Viktima Maria Ladenburger
BotaSot.info, Më: 5 Dhjetor 2016
Zbulohet e vërteta shkokuese e vrasjes së Maria Ladenburger, vajza e një zyrtari të BE-së, studente e mjekësisë që punonte vullnetarisht në një qendër azili në Gjermani. Ajo u gjet e vdekur në qytetin gjerman universitar Freiburg në mes të tetorit.
Një fije floku e gjetur në vendin e krimit zbuloi gjithë ngjarjen. Fija e flokut i çoi hetuesit tek një afgan 17-vjeçar, që kishte ardhur në Gjermani vitin e kaluar si një i mitur i pashoqëruar.
Policia thotë se ai e ka pranuar vrasjen e Marias. Ai u arrestua të premten dhe do të përballet me një gjyq për vrasje.
Babai i vajzës së vdekur është Dr. Clemens Ladenburger, një avokat i cili punon si krahu i djathtë i drejtorit juridik të Komisionit Evropian.
Autori e përdhunoi, e vrau dhe më pas trupin e pajetë të vajzës e hodhi në ujërat e lumit Dreisam.
Ngjarja shokuese ka ndodhur më 16 tetor, por hetuesit kanë frikë se autori mund të ndërrojë dëshmi, pasi ai ka mohuar ta ketë përdhunuar.
Ndërkohë po hetohet nëse i njëjti ka dorë edhe në një tjetër ngjarje makabre, atë të Carolin G., 27, e përdhunuar dhe vrarë në fillim të nëntorit, ndërsa vraponte në Endinge, 18 milje larg nga Freiburg.