XHEMILE ALIU: “VAZHDOJ TË SHKRUAJ PA U NDALUR, AQ SA KAM KOHË E FRYMËZIM…”

0
742
Xhemile Aliu

Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues

1. Kënaqësi, që e bëjmë këtë bisedë bashkë, mike krijuese Xhemilje! Në fillim, a mund të na tregosh diçka për prejardhjen, pra vendlindjen, familjen etj?
– Ndjehem e nderuar për ftesën, në këtë bashkëbisedim, i nderuar mik, publicist, Prof. Murat Gecaj! Ju përshëndes dhe u jam mirënjohëse, për këte ftesë!

Jam nga Drenica, për çka edhe krenohëm. Kam lindur në fshatin Korroticë e Epërme, të kuvendi komunal Drenas. Është një fshat i bukur, afër aeropotiti të dhe 24 km nga ajo. Rjedh nga një familje fshtatare, me tradita të shquara kombtare e atdhetare, por dhe me një histori të të fortë, nga çdo aspekt. Me mundësitë, që na krijoi babai, ne fëmijët u shkolluam disa prej tyre ,pasi ishim gjithësej 13: 6 vajza e 7 djem. Dy motra dhe tre djem, arritëm që t’i kryenim shkollat e larta, në profile të ndryshme.

2. Jeta shkollore len gjurmë të pashlyera në jetën e çdo njeriu… Dëshirojmë të kujtoni diçka për këtë peiudhë të paharruar… Sa e si e ke atë, në kujtesën tënde?
– Kur është çështja te shkollimi, kujtoj se kam përjetuar dhimbje, por dhe krenari. Që nga klasa e parë e gjerë te përfundimi i shkollimit të mesëm, kam qenë nxenëse shembullore. Por, pasi kreva shkollën fillore, mjerisht, pata një problem, që m’u krijua me fejësën e hershme dhe këtë jo me dëshirën e familjës. Por koha ishte e tillë dhe ne duhej t’i bindeshim qorrazi?! Ndërsa unë nuk iu binda kësaj dhe, përkunder fatit të përcaktuar nga të tjerët, i dola zot vehtës. Pra, shkova në shkollë pa pyetur askend. Kjo ishte dëshira e flakët e jetes sime, për shkollim e dije. Pas një viti, kur e kreva shkollën fillore, pata përkrahjëne e vllezërve çdo herë, pasi të gjithë ishin gjeneratë e re dhe me shkollim. I dua shumë dhe i perqafoj nga larg ata. Kam kryer shkallën e parë të Akademisë Pedagogjike, “Miladin Popoviç“, në Prishtinë, ciklin e parë, katërvjeçar.

Isha nxënësja më e mirë në atë shkollë. Prandaj, këshilli i profesorëve ma mundësoi kalimin, nga viti i dytë, në vitin e katert. Sa u perket mësimeve, kurrë s’kam dalluar asnjë lëndë. Profesorët e matematikës dhe të fizikës më donin dhe më lavdëronin, po ashtu edhe i gjuhës shqipe. Të gjitha lëndët i kam kaluar me sukses, vetëm në muzikë me mandolin nuk dija që t’I bija mirë! E veçanta, për mua, kanë qenë historia kombtare dhe gjuha e letersia. Kur kishim provim me shkrim, atë timin e lexonin edhe në klasat tjera. Një profesor i imi i gjuhës i tha një shokut të vaëllait: “Kam një nxënës nga Drenica dhe tash 14 vjet punoj në arsim e të tillë, më të aftë, nuk kam pasur përpara!…”. Vëllai ishte jurist i diplomuar dhe i kishte ardhur shumë mirë.

Pas perfundimit te shkallës se parë te Akademisë Pedagjogjike, kam punuar një vit mësuese, me nxenës nga klasa e 5-të e deri ne klasa e 8-të.
Kam vuajtur shumë për shkollim,sa edhe sot, kur e kujtoj atë periudhë, emocionohëm shumë.

3. Studimet e larta i ke kryer për mësuese në lëndën e letërsisë apo në degë tjetër… Kur e fillove këtë profesion dhe si e kalove atë kohë të jetës tënde?
– Jo, unë kam studiuar ne Fakultetin Ekonomik-Prishtinë, edhe pse kisha dëshirë për mjekësi. Por vëllezërit më këshilluan për ekonomi. Ndërsa mësuese kam punuar vetëm njiëvit, në fashtin tim. Atë kohë kurrë s’e harroj, se kam qenë vjaza e parë, që kreva shkollën fillora nga fshati im, e para që kam kryer shkollën e mesme dhe Fakultetin. I falënderoj pa masë bashkëfashatarët e mi, të cilëët aq shumë më kanë respektuar dhe i kam respektuar. Letërsinë e kam pas idol, pse unë një vit vetëm me të e ushqeva shpirtin e mbyllur në shtëpi. Megjithatë, kisha lexuar tërë një bibliotekë shtëpijake, sepse në atë kohë vëllai ishte drejtor dhe binte libra “non stop”.

I lexoja ato dhe i bëja referate, të cilat i kam përdorur, kur isha në shkollën e mesme. Një herë patëm analizën e veprës “Sikut të isha djalë”. Profesori i gjuhës, sapo hyri në klasë më ngriti mua. Tri momentet më të vështira të Dijes unë ia numërova, së pari, fejesëna pa dëshirën e saj, për trgtarin; ndaljen nga shkolla…dhe citova: “Ah, sikur të isha djalë! Do ti tregoja botës mbarë se, dora që përkund djepin, është ajo, që sjell boshtin e fatit të njerëzisë, ajo dhe vetëm ajo, drejton jetën për në horizontet e ndritura apo të errëta. Dhe, kur kjo lehet pas dore, vuan e tërë shoëria njerëzore. Por, mjerisht, jam femër e nuk mund ta nxjerr zërin!…”.Ai mbeti krejt i habitur ,nuk e dinte që fati i Dijes ishte vetë fati im!

4. Cilat ishin rrethanat, që u detyruan të merrnit rrugën e mërgimit, familjarisht dhe si e përjetuat këtë ngjarje të papëlqyer për ju? Po vëëshirësitë e para të përshtatjes me mjedisin e ri, si i kaluat?
– Trysnia politike dhe ekonomike, që pushtuesi serb i bëri Kosovës. Ishte një luftë speciale, që ushtronte Serbia, për nënshtrimin e popullatës shqiptare, përmes dhunës e urisë. Kjo luftë u zgjat tej mase. Edhe 20 vite as luftës, jo paqe, por dhunë e terror. Serbia përdori të gjitha metodat e luftës speciale.

Unë, me burrin, punonim te një firmë e re ferronikeli, prodhimet e të cilës ishin mjaft të kërkuara dhe prandaj kishim të ardhura shumë te mira. Pra, s‘kishim nevojë të shkonim në emigacion. Por, me ardhjen e masave te dhunshme serbe, pas përjashtimit të grupit të parë, zakonisht me intelektualë, në grupin e dytë isha unë e pastaj burri. Ne mbetëm pa mjete jetese, me katër fëmij të vegjël. Prandaj u detyruam të marrim rrugën e mergimit, bashkë me ata, pa ditur se ku po shkojmë! Kjo është temë e gjatë, e dhembshme, se atë rrugë e lava me lotë.

Më në fund, u vendosëm në një fshat të Gjermanisë, ku na pritën mirë dhe patëm fat kudo. Kur u jepnin fëmijëve tanë diçka, ne tronditeshim, se nuk ishim mësuar e na vinte rëndë. Por edhe fëmijët, në fillim, nuk i merrnin gjerat, që u jipnin. Por, më vonë, na thanë disa shqiptarë tjerë emigrantëë, se nuk bënte që t’i kthenim gjërat e tyre, se u mbetej hatri. Kemi patur shumë raste emocionuese, nga vendi ku kemi banuar. Edhe femijët i kishim të një moshe dhe ata u rritën bashkë. Kur fëmijët vendës shkonin nëpër veprimtari të ndryshme, i merrin edhe tanët.

Sa i përket përshtatjes me mjedisin e ri, ku kishim shkuar emigrantë, kurrë nuk u mësova dot, me gjithë pritjen e mirë! Nuk ishte jeta jonë, mjedisi ynë. Kur i çova fëmijët në çerdhe, mbetën si jetma dhe lotë e vetëm lotë, kam derdhur në ato rrugë. Kur shkoi vajza e parë në shkollë, prapë u mërzita ,pse ,në vend që të mësonte gjuhën amtare, do te mësonte një gjuhë të huaj. Shkollimin nuk ta njihnin dhe të dukej vetja analfabete. Po ta permendje fakultetin, kurrë s‘gjeje punë dhe prandaj u thoja jamë amvisë. Pra, nuk e kishe “unin” tnd! Haje e pije mjaftueshëm, por koka kurrë nuk u ushqye.

Kapakët e librave poetikë, me autore Xhemile Aliun…

Sapo mbaroi lufta, unë me fëmijë u kthyem në Kosovë. Kur fëmijët tanë u ndanë me bashkëoshaatarët e tyre të klasave, nuk mund ta marrësh me mend, se sa lotë u derdhën atë ditë. Ndarja ishte shumë emocionuese. Por dhe fëmijët tanë u mërzitën, kur u larguan nga shkolla e shoqëria e tyre.

5. Në jetën tënde hyri dhe u zhvillua dëshira për t’u marrë me krijimtari poetike…Kur dhe si e nise këtë gjë të jetës tënde?
– Pa menduar kurrë, se do të vinte koha që unë të botoja libra ,deshira ime e flakët ishte që të merrem me këtë veprimtari. Sepse e kam pasur idol letërsinë. Ndoshta, së bashku me histrinë kombëtare, ajo ishte që lartësonte kombëtarisht. Kjo ndodhte, sidomos në në Kososvë, që veç emri “Shqipëri”, kur përmendej, lotët na rridhin. Sepse shtetin serb kurr s’e kemi ndier për tonin,por diçka të huaj për ne.

Poezitë e para i kam shkruar, aty nga mosha 14-15 vjeçare. Ishin krijime të dhimbjes sime. Sot e kam shumë merak, që ato nuk I kam të ruajtura. Ideja për t’u marr me veprimtari poetike, më lindi në kurbet. Kërkoja, për tokë a për qiell, një njeri të letrave shqipe, vetëm që të me jepte një shtytje, po ku ta gjeje atje?! Kam shkruar shumë poezi, që më kanë mbetur të bllokuara në kompjuter, sepse atëherë nuk kishim internet, vetëm me word shkruanin. i ruaj ato dhe, ndoshta, i çbllokojmë, por është e vështirë.

Publikisht, me poezitë e mia dola përmes foqeve të Internetit, si fb-ut. Kur, rastësisht e hapa edhe ate ma kërkoi djali i motres në Amerikë, e çela adresën time në fb. Kështu, dëshira ime është që të merrem edhe me gjini tjera të letersisë Por kohën e kam të paktë. Është më lehtë të shkruash poezi edhe aty ku je e të vjen frymëzimi. Unë, për vete, deri 70%të poezive i kam shkruar në rrugë, gjatë udhtimeve ose edhe gjatë punës.

6. Ke botuar disa vëllime poetike… Cila është tematika kryesore e tyre dhesi janë pritur ata nga lexuesit?
– Për dy vite janë bërë, qëkur kam filluar me botimin e librave. Deri tani, kam botuar shtatë vëllime poetike në gjuhën shqipe dhe dy të përkthyera në gjuhen rumune e gjermane. Në tematikën e poezive të mia është fryma atdhetare, krijimet për heronjët, dhembja gurbetçare. Por kam në vëllimet e mia dhe pozi, kryesisht, me tematikë jete, dashurie e kështu me radhë. Me një fjalë, botimet e mia kanë tematikë të larmishme, që nga ajo atdhetare, lirike e deri te ninullat.

Të them të drejtën, unë kam botuar nëntë vëllime dhe një tani pritet të dalë nga shtypi, por asnjë nuk e kam nxjerrë në treg. Sepse nuk e kam kohën e duhur, të shikoj në se u shitën apo jo. Të gjitha i kam në shtëpi, në Kosovë. Pres, kur me vijë rasti, që t’i shpërndaj nepër biblioteka shkollore. Po edhe do t’i dhuroj, për ata që dëshirojnë. Ndiej kënaqësi, sepse kam kërkesa pèr librat e mi, prandaj do t’ua dhuroja atyre, në rastin e parë, kur do t’i takoj.

Ndesa, sa i përket pritjes së poezive të mia nga lexuesit, në përditshmeri, sot janë faqet sociale, ku kam një vlerëësim të mirë. Prandaj, gjej rastin që t’i falënderoj nga zemra shumë, përkahësit e mi, të cilët janë nga të gjitha anët, ku ka shqiptarë! Dëshiroj të përmeendi këtu dhe të shprehi mirënjohjen time, miqëve që m’i kanë publikuar poezitë e mia: Azem Osmanit. Gjin Musës dhe Albert Zholit!

Ndërsa i falënderoj miqtë poetë, Zymer Mehanie Fatmir Halimi, për përpunimin e 5 veprave të mia; Baki Ymerin, për përkthimin e dy veprave te mia. Gjithashtu, e falënderoj mikun Xhevahir Cirongu, për punimin e dy veprava te mia, si dhe ndihmësin dhe përkrahësin e madh, poetin e njohur, Adem Zaplluzha!

7. Po më tej, a ke vazhduar të shkruash dhe a mund ta presë lexuesi një vëllim të ri poetik, nga ti?
– Vazhdoj të shkruaj pa u ndalur, aq sa kam kohë dhe frymëzim. Siç e thashë më lart, tani e kam në shtyp dhe këto ditë pritet të dalë një vëllim i ri, kryesisht me poezi atdhtare. Po kështu, parashikoj që, deri në fund të këtij viti, të publikoj edhe dy libra të tjerë.

8. A dëshiron të shtosh diçka tjetër, në mbyllje të kësaj Bisede, mike Xhemile, për të cilën të falënderojmë nga zemra?

– Në fund, dua t’u falënderoj ju, mik i nderuar e i respektuar, publicist, Profesor Murat Gecaj, që me dhatë mundësinë e shprehjes së lirë të mendimeve, gjatë këtij bashkëbisedimi vëllazëror! Më mbetet vetëm, të përshëndes përzemërsisht, duke ju uruar shëndet dhe rrugtim të metejmë, në publicistikë dhe botime të pandërprera!

– Të urojmë për botimet e deritanishme, mike Xhemilje Aliu dhe dëshirojmë gjitha të mirat për ju, familjarisht! Ndërsa, për ty edhe botime të reja, gjithnjë e më cilësore!

Tiranë-Gjermani, maj 2019