Zbulohet loja e Thaçit duke ndihmuar politikën serbo-ruse në Ballkan!

0
847

NGA: NEHAT SHAQIRI MË: 18 GUSHT 2018 NË BOTASOT.INFO

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku thotë se, iniciativa për shkëmbim territoresh është vetëm aventurë e radhës që i ndihmon politikës serbo-ruse-sllave në Ballkan dhe sidomos në destabilizimin e rajonit.

Millaku thekson se, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me veprimet e tija aventureske ka bërë që Kosova të humbë shumë nga paraqitja në rrafshin ndërkombëtarë e kombëtarë.

Drita Millaku

Nuk ka koordinim me asnjë forcë politike dhe institucion në vend dhe as me miqtë ndërkombëtarë. Sjellja e presidentit është e papërgjegjshme dhe i sjell dëm çështjes sonë në botë dhe mbjell huti në vend. Nuk ka asnjë strategji dhe studim rreth kësaj çështjeje dhe vendimet dhe mendimet kuturu janë tejet të rrezikshme e sidomos në raportet me Serbinë që është satelit rus dhe armik tradicional shumëshekullor i shqiptarëve”, thotë Millaku për gazetën “Bota sot”.

Ajo thotë se, këto janë lojëra për shkak të asociacionit.

Mendimi im është se, këto lojëra të Thaçit po bëhen për shkak të asociacionit dhe edhe një herë e potencojë se kjo është parapërgatitje për të formuar një asociacion që do ta shkatërronte këtë gjysmë shteti. Loja e Thaçit është “më mirë ta pranojmë asociacionin se të ikë veriu” ky do të jetë fundi i këtij episodi me skenar të Thaçit dhe Vuçiqit”, përfundon ajo.