ZË I ARDHMËRISË – Ukshin Hotit

0
1916

Sheremet Prokshi

Sot në Institutin Albanologjik të Prishtinës, u përurua libri me poezi kushtuar Ukshin Hotit me titull “Dritë Dielli për Atdhe” përgatitur nga Rudi Berisha, ndërsa në libër janë përfshirë 50 autorë me nga një poezi.

Përurimi i librit u bë në shenjë të solidarizimit dhe ngritjes së vetëdijes për ndriçimin e rastit të zhdukjes së Porf. Ukshin Hoti më 16 maj 1999, kur u lirua nga Burgu i Dubravës së Istogut dhe që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e tij.

ZË I ARDHMËRISË

(Ukshin Hotit)

Nëpër rrudha vitesh
Emri yt sythonte
Për një tjetër diell
Për një tjetër hënë,
Brenda kraharorit
Zjarri të shpërthente
Ti bëjmë bashkë gjithë trojet
Me Shqipërinë mëmë.
Kurrë nuk kanë arritur
Ta ndryjnë idealin
Rrahjet as torturat
Bindjen nuk ta thyen,
As kur të kanë mbyllur
Burgjeve mizore
Kur nëpër çeli
Trupin ta mbërthyen.
Thirrjet tuaja bëhëshin
Si fortesa guri,
Kudo ku ka shkrepur
Pushka e lirisë,
Dhe sot, e gjithë kohën
Pyesim, vallë ku je?
Ku je Ukshin Hoti
Zë i ardhmërisë?!…

Sheremet Prokshi, Drenas