Nga Ibrahim Kelmendi
Xhelal Jakupi:
“Dhasht Zoti ta kuptosh te verteten ne jete o Ibrahim Kelmendi…”
Në statusin që ka afishuar Shkupjani Xhelal Jakupi, funksionar dhe autor i një mori të librave (uroj të jenë libra në kuptim përmbajtjesor dhe jo vetëm në kuptimin fizik), ka shkruar:
“Dhasht Zoti ta kuptosh te verteten ne jete o Ibrahim Kelmendi dhe do ta kuptosh herdokurdo nese e deshiron dhe e pranon te verteten. Profeti Muhamed eshte flamuri i paqes botrore dhe ate ka filluar ta kuptoj e mbare bota. Edhe Salman Ruzhdi u mundua te shpif per te keshtu gjera si ti, por nuk i shkoi dhe nga fama dhe parate qe mori prej te paudhve ai mbeti perseri asgjeja e tij. Islami eshte paqe, feja te cilen Muhamedi p.m e prezentoi prej Krijuesit para njerezise eshte fe e paqes, miresise, pastertise, begatise dhe vellazerimit te te gjithe popujve. Sikur te ishte si thua ti kjo fe nuk do ekzistonte derimetani. Nese mendon se afro 2 miliard njerez jane te marre qe e kan zgjedhur per besim te vetin islamin mashtrohesh keq. Ka pas edhe me te ashper ne gjuhe kunder te Derguarit te Fundit p.m. se Ibn Is’hak, por te gjithe jane tretur si te paqene. Edhe ti nese nuk ndryshon do te pasosh njejte, me vjen keq. Une ndoshta nuk do te mund te te udhezoj ty, por do ta lus Krijuesin edhe per ty qe te te udhezoje, se fundja Krijuesi yne eshte Ai qe ka ne dore shpirtin, mendjen dhe çdo qe ne themi se e posedojme. Nese islamin e identifikon me arabet e mashtruar qe vrasin njeri-tjetrin ta them vellau nga kombi se e ke keq. Kjo sepse pjesa me e madhe e tyre (arabeve) fatkeqesisht nuk e kuptojne islamin edhe pse ka zbritur te ata si popull. Si stundent nen ndikimin e litratures marksiste (sepse kam qen dikur marksist i flakt dhe ende kam respekt per disa te arritura shkencore te kesaj filozofije sidomos ne fushen e ekonomise dhe te drejtave qytetare), kam pas shume dilema per islamin vet une atekohe, por nuk kam qene ekstrem si ti, dhe kjo ka ndodh derisa une vete nuk e kisha lexuar Kur’anin dhe nuk kisha medituar fare per kjimin tim si dhe nuk kisha lexuar tefsiret (komentmet) e Hafidh iben Kethirit, dr.Muhamed Gazaliut Muteveli El Sharavit, dr Jusuf Kardavit, dr Ramadan El Butit, Muhamed Abduhus, Ebu ala el Mududiut e shume te tjereve qe nuk flasin kuturu per islamin vetem se si ka thene dikushi siç kan pririje nje pjese e njerezve fatkeqesisht. Nese koha te mundeson dhe deshiron te njohesh me jeten e te Derguarit Muhamed p.m merru pak me te dhena qe pranohen nga shumica kritike e jo me te dhena te kundershuara objketivisht nga shumica e dijetarve jovetem islam.”
[Mirë do të kishte qenë ta rishkruante këtë tekst, që të ngjante në tekstin e autorit të dhjetë librave dhe shumo kumtesave…]
Atje pata kohë t’i përgjigjem shkurtimisht, dhe atë përgjigje, paksa të korrektuar, po e risjell në vazhdim:
“Më ngjan nuk paskeni informacion, se Sira (biografia) nga Ibn Is’hak është pjesë e trilogjisë islame – e para Kurani, e dyta hadithet dhe e treta Sira (as-Sira an-nabavija / Biografija e profetit / السيرة النبوية ). Ka mendime, se nëse nuk do ta kishte shkruar Ibn Is’hak atë biografi, mund që do të ishte harruar Muhamedi. Ibn Is’hak vlerësohet dijetari zanafillor i Islamit. Ka jetuar në vitet 704-768 (Muhamedi ka vdekur në vitin 632).
Ndërsa sa për shifra të myslimanëve, Hindusë janë pothuajse sa myslimanë. Ata madhërojnë lopën për të shenjt. Vërtet, është e shenjt për shkak se besojnë rreth NJË miliard Hindusë injorantë?!
Po pate seriozitet në (dis)kualifikimin që më ke bërë, të sugjerojë ta lexosh studimin që kam bërë dhe e vazhdojmë debatin, po guxuat nga eproret që të komandojnë ose nga terrori që ke nga besimi fetar.
Ja libri në variantin elektronik (PDF), meqë libraritë në Shkup nuk po guxojnë ta ofrojnë për shitje:
https://fjala.info/2018/ibrahim_kelmendi_islami_religion_agresiv.pdf
Pas përgjigjes sime me nuk u përgjigj Miku Xhelal.
Kësaj radhe dua të shtoj edhe ca plotësime, me shpreso se Miku Xhelal do të ketë vullnetin e mirë për të debatuar:
Xhelal, Ti ke shkruar: “Profeti Muhamed eshte flamuri i paqes botrore”. Këtë e ke si pjesë të besimit dhe adhurimit fetar, por nuk ka të bëjë me të vërtetën. Edhe në biografinë më zyrtare islame, në Sira që ka shkruar Ibn Is’hak, mund të informohesh që Muhamedi ishte një sundimtar agresiv, dhunues, i cili pat terrorizuar edhe xhaxhallarët e tij, vetëm që të grabiste Qabenë pagane, të cilën ata e menaxhonin, për përfitime financiare.
Xhelal, ke spekuluar lidhur me Shkrimtarin Selman Ruzhdi, dhe nuk të ka hije, meqë edhe Ti ke botuar dy romane dhe për koleg të përndjekur për ta vra nga myslimanët fundamentalistë do të duhej të ishe më dashamirës.
Ke shkruar: “Islami eshte paqe, feja te cilen Muhamedi p.m e prezentoi prej Krijuesit para njerezise eshte fe e paqes, miresise, pastertise, begatise dhe vellazerimit te te gjithe popujve.”
Ky është mashtrim propagandistik. Duke u nis nga vet emri Islam (nënshtrim), e përjashton të qenurit paqësor! Asnjërën nga këto vlera që ke radhit Ti, nuk i posedon Islami. Kur të shfletosh librin tim, do të shohësh që kam identifikuar rreth 270 versët, që përmbajnë përcaktime agresive, deri edhe fashiste. Ndërsa sa i përket vëllazërimit të të gjithë popujve, ndoshta nuk qenke i informuar se vet Muhamedi i zhduku dhe dëboi bashkëvendasit beduinë, vetëm pse ata ishin jahudi dhe kristianë dhe njëra nga porositë (amenetet) e fundit të Muhamedit ishte, “nga Gadishulli arab të dëbohen të gjithë jahuditë dhe kristianët, meqë ata, si të pistë që janë, e ndotin tokën e shnjt, ku ka zbrit Kurani…” (parafrazim; po deshe, mund të citoj hadithin përkatës).
Sa i përket shifrës propagandistike prej 2 miliardë myslimanë, fatmirësisht është vetëm shifër propagandistike, që e shpërdorojnë propaganduesit myslimanë. Fatmirësisht, as Ti nuk je njëri nga ata “2 miliardë” mysliman, edhe pse simulkon ose beson që je, se po të ishe, nuk do të bëheshe funksionar i shtetit laik (Makedonisë Veriore), që është i organizuar në bazë të një kushtetute kundër-islame. Meqë nuk kemi njohje fizike, nuk e di nëse e praktikon tamam Islamin; nuk me besohet se sot je zgjuar për ta fal namazin e sabahut (lutjen në prag të agimit të ditës) në ndonjërën nga xhamitë zhurmuese të Shkupit, që është kusht kryesor për të qenë mysliman?
Ke shkruar: “Une ndoshta nuk do te mund te te udhezoj ty, por do ta lus Krijuesin edhe per ty qe te te udhezoje, se fundja Krijuesi yne eshte Ai qe ka ne dore shpirtin, mendjen dhe çdo qe ne themi se e posedojme.”
Provo të mendosh për një çast si Njeri i shekullit 21, edhe pse mendjen e ke tjetërsuar në mesjetën muhamedane të shekullit 7, se sa primitiv përshfaqesh, kur beson se Allahu, personazhi që ka sajuar Muhamedi, ndikohet nga lutja Jote! Nëse Allahu do të ndikohet nga lutjet e besimtarëve myslimanë, si mund të përcaktohet, kur janë shumë të tjerë që i luten Allahut të më masakron, ngjashëm me barbarinë që ka sajuar Muhamedi në ajtin 5:33, i sanksionuar në kanunin muahmedan (Kuran / recital).
Islami patjetër duhet të identifikohet me arabë, sepse në Kuran janë një mori ajetësh, që gënjejnë se Allahu i paskësh përzgjedh arabët për ta udhëheq islamizimin e gjithë njerëzimit.
Më duket, Kuranin e ke lexuar për ta thelluar besimin muhamedan, por jo për ta kuptuar!
Uroj të kesh vullnet të mirë, të paktë të drejto-kuptosh përgjigjen time, meqë skllavërimi islam të privon nga virtyti racional – për të mirëkuptuar.
Origjinali i afishimit të Mikut Xhelal Jakupi:
3M = Meslindoret Mesjetar Mjekroshist (Manipulojne Me Mendjelehtit)!
Dezinformatoret dhe agjentet provokator e perçane Ameriken e ku mbeti vegjeline, njelloj si ‘abillaret’ ‘albano-hutues’ Shqiptarine, sepse eshte fare lehte perdorimi i metodes hutimtare dhe reduksioniste ose zvoglimtare, ul veten dhe ngre te tjeret, mirepo ore njerez te shitur besoni cfare te doni por – nese nuk e duam veten cilin (tjeter) mund ta duam! Mjekroshet e denje dallohen nga mjekroshistet.
Ato qe i ka thene profeti ne shekullin e shtate qe tingellojne si mesime te reja i kane thene me qindra e mijera vite me pare.
Zoti nuk i takon asnje partie politike meslindore por eshte Nje per gjithe besimtaret e denje!