Z B U L E S A

0
985
Isak Ahmeti

Isak . A H M E T I

(Poezi, urata, psalme)

Durrës, 2018

2.

Libri: Zbulesa, jo rastësisht i titulluar kështu, përmban poezi, psalme dhe urata që burimin e kanë tek shpirti im në kërkim të së vërtetës, tek Bibla dhe filozofia shënagustiniane.

3.

Z o t

Zot
I madh je o Zot
I madh është virtyti yt
dituria jote
e pafund

Unë
Vetëm një grimcë
e krijimt tënd në univers
Të përgjerohem

Lavdërime emrit tënd

4.

Ti

Ti ke bërë
Qiellin dhe Tokën
më ke bërë 8dhe mua
Zoti im

Të lavdëroj për zanafillën time

5.

Zoti im

Ti je në univers
gjithkund prania jote

Çdo gjë
është bërë prej teje
nuk do isha unë
sikur ti të mos ishe tek unë
pa Ty
unë
Zoti im
do isha hiç gjë

6.

Më i larti

Ti
më i larti
më i miri
më i fuqishmi
i plotfuqishmi
Zoti im
gjithmonë në veprim

Ti
Zoti im
jeta ime
ëmbëlsira ime hyjnore
Mirësia sipërore
të falënderoj
gjithmonë

7.

Krijuesi im

Ti më dha jetën
trupin
më ke pajisur me shqisa
me gjymtyrë
të sajuara
për mrekulli

Të lavdëroj
me këngën time
me poezi
me urata
me psalme

8.

Dëgjoje lutjen time

Dëgjoje
o Zot
lutjen time
mos lejo të shkatërrohet
shpirti im
më ndihmo të thur
lavdërime
për zemërbutësinë tënde
O Zot
ti je mbreti im
Perëndia ime

9.

O At i dashur

Je zemërgjërë
Zoti im
shumë i mëshirshëm
i vërtetë
të përgjerohem
At i dashur
mirësia ime e vërtetë

10.

Të dua

Të dua
vetëm ty Perëndi
ti ke shkrirë akullin
e mëkateve të mia
ndonëse kurrë me dashje s ‘kam bërë keq

E njoh emrin tënd
i detyrohem hirit tënd
dhembshurisë tënde

Të falënderoj

11.

Të dua Ty

Të dua Ty
pafajësi dhe drejtësi
të bukur dhe të çmuar
me dritë të zgjedhur
ti dhuron qetësi
jetë që nuk njeh tronditje
as mjerim

12.

Kam uri

Kam uri
jo për bukë
jam i acaruar
fatkeq
kam nevojë për ushqim
të amshuar
O Zoti im

13.

Nën mbrojtjen tënde o Zot

Shikoj mëkatin
mbretërinë e djallit
shpirti im të përgjërohet
më merr nën mbrojtje
o Zoti im
ti je Zoti im
i do shpirtërat
ndien dhembshuri
më fal dhembshurinë

14.

Shpëtimtari im

Isha nën peshën e mëkatit
vuaja
dëshiroja frutin e vdekjes
të kam lutur o Zot
mëshira ime madhështore
Zoti im
streha me
Ti ishe shpëtimtari im
nga mëkati
nga fatkeqësia
nga njerërzit ogurzinj
nga njerëzit shkatërrimtarë

15.

Ati im

Ati im
e mira më e madhe
bukuria e çdo gjëje të bukur
ti je e vërteta
shpresa ime
të përgjërohem
o Ati im
ti je jeta e shpirtërave
jeta e jetëve
jeton me veten tënde
nuk ndryshon
ti
jeta e shpirtit tim

16.

Të kam kërkuar

Të kan kërkuar
Zoti im
fillimisht me sytë e trupit
isha i zhuritur nga mungesa e së vërtetës
nisa të kërkoj me zgjuarësinë e mendjes
më bëre të lumtur
me dashurinë tënde

17.

Pa Ty

Pa ty
Zoti im
mund të jem
vetëm rrëfyes për në humnerë
do të të rrëfejë Ty
besimi im
le të vezullojë

në mes të tymit dhe errësirës
të përgjerohem

18.

Ma çliro shpirtin

Është e bukur
Zoti im
ta njohësh emrin tënd
ki mëshirë për mua
ma çliro shpirtin
kam mëkatëruar
të përgjërohem

Ti je Zoti im
kënaqësia dhe zanafilla e drejtësisë

19.

Të përgjërohëm o Zot

Kam studjuar filozofinë
teologjinë
letërsinë
u bëra edhe poet
studiues
Por Bibla ma mësoi profesionin
për të jetuar

20.

Zoti im

Ti e shikove shpirtin tim
në brendësi
o shpresa ime
m’i largove ndjenjat e turbullta
sytë m’i drejove tek ti
m’i lirove këmbët nga laku
shpëtimtari im

21.

Zoti krijues i gjithçkaje

Zoti
krijues i gjithçkaje
shpirti im

22.

Zoti është shpirt

Zoti është shpirt
nuk ka gjatësi
as gjymtyrë
e pra ai na ka bërë
jemi përfytyrimi i tij
qoftë i lavdëruar

23.

Ligjet e Zotit

Ligjet e Zotit
të gjithfuqishëm
janë të d rejta
Zoti është gjithmonë i njëjtë
kudo
nuk ndryshon
as në hapësirë
as në kohë

Në bazë të ligjit të tij
janë të drejtë
Abrahami
Isaia
Jakovi
Moisiu
Davidi
të lavdëruar nga goja e Zotit

24.

Është e drejtë të duash Zotin

S’ka vend
as kohë
ku është e padrejtë
të mos duash Zotin
me gjithë zemër
me gjithë shpirt
me gjithë.mendjen
si dhe të duash tjetrin
siç do veten tënde

25.

Shtrije Zot dorën tënde

Shtrije Zot dorën tënde

Zoti im
ti e ke shtrirë dorën tënde
gjithmonë
nga lart
dhe ke shkëputur shpirtin tim
nga thellësia e mjegulluar
të falënderoj
qofsh i lavdëruar gjithmonë
shtrije dorën tënde
mos lejo njerëzimi të rrotullohet nëpër mjegull

të përgjërohëm

26.

Pa ty ghithçka hiç

Zot
je mbi çdo gjë

Pa ty
Zoti im
gjithçka do ishte hiç
ti lejove të bëhëm njeri
i rëndësushëm
shkrimtar

Lavdi dhe nder
Ty
burim frymëzimi
dhe mirësie

27.

Jam përpjekur gjithmonë

Githmonë jam përpjekur
të të kuptoj Ty
të formoj mendimin për Ty
unë njeriu dhe shkrimtari
arrita
falë Ty
të kuptoj se ti je
Zoti i vërtetë
I pakorruptueshëm
i pandryshyeshëm
i padhunshëm

28.

Zoti krijues-vetë e mira

Zoti ynë
i vërtetë
krijues
I shpirtit
i trupit
i gjithë njerëzve
i të gjitha gjërave
Zoti ynë
nuk je vetëm i mirë
je i mirë
vetë e Mira

29.

Ky është Zoti im

Jeton në përjetësi
pa përjetësi zemrimi
ndaj nesh
Ky është Zoti im

30.

Fjala ishte tek ti

Në fillim ishte Fjala
Fjala ishte tek Zoti
dhe Fjala ishte Zot
gjithçka u bë nga ai
tek ai ishte jeta
jeta ishte drita e njerëzve
dritë më errësirë

31.

Këndo shpirti im

Këndo shpirti im
Lavde Zotit
duaji te Zoti
shpirtërat që të pëlqejnë

32.

Lavdi Zotit

Pranoji si flijim
shkrimet e mia
o Zot
Ti ishe burim frymëzime për veprat e mia
Kleri Katolik Shqiptar dhe Letërsua
Bibla në Letërsinë Shqiptare
Letërsia Kishtare dhe Filozifia e saj
Tek ti gjej frymëzimin
forcën e vërtetë
Lavdi Zotit

I qofsha falë

33.

E vërtetë e përjetshme

E vërtetë e përjetshme
je o Zot
Je Dashuri e vërtetë
Përjetësi e dashur
Zoti im
e mira ime e përhershme
frymëzimi im
të pranoj Ty

34.

Me ndihmoo Zot

Më ndihmo
o Zot
t’i rrëfej veprat tua
Mirësinë tënde
je i bekuar
në Qiell
në Tokë

Emri yt është i madhërishëm
je burim i përjetshëm
i gëzimit
I frymëzimit tim