Nga Gani Mehmetaj
Turqia ua futi thikë pas shpine shqiptarëve, i ktheu në mesjetë, i mbërtheu me narkozën e besimit të verbër islamik, i paralizoi si gjarpri bretkosën. Në misionin e shkombëtarizimit e debilizimit e ndihmuan komisarët (oficerët e zbulimit) nga Arabia Saudite, Irani e Egjipti, e ndihmuan edhe shtetarët tonë të korruptuar e të kriminalizuar. Për dhjetë vjet Azia e Afrika veriore u derdhen në territoret shqiptare më shumë se për pesëqind vjet sundimi të Perandorisë Otomane.
Ndërtimi i xhamisë më të madhe në Ballkan, që do të bëhet në Prishtinë, është shpërblim për kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës që rekrutoi shqiptarë fatkeq për luftën në Siri përmes Turqisë.
Gjaku i shqiptarëve në Siri e Irak do të materializohet në xhaminë e dhjetëra shitoreve, ndërsa kreun e BIK-ut i bëri njerëzit më të pasur në shtet, tagrambledhësit e haraçit në gjak. Xhamia do të ndërtohet në pjesën më urbane e ambientin më të arsimuar të Prishtinës. Qytetarinë shqiptare perëndimore që është pjesa dërmuese e kryeqytetasve, ka nis t’i mbërthej tmerri nga plani i qeverisë për ndërtimin e xhamisë. Ata prisnin që t’ua ndërtonin një sallë koncertesh pikërisht në vendin ku e caktoi qeveria lokacionin e xhamisë. Fondet e BE-së ishin të gatshme për këtë qëllim, por zyrtarët tonë nuk mund të zhvatnin nga BE-ja, ndërsa fondet islamike ua kishin mbushur xhepat me para. Për tmerr- Lagjja Elitare do të shndërrohet në mëhallë orientale.
Në vend të fabrikave e teatrove, shteti ndërton xhami!
A ia kishim nevojën xhamisë më të madhe në Ballkan? Xhami kemi me tepri, të reja e të vjetra, më shumë se i tërë Gadishulli Ilirik së bashku. Fabrika kemi më së paku në Evropë, ose nuk kemi fare.
Xhamia e Namazgjasë, projekt 30 milion Euro,
financohet nga Erdogan, ndërtohet në Tiranë!
Investimet e huaja ikin nga vendi ku ndërtohen xhami. Turqia investoi në abrika e ekonomi në shtetin serb, ndërsa në Kosovë vetëm në xhami. Shqiptarët i ktheu në mesjetë, serbët i ndihmon të përparojnë.
Janë edhe tri xhami në Prishtinë, të cilat në emër të kinse rinovimit TIKA turke, e lidhur me terrorizmin islamik, i rindërtoi nga themelet, i zgjeroi, ua dyfishoi hapësirën, i vuri në funksion në vend se ti konservonte, ashtu si nënshkroi kontratën me Ministrin e Kulturës. TIKA turke e okupoi rrugën e asfaltuar shqiptare, që lidhte një pjesë të lagjes afër Muzeut të Kosovës me pjesën tjetër, duke e futur në oborr të xhamisë rrugën e asfaltit. Ajo e zuri edhe trotuarin.
Xhamia e Madhe e Prishtinës, financohet nga Erdogan, ndërtohet në Prishtinë!
Njerëzit s’dinë nga të shkojnë: të ecin në rrugë më rrezik t’i shkel makina, apo të hipin mbi murin e xhamisë që ua mori trotuarin? Nuk i pyeti TIKA që u bë shtet mbi shtet urbanistët, nuk ia vari shtetit, kur e rrëmbyen trotuarin, nuk e morën lejen e komunitetin kur ua morën rrugën e asfaltuar, nuk e përfillën Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve, kur i prishën xhamitë e vjetra deri në themel e rindërtuan të reja me beton. Xhamia e Madhe (me emër të sulltanit më gjakatar në historinë e shqiptarëve) e ndërtuar nga islamikët e dyshimtë, nuk e përfilli Gjimnazin më të famshëm në Kosovë me mijëra nxënës, që ua ndërprenë mësimin çdo ditë nga altoparlantët ulëritës.
Xhamia e Madhe prapë me fondet e dyshimta u rindërtua mbi themelet e Katedrales Katolike Shqiptare, ku u varros Pjetër Bogdani, shqiptari më i famshëm pas Skënderbeu. Nuk ia vunë as një pllakë përkujtimore në ballë të murit të xhamisë, ku do të shkruante: Këtu u varros Imzot Pjetër Bogdani, prijësi ushtarak e shpirtëror i arbërorëve që luftoi kundër hordhive turke deri në vdekje.
Xhamia më madhe në Ballkan, ndërtohet për muslimanët në Serbi!
Dhe sikur nuk mjaftoi ky terror, tash dolën me projektin e xhamisë në qendrën më urbane të kryeqytetit për ta bërë lagje të Kandaharit a Pehshevarit, ashtu si e bënë qytetin e vjetër. S’na mbeti asnjë lagje për të qenë, të gjitha i bënë mëhalle turke.
Xhami më e madhe në Ballkan do të ndërtohet me fondet e dyshimta islamike, sikurse të gjitha xhamit në Kosovë, sepse sikur t’u lihej vullnetit e parave të besimtarëve shqiptarë, asnjë xhami nuk do të ndërtohej në Kosovë e në Shqipëri. Ato fonde që i ndërtuan xhamitë, e blenë kreun e shtetit e të partive politike, korruptuan zyrtarët e të gjitha niveleve, rekrutuan njerëz në polici e në ushtri, futen para në gazeta, portale e televizione.
Kur kundërshtonin banorët shqiptarë, ua ndërsenin eksponentët e Shërbimit të Fshehtë (i)legal, i cili në dhjetëvjetëshin e fundit e bëri punën e djallit, duke u ndihmuar turqve e arabëve në islamizimin e shqiptarëve e shpërfytyrimin e tyre. Sidomos punë djalli bënë në Drenicë, ku myslimanizmi nuk zuri rrënjë në kohën e Perandorisë otomane sa i mbërtheu me presionin e SHIK-ut, të emisarëve arab e turq.
Çmendina shqiptare po na kthen në mesjetën anadollake
Asnjë xhami në Prishtinë e në Kosovë nuk u ndërtua pa zhvatje e pa korruptimin e qarqeve zyrtare e grupeve jo formale. Ky ishte haraçi në ndërtim, ndërsa xhamitë e nxorën nga haraçi në gjak. Të gjithë e dinin (pos shërbimeve tona (jo) inteligjente) se në Kosovë e në Shqipëri shumica e xhamive u bënë qendra rekrutimi për ushtarët e ISSIS-it. Xhamit u bënë kazerma, minaret raketa për armikun e islamit, sipas parimit të ideologut Gokan, kurse hoxhallarët shqipfolës kapter turko-arab.
Rrënimet e varreve katolike e protestante, thyerjet e varreve të bektashinjve, përdhosja e varreve të myslimanëve tradicional, fyerje publike e personaliteteve historike etj, janë vepra të hoxhallarëve të djallëzuar. Për rrënime varresh e fyerje personalitetesh sikur shteti të mos ishte i korruptuar deri në palcë do t’i fuste në burg keqbërësit, do tua mbyllnin xhamitë e portalet. Në vend të dënimit hoxhallarët që nxisin urrejtje fetare e kombëtare u japin hapësirë në TV publike e private, në gazeta e portale.
Hoxhën më mjeran e më antishqiptar që rekrutoi xhihadistë e nxiti urrejtje fetare, mediet tona e bënë yll.
Asnjë hoxhë në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri kur bëhej luftë në Kosovë nuk bëri kushtrim kundër Serbisë. Asnjëherë nuk e thanë në predikimet e tyre se, të luftosh okupatorin e të bësh luftë atdhetare është luftë e shenjtë, ndërkaq, kur financohen nga organizatat terroriste islamike, mbajnë ligjërata për luftën e shenjtë islamike, për shpëtimin e Sirisë nga Amerika etj. Hapeni vetëm faqen islamike të Shkodrës e do të shihni se si predikohet lufta kundër krishterimit e Evropës Perëndimore. Predikimet e hoxhallarëve aziatikë kundër shqiptarëve janë për tmerr: çdo fjali e tyre është nxitje e urrejtjes kombëtare e fetare, çdo ligjëratë e tyre është kushtrim për luftë kundër “kaurit”, ndërsa kauri, sipas tyre është shqiptari katolik, shqiptari protestant, shqiptari ortodoks apo shqiptari laik. Amerika, sipas tyre është krye armiku.
Hoxhallarët kërkojnë luftë civile, sipas modelit arab. Nuk punuan me kot mbi dhjetë vjet instruktorët arab e turq: ata e përgatitën terrenin për destabilizim të territoreve shqiptare, sipas modelit të shteteve arabe. Kaçanikun, Termopilet shqiptare, ku trimat vriteshin për të mbrojtur flamurin e Gjergj Kastriotit kundër Turqisë, sot për turp islamikët e Ankarasë e bënë simbol të shëmtisë antishqiptare.
Sikur të mos e mbështesnim islamin e terrorit, sot nuk do ta kishim problemin e frikës nga terrori që po na kthehet bumerang nga Siria. Të rinjtë që i nisëm të vrisnin “të pafe” më parë i mbushëm me urrejtje, i bëmë bomba të kurdisura, i ndërsyem kundër atyre që mendojnë ndryshe. Prandaj ruhemi nga ta, sepse i shitëm në Siri, prandaj i ruajmë kishat katolike e protestante, i ruajmë sheshet e institucionet publike. Shtetarët tanë na morën në qafë.
Të gjithë e dimë se nuk ia patëm nevojën, nuk ia kemi as takatin xhamisë më të madhe. Kur nuk mund të mburremi me fabrikat më të mëdha në Ballkan, kur nuk mund të lavdërohemi me shtetin më të pasur në rajon, sepse jemi shteti më i varfër i Evropës, si nuk kanë turp kreu i BIK-u e kreu i shtetit që duan ta lejojnë ndërtimit e një luks të tillë për popullatën që po ia mbathë në Perëndim duke ikur nga xhamitë. Shqiptarët parajsën po e kërkojnë në vendin e kishave e kumbonarëve, sepse ua morën shpirtin xhamitë e minaret.
Derisa bota e qytetëruar po e lufton ideologjinë islamike, zyrtarët në Shqipëri e në Kosovë po e mbështesin. Zyrtarët e çmendur vetëm me ndërtime xhamie merren edhe në Tiranë. Shtetarët e korruptuar nuk ia qajnë hallin sallave të teatrit që nuk e kanë asnjë për be, as sallave koncertesh që u mungojnë, por angazhohen për ndërtimin e xhamisë më 200 vend parkime! Nuk e tha kryebashkiaku i Tiranës: 200 vend parkime janë për deve (gamilet) e beduinëve, që do ta ndërtojnë xhaminë, apo për makina të hoxhallarëve?
Shënim: pushtimi në paqe nga ideologjia jo-produktive nacionale arabe! AÇ
Ti leme anash kisha e xhamia se fe ma e mire per shqipetarin eshte or vella shqiptaria.
Nuk kam asgje me kishat e xhamite, por me dhimbsen ne shpirt kur shoh shkolla, qe nuk kane as dyer as dritare, dhe ku eshte kthyer koha e Lulit te vocerr te Migjenit te madh!
Z. Gani Mehmetaj, nese ti je ateist (apo komunist) ky fakt nuk te jep te drejten qe te perbuzesh ndjenjat ideologjike apo fetare te njerezve, pavaresisht cilit besim apo ideologji i takojne. Ka, mjerisht, shume e shume dukuri negative ne trojet tona me te cilat ia vlen te merremi te gjithe dhe secili ne menyren e vet te kontribuoje ne menjanimin e tyre, por asesi te kapemi pas dallimeve (sidomos te perkatesise fetare) sepse jemi shembull per tolerancen fetare ne rajon e me gjere. Andaj shkrimi yt me shume i ngjan nje tendence te perçarjes ne mes shqiptareve. Jo fort moti e kam lexuar nje thenje te nje “intelektuali” serb, i cili e porosit Sherbimin Sekret Serb: “Paguajeni nje shqiptar mysliman qe ta vrase nje te krishter ose anasjelltas, kjo eshte menyra me e lehte per destabilizimin e Shqiperise”. Une i konsideroj vellezer te gjithe shqiptaret kudo qe jane. Uroj qe edhe ti te kesh te njejtin rrespekt !
Si duket edhe ti edhe Ganiu i doni shqiptaret, po… per cilet shqiptare e keni fjalen nuk po mund ta kuptoj (mbase ndonje te pa fe), sepse perkatesia fetare nuk e percakton kulturen e individit, por sjellja e tij ndaj shoqerise. Mua personalisht nuk do te me pengonte ndertimi i nje kishe kudoqofte ne trojet tona, e sidomos nuk do te thoja se ky popull po punuaka per serbo-greko-ruset. Fundja, nese sipas jush feja na u paska imponuar nga nje fuqi e huaj, sot ate nuk ta imponon askush, zgjidh çfare te duash por mos te te pengoje ajo çfare kane zgjedhur te tjeret.
Pyetja duket si e ndertuar mire dhe logjike, por nuk me thua meqene se Turqia eshte vend me magjorance islame eshte nje popull i mbrapambetur dhe injorant, atehere perse te kemi frike nga ne popull injorant dhe nga nje fe jo e organizuar ashtu siç thoni ju, nese ne shqiptaret vertetë kerkojme rrenjet, une dua te kthem ne 12 perendite e olimpit sepse edhe krishterimi per Gadishullin Ilirik ishte nje sajese Romake…
Duke lexuar shkrimin tuaj z. AÇ verejta se paskeni bere nje zbulim epokal (“islami nuk eshte fe kombetare”). Jam shume kurreshtar te di se CILA NA QENKA AJO FE KOMBETARE kudo ne bote !? Per aq sa di une feja dhe kombi jane dy nocione te ndryshme. Por, nese dijme t’i vleresojme ashtu si e meritojne, ato nuk sakrifikohen per asnje çmim apo interes te turkut, arabit, serbit, grekut, rusit apo kujdoçofte tjeter!
Qenke bere per te te ardhur keq more zoteri. Kam menduar se me shkuarjen Enver Hoxhes ka perfunduar edhe ideologjia ateisto-komuniste, por qenkam gabuar. Ti thjesht je nje person qe vuan nga fobia fetare. Derisa njeher thua se shumica dermuese e shqiptareve nuk jane popull fetar, ateher perse kaq pluhur e zhurme per nje pakice te paperfillshme ??? Rishikojeni edhe njehere tekstin tuaj (perplot me gabime drejtshkrimore) Arsyeja: ose niveli yt arsimor eshte i paket, ose te ka mbuluar urrejtja ndaj fese (pa dallim) andaj edhe i ben keto gabime. Dhe, per fund, kthehu pak ne histori dhe aty do t’i gjesh emrat e nje morie klerikesh myslimane e te krishtere qe ishin nder kontribuesit me te medhenj per pavaresine e Shqiperise. Mbase, nga verberimi qe te paska kapluar as ata nuk i sheh !!! Krejtesisht ne fund, nuk shoh ndonje arsye te polemizoj me teper me ty ne kete teme sepse ti qendron shume larg realitetit ndersa une nuk kam kohe te merrem me demagogjite tuaja. Te uroj sherim sa me te shpejte!
Komentet janë mbyllur.