Xhihadi i Serbisë dhe agjentëve të saj, që paraprinë tentim-kidnapimin dhe tentim-vrasjen e 27.05.2009

0
508

Skender Jashari

Edhe më përpara, ishin të shumta rastet e kërcënimeve përmes telefonit, internetit, kërcënimet verbale nëpër rrugët e Prishtinës, të ardhura nga bashkëpunëtorët e Serbisë, të cilët kryesisht ishin shqipfolës nga Lugina e Preshevës, të njejtat ndodhnin edhe ndaj anëtarëve të tjerë të familjes në Rahovicë dhe në Preshevë.

Terrori i Serbisë dhe aktet terroriste të agjentëve dhe agjentëve islamik të Serbisë, kundër meje, familjarëve të mi, kishin një histori tepër të gjatë. Perandoria Osmane nuk kishte arritur t’i islamizonte, me ardhjen e pushtimit serb vazhdojnë përpjekjen për islamizim faktik (sepse shumica e Shqipëtarëve të Karadakut të Luginës, ishin islamizuar vetëm sa për sy e faqe, ngaqë kleri i Kishës katolike kishte ikur që më 1690!). Serbia me çdo kusht, s’dëshiron Shqipëtarët të jenë në identitetin e tyre Europian, por dëshiron t’na paraqësë si të ardhur nga azia, me pushtimet Osmane (siç erdhën çerkezët, hebrejt etj!).

Fillimisht, me rastin e sulmeve terroriste kundër SHBA-së (më 11.09.2001), polici serb (përgjegjës për lagjen e fshatit tim, të Rahovicës së komunës së Preshevës), na kishte piketu si :”agjent të Vatikanit, Shqipërisë, SHBA-së etj!” – shkaku i historikut të familjes. Duke vazhdu kërcënimet e kësaj natyre vazhdimisht, edhe gjatë çlirimit amerikan të Afganistanit, ashtu edhe rrëzimin e diktaturës në Irak. Kërcënimet na bëheshin të qarta, o të heshtnim e mos të ishim katolik, o kërcënonte se do na djegte shtëpitë, do na vriste e t’na prente fytin.

E kishim vërejtur që bashkëpunëtorët dhe agjentët e Serbisë, ishin interesuar kundër neve, madje për fat të keq, mes tyre edhe disa ish-bashkëluftëtarë madje edhe nga fshati im (p.sh: më 7 dhe 8 të muajit mars 2004, në Sheshin Gjergj Kastrioti në Prishtinë)1, apo tentativa e agjentit islamik të Serbisë F. I. një i dënuar për pedofili në Bujanoc, më 19.03.2004 (e premte, ora 21:00, në Sheshin Gjergj Kastrioti në Prishtinë)2. Më 30.04.2004( e martë, ora 23:30, në Sheshin Gjergj Kastrioti në Prishtinë, agjenti islamik i Serbisë F.I. kryen tentim-vrasje kundër Valon dhe Luan Jasharit, ndërsa më 22.05.2004 (e shtunë, ora 00:00, në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë, i njejti agjent islamik i Serbisë së bashku me dy persona tjerë të paidentifikuar, tentojnë të kryejnë tentim-vrasje, kundër meje. Në policinë e Kosovës, agjenti islamik i Serbisë, vazhdimisht është mbrojtur nga polici Q.H.3 duke i ndryshu raportet, viktimën duke e bë të dyshuar dhe anasjelltas.

Derisa edhe në vendlindje, pjesa tjetër e familjarëve sulmoheshin nga shqipfolës, të cilët shtyheshin nga policia e Serbisë. Të tilla kishte shumë raste, p.sh: më 02.03.2005 (e mërkur), vëllau Agron Jashari sulmohet fizikisht nga dy djem të shkollës së mesme në Preshevë, në emër të islamit. Njëri prej tyre ka qenë nga fshati yn-Rahovica (pra djalë i një turku të asimiluar në Shqipëtar-familjes së Anadollëve, të fshatit Rahovicë). Ishte sulmuar Agroni, shkaku që nuk ka hy në lëndën fetare islamike (që jepej në shkollën e mesme në Preshevë). Më 01.03.2005, nga këta persona ishte fy verbalisht, kurse ditën e 02.03.2005 ishte sulmu fizikisht.

Fotografi 1. Disa nga fletarrestet e Serbisë kundër meje (Skender Jasharit).

Po ashtu Policia e Serbisë, vazhdimisht në shtëpinë e familjes time në fshatin Rahovicë komuna e Preshevës, kërkonte për t’na arrestuar, derisa paralelisht edhe përmes telefonatave kërcënonin familjen, por edhe pjesën e vëllezërve që ishim strehu në Prishtinë, nën dyshime e akuza për “prishje të rendit dhe qetësisë” e deri për “ organizim të grupeve të armatosura” etj.

Shkaku i kërcënimeve, sulmeve edhe kundër familjes tonë të gjerë (edhe ndaj vëllezërve të babait tim), të gjithë axhallarët u detyruan të pranonin islamizmin dhe bashkëpunimin me Serbinë, duke i kthyer kundër neve! Islamizmi dhe bashkëpunëtorët e Serbisë bashkarisht, ushtronin ndikim në shtimin e presionit kundër familjes time të ngushtë, që t’na thenin e t’na kthenin përdhuni në islamizëm (derisa e kishin të qartë që në bashkëpunëtorë të Serbisë, nuk kishin shpresa për t’na bë!). Gjatë vitit 2002-2003, kushërinjët tonë, shkaku i po kësaj dhune, ishin detyruar të bashkëpunonin me policinë. Më 12.05.2005, një nga vëllezërit e babait tim (me vendbanim në Zvicër), kërcënon vëllaun tim, duke e identifikuar veten si pjesë të Al Kaidës në Zvicër, derisa familjen time të ngushtë na etiketonte si “Agjent të Vatikanit, Shqipërisë, SHBA-së!”.

Shumica nga këta kushëri, të detyruar nga policia e Serbisë, u detyruan të na kërcënonin, madje edhe disa herë t’na fyenin dhe sulmonin sidomos anëtarët më të vegjël të familjes tonë, e zakonisht i shërbenin për informatorë (për t’a përcjellë çdo hyrje-dalje të familjarëve tone, nëpër oborrin e shtëpisë tonë)! Gjatë korrik-gusht 2005, shkaku i kërcënimeve dhe sulmeve nga kushërinjët( mixhallarët e babait tim); disa fqinjëve të cilët njihen si bashkëpunëtorë të policisë së Serbisë me në krye me familjen e bashkëpunëtorit të Rankoviqit( Njazi Kishës); kërcënimeve të policisë multi(ç)etnike; policisë së Serbisë; policit përgjegjës për mbikëqyrje të lagjes tonë (në fshatin Rahovicë); më imponohet kthimi ilegal për në vendlindje, më 04.08.2005 (e enjte). Këtë hyrje ilegale më ishte imponu t’ia tregoja( por jo rrugën nga do hyja), një “veterani të Luftërave tona”, por të cilin e njihja si spijunë të Serbisë i cili ishte infiltruar si i tillë nga Serbia, në disa Zona Operative gjatë Luftës së Kosovës. Shkaku i këtij personi, 120 metra brenda territorit të Republikës së Kosovës, kam hetuar pritën e xhandarmërisë së Serbisë!

Në korrik 2006, axha im, i cili kishte kërcënuar vëllaun tim (më 12.05.2005), që ishte pjesë e Al Kaidës në Zvicër, kërkonte që edhe familja jonë e ngushtë të ktheheshin në musliman, shkaku i së cilës sulmohet babai im, nëna dhe motrat. Bashkë me këtë sulmues, kanë qenë edhe 12 pjestarë të familjes Halimi (gjoja punëkryes të disa punimeve në shtëpinë e axhës tim, por që i njihnim si bashkëpunëtorë të Serbisë dhe “vegla të Njazi Kishës”), por të cilët sa kanë dëgjuar thirrjen e vëllaut tim, drejtuar meje, që t’i shkoja në ndihmë, derisa kam arritur në vendin e ngjarjes, kam parë që këta iknin mbi muret e fqinjëve.

Derisa unë dhe një vëlla pastronim oborrin nga sulmuesit, kemi identifikuar policinë serbe që fotografonte nga shtëpia e kushëririt( që ishte hoxhë i njohur si bashkëpunëtorë i Serbisë!). Pasi sulmuesit në këtë rast, si dhe policia e Serbisë që fotografonte ishin të bindur që rasti s’do mbeste me aq, pastaj vje policia multi(ç)etnike që kërkuan “besën e babait tim” që t’mos i bënim diç! Gjatë tërheqjes time dhe të një vëllau, na shohin dy policët multi(ç)etnik, pastaj një bashkëpunëtorë sekret (L.S. i cili njihej si spijun sidomos gjatë Luftës së UÇPMB-së), por edhe duke na vërejtur një grumbull të rinjësh që luanin futboll në “konoplishte!” (shkaku që na panë ashtu, filluan të iknin nga frika)! Menjëherë filloi etiketimi në mediumin e vetëm lokal, në RTV Presheva, në datat 25-30 korrik 2006, duke na fyer si kriminel shumë të armatosur dhe të rrezikshëm, bashkë me disa familjarë( duke e tjetërsuar rastin si problem gjoja familjar).

Menjëherë tërheqem në Prishtinë, menjherë më 28.07.2006 (të premtën, ora 13:08), sa kisha informuar për rastet Ambasadën Shqipëtare, ka fillu policia serbe e Preshevës t’na kërcënonte (ku qartazi dëgjoheshin radiolodhjet dhe bisedat!).
Kërcënimet telefonike nga policia, policët, bashkëpunëtorët e Serbisë dhe nga agjentët islamik të Serbisë, madje edhe nga Austria, vazhdimisht kërcënonin shkaku i fesë. P.sh: më 14.08.2006, kërcënimi telefonik vje edhe nga Beogradi!

Të gjitha kërcënimet, si nga policia dhe policët e Serbisë, ashtu edhe nga agjentët dhe agjentët islamik të Serbisë, mes tyre edhe kushërinjët dhe familja e gjerë( zakonisht këta bënin tinëzisht, ose së bashku me policinë serbe), ashtu edhe nga disa fqinjë dhe familja e spijunit të Rankoviqit (Njazi Kishës), drejtoheshin kundër familjes time të ngushtë, shkaku që ata besonin që ne ishim “agjent të Shqipërisë, SHBA-së dhe Vatikanit”, dhe nën këtë ideal (Rilindjen e Shqipëtarëve katolik të Luginës), sipas tyre thirrnim në Lirinë dhe Bashkimin e Luginës me Shqipëri-Kosovë.

Shumë qartë që nga akti terrorist i 11 shtatorit 2001, kur polici serb përgjegjës i lagjës time në fshatin Rahovicë, na kërcënonte duke na identifikuar si terrorist islamik, kishim kuptuar që Serbia në asnjë mënyrë s’mund ta pranonte një familje Shqipëtare me ide nacionaliste dhe me besim fetar katolik! Duke e ditur që Karadaku i Luginës së Preshevës janë islamizuar gjatë Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene deri më sot. Derisa njihja disa shokë të luftës, të cilët ishin nacionalit, por ishin ateist (komunist, apo puroateist) e një ishte edhe me prirje islamike, kur krahasoja presionet, kërcënimet që atyre ia bënte Serbia, kanë qenë vazhdimisht shumë të rralla, të vogëla! Kjo të bënte të qartë objektivin që kishte Serbia, e kundër të cilit i ishim kundërvënë.

Më: 18.06.2019

Skender Jashari, i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik! Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Referenca:
1. Interesimi dhe pyetjet e tij, qartazi dukeshin që e lidhnin me detyrën që i kishte ngarkuar policia serbe!
2. Derisa ishin “trazirat e Marsit”, ky agjenti islamik të Serbisë, i kishin dhënë informata gjoja që unë jam përfshirë aktivisht në këto trazira. Prej nga në këtë rast më afrohet duke tentu që t’më implikonte në “trazirat e Marsit”, duke u nënkuptu që t’më tradhëtonte! Mënyra sesi fliste për islamizmin, duke theksu që “s’ka katolik në Serbinë jugore!”, pastaj :” mundet me pas vetëm agjent të vatikanit e të Amerikës”! Këto dy fjali saktë më bënin të kuptoja që edhe ky ishte me direktiva të Serbisë!
3. Ky polic hetues Q.H. siç më pas kam kuptuar, ishte i përfshirë në shumë aktivitete kriminale, emri i tij edhe në medie është publikuar shumëherë!