ADAM ZAGAJEVSKI
(Adam Zagajewski)
Adam Zagajewski (Leopoli,21 giugno 1945) është një poet, shrimtar dhe eseist polak.
DREJT QYTETIT
“Përkulur nga një peshë
që jo gjithmonë shihet
nëpër baltë ose në rërën e shkretëtirës,
ecin përkulur të uriturit,
njerëz me pak fjalë me kaftanë të rëndë,
të përshtatshëm për të gjitha stinët,
gra të moshuara me fytyra të zhubravitura
që mbajnë diçka, një fëmijë, një llambë
-një kujtim – apo kafshatën e fundit të bukës.
Mund të jetë Bosnja sot,
Polonia në shtatorin ’39, Franca
tetë muaj më vonë, Thuringia në ’45,
Somalia, Afganistani apo Egjipti.
Ka gjithmonë një karro, ose të së paku një karrocë,
mbushur me thesare (thesi me pupla, kupa argjendi
dhe aroma e shtëpisë që zhduket shpejt)
një auto pa benzinë e braktisur
në kanal,
një kalë (që do të tradhtohet), bora, shumë borë,
tepër borë, shumë diell, shumë shi,
dhe ajo e përkulura karakteristike,
si drejt një planeti tjetër, më të mirë,
me gjeneralë më pak ambiciozë,
më pak topa, më pak borë, më pak erë,
më pak Histori (fatkeqësisht një planet i tillë
nuk ekziston, ekziston vetëm përkulja).
Duke zvarritur këmbët,
Ecin ngadalë, shumë ngadalë,
drejt vendit kurrkund,
drejt qytetit askund,
kurrë mbi lumë.”
LARG
“Qetësohen zërat e zogjve.
Hëna pozon për të dalë në foto,
shndrisin faqet e rrugëve të lagshta
Era sjell ermimin e fushave të gjelbra.
Larg, në lartësi, një aeroplan i vogël
luan si një delfin. ”
NGA DRITARJA IME SHOH POLONINË
Nga vjen?”, më pyeti.
“Nga Polonia,” pohova unë.
“Oh, lum ti, lum ti,” thirri ai në kthetrat e gjenuine të entuziazmit mesdhetar. “Zija! Rrobat e zeza.
Bizhuteri të përzishme. Vargje mallëngjyese
mbi vdekjen e një ushtari.
Kam dëgjuar të flitet, kam dëgjuar të flitet për të.
Mjegull, kallamishte dhe kalorësia. Kryqe në fusha.
Njëmijë trima. Bori, sinjale, heshtje. Bukur.
Ti je njeri me fat… ”
ADONIS OSE ADUNIS
(Alī Ahmad Sa’īd Isbir)
Adonis ose Adunis pseudonimi i Alī Ahmad Sa’īd Isbir transliteruar në alî Ahmadi Sa’îdi Asbar ose Ali Ahmad Sa’id; ( Kasabīn, 1 janar 1930 ) është një poet dhe eseist libanez me origjinë sirianae. Kandidat për çmimin Nobel 2012 – S
YJET
Eci dhe prapa meje ecin yjet
drejt së nesërmes së yjeve
enigma, vdekja, ajo që lulëzon dhe mundimi
ezauron, hapat bëjnë gjak me gjakun tim
janë shteg i panisur ende
nuk ka asnjë fushë për të parë –
rrugë drejt vetes sime
ajo që do të vijë tek unë
eci dhe prapa meje ecin yjet.
ËNDRRA
Ëndërroj brenda dorës sime një urë thëngjill
mbi krahë ajri arriti zogun
në pikën aventureske
nuhas flakën – Kartagjenën e kohrave
po dalloj gruan në flakë
thuhet se u bë anije kënga e saj;
shoh aty një grua – viktimë e fatit.
Ëndërroj se i gjithë gjoksi është një thëngjill
temjani i saj më miklon dhe më shoqëron drejt Ba’albekut
Ba’albeku u ther,
thuhet se atje një zog humbi kokën e tij
u tha, në emër të mëngjesit të tij në emër të një fati të ri, ndez zjarrin
e meshës së tij dielli dhe horizonti.
Himnizoj këtë djersë të shquar
Festoj, festoj këtë djersë
që rrjedh nga trupat tanë tani këtu në shtrat duke rivalizuar
pluhurin e muzgut
atë që u thërmua nga trupi i diellit (ky muzg
është një tjetër agim) është
një festë ose një zot
që konsumon organet e tua
në venat e të dashurve më të shkëlqyer
dhe krenar ?
Një zë në venat e të dashuruarëve
perëndim i zjarrtë që pulson në një tjetër
ngrihet nga dëshpërimi i tyre dhe nga dhimbjet dhe u pëshpërit gjymtyrëve tona:
ndryshku i jetës dhe i botës zhduket me këtë djersë.
Unë lutem që të shuhesh në eshtrat e tua
jam lutur që të mos shohës ditën e të mos zgjohesh –
natën tënde nuk e kemi njohur në errësirën tënde nuk lundrojmë
jam lutur o Phoenix
që të pushojë magjia
që në zjarr e në hi u bëftë takimi ynë
jam lutur të çojnë në çmenduri
ALEN BOSKE
(Alain Bosquet)
1919 – 1998
Anatole Bisk, i quajtur Alain Bosquet, lindi në Odesë (Ukrainë) më 28 mars 1919 dhe vdiq në Paris, më 8 mars 1998, është një shkrimtar francez me origjinë ruse.
NJË FËMIJË MË THA
Një fëmijë më tha:
“Guri është bretkosë.”
Një tjetër fëmijë më tha:
“Qielli është mëndafsh i brishtë”.
Një fëmijë i tretë më tha:
“Oqeani, kur ka frikë, qan”.
Unë s’i them asgjë, unë buzëqesh.
Ëndrra e fëmijës, është një ligj.
Dhe pastaj unë e di se guri,
Me të vërtetë është një bretkosë,
por në vend që ai të shkojë për të fjetur
më shikon mua.
PEMA
Ti je më e shkathët se zebra.
Ti kërcen më mirë se ekuatori.
Nën lëvozhgën tënde të vertebrave
bën një koncert zogu përqeshës.
Unë do të lajmëroj gjithë poetët:
s’duhet të prekni frutat;
ky është vendi ku flinin kometat,
dhe vendi ku rindërtohet oqeani.
Ti je e lehtë si një tropik.
Ti je e mençur si një peshk.
Në çdo fletë një replikë
është rezervë për këngën time.
Sapo dikush të drejton fjalën,
rreth teje ngrihet një mur.
Ti godet degët, ti fluturon larg:
je ti ai që do të ndëshkosh kaltërsinë.
MUAJT E VITIT
Janari për t’i thënë vitit «tungjatjeta»
Shkurti për t’i thenë dëborës «duhet të shkrish»
Marsi për t’i thënë zogut shtegtar «mirardhsh»
Prilli për t’i thënë lules « çil »
Maji për t’i thënë «punëtorëve, miqtë tanë»
Qershori për t’i thënë detit «çona shumë larg»
Korriku për t’i thënë diellit «ky është sezoni yt»
Gushti për të thënë : «njeriu është i lumtur të jetë njeri»
Shtatori për t’i thënë grurit për të thënë «kthehu – në ar»
Tetori për të thënë «shokë, liria»
Nëntori për të thënë pemëve «zhvishuni»
Dhjetori për t’i thënë vitit «lamtumirë, paç fat»
Dhe dymbëdhjetë muaj plus një
Djali im
Për të të thënë se unë të dua.
Përktheu: Faslli Haliti