshme, ashtu edhe sot po i ikun votuesit pse vazhdimisht nga viti 2010 nuk mbajti fjalën LDK-ja ndaj votuesve. LDK u bë përkrahëse e madhe e partive tjera për të këqijat e Kosovës. Premtimet kanë mbetur vetëm premtime edhe duke qenë në qeveri me partitë e tjera.

Kulmi i tij kundër votuesëve erdhi kur tha se Qeverinë nuk mund ta zgjedhin qytetarët, kupto votuesit! Atëherë përse votohet? Dhe me këtë, ashtu siç ndodhi me rrëzuarjen e Qeverisë Kurti dhe me krijimin e Qeverisë Hoti, u vërtetua ajo që tha, se ne me votat tzuaja, bëjmë qeveri me kë të duam, pra u tradhtua votuesi. Tani, le të zgjedhë qeverinë Mustafa pa voteuesit për të!

LDK nuk e ndali korrupsionin, nuk zbuloi vrasësit e njerëzve të LDK, ajo ndihmoi demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi, që iu morën Kosovës 8230 hektarë tokë, nënshkroi Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe (zajednicën apo asociacionin), e cila e dëmton shumë rëndë Kosovën politikisht, e ndoshta deri nesër edhe territorialisht.

Që në zgjedhjet e vitit 2014, LDK tradhtoi votuesit, duke u bërë bashkudhëtare me PDK, vetëm pse merrte qeverinë, pra ishin pazare. LDK e pa veten se ku ishte edhe në zgjedhjet vitit 2019, prandaj kandidoi për kryeminsitre Vjosa Osmanin, e cila shpëtoi Luidhjen Demokratike të Kosovës, duke e nxjerrë partinë e dytë, me kusht se do jenë shpresa e qytetarëve dhe do luftojnë të këqijat e deri atëhershme nga të gjitha qeveritë. Pas zgjedhjeve, me një vështirësi të madhe, por u formua qeveria e shpresës. Kjo qeveri nuk i pëlqeu dikjut nga LDK dhe u rrëzua, po nga LDK!

Do ta quanim rrëzuarje parimore nga LDK-ja, sikur të mos pranonte të ishte në qeveri pa zgjedhje. Mirëpo, ajo krijoi qvereinë Hoti me partitë që kishte vënë vija të kuqe, pse nuk donte të luftonte të këqiat e deriatëhershme, pse edhe vetë të LDK-së ishin aty.
Dhe, vetë rrëzimi i Qeverisë Kurti, të Qeverisë së Shpresës, siç thuhej në popull, më nuk di ku e në çka do të mbështetet LDK-ja, çfarë premtimesh do të japë tani dhe sa do t’i besojnë zgjedhësit, votuesit e zhgënjyer disa herë.

Pra, sot LDk ka rënë aq poshtë me veprimet e veta, të vetë atyre që janë më përgjegjës, sa është bërë për ta qarë e për ta vajtuar, për çka, më vjen shumë keq, pse edhe vetë isha aty deri në këto kohët e fundit dhe nuk kam besuar se një ditë nuk do të jem, por nga njerëzit që ka në krye sot LDK, nuk mundem të bëhem pjesë e të këqijave për vendin dhe popullin tim.

Pra, vetë LDK po ia mundëson LVV-së të fitojë zgjedhjet, madje me një përqindje përtej 50%, i pëlqeu dikujt apo jo.
Sot Lëvizja Vetëvendosje, me gjithë disa të meta që i ka, ka zënë vendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës së viteve të 90-ta, duke menduar se ka mbetur shpresa e vetme për zhvillimin e vendit, lufrtimin e krimit, korrupsionit, çkapjes së shtetit, të prokurorisë e të gjykatave, ndërprerjen e migrimit të njerëzve nga Kosova, të marrëdhënieve reciproke, apo të repriprocitetit me Serbinë, të dialogut me Serbinë jo në dëm të Kosovës, jo të ndryshimit të kufijve, etj.

Me një fjalë, tërë shpresat sot kanë mbetur tek LVV, dhe dhëntë Zoti e të mos dalin të dëshpëruar e të zhgënjyer nga Qeveria Kurti 2!
Pra, këto zgjedhje, janë më të vështirat për LDK-në. Për partitë e tjera nuk është interesante edhe të mos e kalojnë fare pragun.

29.12.2020