Xhemajl Gashi, qëndroi vertikalisht në mbrojtjën e kauzës madhore kombëtare

0
486
Xhemajl Gashi

Në vend të përkujtimit

Skënder MULLIQI

Periudha historike në të cilën vepruan patriotët ishte e mbushur më rrethana tepër të rënda politike në Kosovë. Veprimtaria e tyre e gjatë dhe e përkushtuar, sa vinte dhe i bënte më të vendosur, më të guximshëm, më besim në fitoren e sigurtë të luftës së popullit të tyre për liri dhe pavarësi, për çlirim dhe bashkim kombëtar. Punët prej atdhetarësh ata i bënin me një përkushtim të rrallë, më guxim e vullnet të qeliktë.

Populli shqiptarë përmes atdhetarëve e forcojë qëndresën e tij nëpër periudha të ndryshme historike, i përkushtuar t’i ruante vlerat kombëtare, kështu edhe trojet etnike, duke sakrifikuar edhe jetën. Bijtë dhe bijat më të mirë të kombit nuk u thyen kurrë para armiqëve serbosllavë. Ata qëndruan gjithmonë vertikaIisht. I tillë ishte edhe ish i burgosuri politike, dhe njeri nga udhëheqësit kryesor të demontsratave të vitit 1968 në Pejë, patrioti, Xhemajl Gashi nga Ruhoti i Pejës. Edhe pse kisha ndëgjuar për Xhemajlin, pata rastin ta njohë më afër pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Unë në marrveshje sa isha në Zvicer si refugjat i luftës, më pronarin e gazetës Bota Sot, Xhevdet Mazrekaj e hapa zyrën në Pejë. Zyrat e atëhershme të LDK-së ishin në ish ndërmarrjën shoqërore “Erozioni”. Aty edhe më propuzuan ta kam një zyre për gazetën Bota sot. Ne këtë organizatë ende punëtor i saj ishte, edhe Xhemajl Gashi. Kohë pas kohe shoqëroheshim më te në qytet. Kurrë nuk lavdërohej për kontributin e tij kombëtar. Ishte njëri i mirë, që dallohej më thjeshtësi si atribut i njerëzve fisnik, bujar dhe atdhetar.

Xhemajli bashkë më shumë veprimtarë të kohës nga Peja e Dukagjini, kishin organizuar demonstratet e vitit 1968 në Pejë.Për veprimtarin e tij patriotike, Xhemajli ishe burgosur ku ishte rrahur dhe maltretuar nga UDB-ja serbe. Ai ishte përjashtuar nga puna e mësuesit. Për disa kohë kishte punuar në Obiliq, ku për koleg kishte ish presidentin e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Shumë kohë kishte mbetur pa punë nga strukturat pushtuese serbe në Kosovë. Ka lindur në Marrurras të Kurbinit, Shqipëri, sepse Familja Gashi ishin përballur, para dhe gjatë LDB, me pushtuesit serbë të Kralit dhe të Titos.

Vitet e fundit të jetës i kishte kaluar në Ruhot të Pejës. Xhemajli ka lënë 6 fëmijë, tre djemë veprimtarë të devotshem të çështjës kombëtare, Flamurin i cili ishte edhe zëdhenës i Shtabit te FARKU-t, ishte poashtu në shumë poste te larta shoqërore dhe politike në Kosovë dhe në Shqipëri. Ishte ambasador i Shqipërisë në Bosnje, këshilltarë i presidenteve, Nishani dhe aktualisht Meta. Arbeni është deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, si dhe Asdreni ambasador në Hungari, dhe tri vajza, si dhe nipa e mbesa. Vepra e tij sublime për atdhe dhe komb, do të mbetet gjithmonë fanar ndriques për gjeneratat e reja. Xhemajli është vet lavdia e familjës Gashi dhe është krenaria kombëtare…