Luljeta Aliu, 3 gusht 2019
Zgjedhja e Isa Mustafës kryetar partie e ka zhgënjyer elektoratin e LDK-së prapë. Shtuar kësaj edhe pikat minus shkaku i karrigeve, LDK duhet të ndërtojë një strategji fituese deri në ditën e zgjedhjeve, nëse nuk dëshiron përfundimisht të shkatërrohet.
Një propozim: Nga zgjedhjet e brendshme, në Kryesi dhe Këshill përbërja duhet të konsistojë nga Brezi i Republikës, të rinjtë. Garda e vjetër duhet të largohet. Isa Mustafa duhet të mirret vesh për postin e KM me LVV. Kandidate për KM nga LDK duhet të jetë Vjosa Osmani për shumë arsye. Ka kapacitet. Ka përvojë. Ka guxim. Vendosmëri. Mbi të gjitha, ka averzion ndaj PDK-së. Ajo e ka edhe mbështetjen e shteteve të huaja…
Është edhe grua, gjë që mua personalisht do të më bënte krenare, nëse do ta kemi një grua të zonjën në krye të shtetit (qeverisë). Ky shtet nuk do të prosperojë, pa u hapur rruga për gratë.
LVV do të dalë e fortë në zgjedhje, por nuk është e sigurtë se a do të jetë e para. Albin Kurti, nëse bën koalicion me LDK dhe kushtëzohet me postin e KM, duhet të mendohet mirë. Edhe posti i Presidentit do t’i rrinte mirë Albinit.
Duhen njerëz me integritet në ministritë kyçe si Ministri të Brendshme, Ministri të Arsimit, Ministri të Jashtme. Këta nuk ka nevojë të jenë partiakë, por patjetër profesionistë. Policia të pastrohet. Vetingu në gjyqësor…
Nëse Isa ende ia mban inat Hashimit dhe dëshiron ta ruajë LDK-në, duhet ta luajë këtë lojë.
Kjo do të ishte qeveria e parë briliante e Kosovës. ❤🤘