Xhabir Zejnuni bashkëbisedim me Nasho Jorgaqin mbi FISHTËN

0
1221
At Gjergj Fishta

EuroEmigrant, më 23/10/2016

Nasho JorgaqiNASHO JORGAQI: “Për fat të keq, kleri katolik shqiptar, që trashëgoi një traditë të shkëlqyer në historinë tonë kombëtare, në prag dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk u gjend me ato forca që u hodhën në luftë kundër pushtuesve fashistë”.

XHABIR ZEJNUNI: “Për cilat forca e keni fjalën Ju, që “u hodhën në luftë kundër pushtuesve fashistë” me të cilat duhej të bashkëpunonte kleri katolik, kur rezistenca kundër italianëve në Shqipëri ka qenë e tipit SALAFIST (Salafizëm është një mënyrë veprimi e grupeve të ndryshme, që mund të kenë të njëjtin ideal, por që nuk kanë lidhje mes tyre dhe nuk kanë një bazë të vetme drejtuese), deri me krijimin nga jugosllavët të PKSH me 8 nëntor 1941, e cila më pas “mori në dorë udhëheqjen e rezistencës”? Apo mos vallë kleri katolik duhej të trokiste derë më derë për të organizuar rezistencën? Tjetër është detyra e klerit.

NASHO JORGAQI: “Përkundrazi, kleri katolik, në një mënyrë a në një tjetër, i hapi rrugën pushtimit italian, e mirëpriti ushtrinë agresore, duke i cilësuar legjionet e saj “pëllumba të Krishtit”, e mbështeti “rendin e ri fashist” dhe u vu në rolin e bashkëpunëtorit të tij. Për këtë flasin qartë arkivat, dokumentet e viteve 1939-1944”.

Xhabir ZejnuniXHABIR ZEJNUNI: “Ku janë ato arkiva që flasin për bashkëpunimin e klerit katolik me pushtuesit italianë, të cilit ai i paska hapur rrugën këtij pushtimi? Shqipëria sido që të vinte puna, do pushtohej nga Italia. Për arsye shumë të thjeshtë. Duke qenë se Shqipëria ishte vend shumë i pazhvilluar dhe i pasigurtë politikisht, ky fakt përbëntë një rrezik shumë të madh edhe për Italinë, për të tashmën dhe të ardhmen e saj. Duke u pushtuar Shqipëria nga Italia, ky fakt do bënte që të evitohej pushtimi i mëvonshëm i saj nga sllavo-komunisto-çifutët dhe më pas edhe i Italisë. Pastaj, nuk duhet harruar edhe fakti se Skënderbeu kishte gati 500 vite që kishte vdekur (…). Interesat ekonomike të këtij pushtimi ishin ZERO. Ndërsa interesat gjeo-poilitike ishin shumë të mëdha. Kur u larguan anijet sovjetike nga Pasha Limani i Vlorës në vitin 1961, “mori frymë thellë” edhe Italia. Në lidhje me preferencën që kishte kleri katolik për “pëllumbat e Krishtit”, ata janë të justifikuar plotësisht, kur opcioni tjetër në horizont ishin “korbat e komunizmit”. U preferua prej tyre “rendi i ri fashist”? Sigurisht, kur komunizmi kishte gati 30 vite që po “lulëzonte” në Bashkimin Sovjetik dhe bëmat e tij njiheshin mirë nga kushdo.

NASHO JORGAQI: “Ndryshe ka ndodhur me klerin katolik në Poloni, i cili jo vetëm u radhit në anën e popullit të robëruar, por madje u vu në udhëheqje të rezistencës klandestine e partizane. Jo rastësisht, një ndër partizanët antifashistë polakë ishte dhe Karol Ëojtila. Është në nderin e kombit polak dhe të kishës katolike të tij që disa nga prelatët e saj luftëtarë u shpallën heronj kombëtarë”.

XHABIR ZEJNUNI: “Kur fotrcat naziste pas pushtimit të Polonisë, mbyllën në vitin 1939 Universitetin e Jagellonicës, ku studjonte Karol Wojtila për letërsi dhe filozofi, gjatë periudhës 1940-1944 ai u detyrua të punojë në një minierë guri dhe më pas në fabrikën kimike të Solvayt, për të siguruar jetesën, por edhe për të evituar deportimin në Gjermani. Duke lexuar librin “Karol dhe Wanda” (të shkruar nga Giacomo Galeazzi dhe Francesco Grignetti), mësohet se gjatë kësaj periudhe Karol Wojtila bënte pjesë në një celulë sekrete të rezistencës polake, që përkrahte krahun ushtarak. Ai merrej me informacionin dhe kulturën duke ju mbështetur Teatrit Rapsodik të Wadovicës. Gjatë kësaj periudhe, tek ai u ngjall vokacioni ekleziastik. Nuk rezulton që ai të ketë marrë në dorë pushkën. Pasi kush ka pushkë në dorë, edhe vret. Dhe ai që vret, vështirë se mund të behet më vonë At i Shenjtë (mbase kjo ka qenë edhe një rastësi hyjnore). Edhe Jozef Ratzinger ka qenë pjesë e rinisë naziste, por më vonë arriti të bëhej At i Shenjtë.

NASHO JORGAQI: “Çfarë mrekullie do të kishte qenë sikur edhe një prift katolik shqiptar të ishte flijuar për kauzën e lirisë gjatë luftës kundër fashizmit në Shqipëri”!

XHABIR ZEJNUNI: “Në fakt, mrekullia ndodhi më vonë, kur regjimi komunist masakroi dhe persekutoi me qindra priftërinj”.

NASHO JORGAQI: “I vetmi prift katolik që u bashkua me forcat e rezistencës antifashiste ishte Dom Luigj Pici, famullitar i Kishës së Reçit, i cili qe një nga ata që ngriti në këmbë dhe u priu besimtarëve të tij në luftë kundër fashistëve. Madje ai do t’i qëndronte besnik idealeve të luftës deri në çlirimin e atdheut. Por fundi i tij, pavarësisht nga aktivizimi antifashist, do të ishte tragjik. Pushteti i ri që erdhi në fuqi nuk do ta kursente dhe prifti patriot do ta pësonte si kolegët e tij klerikë”.

XHABIR ZEJNUNI: “Kam idenë se Dom Luigj Pici do jetë penduar shumë për atë që ka bërë, duke parë se si ja shpërblyen më vonë komunistët. Të paktën kolegët e tij e evituan këtë lloj pendese, pavarësisht fundit të tyre tragjik”.

NASHO JORGAQI: “Po ky është një kapitull më vete, me një problematikë të gjerë, që lyp pa dyshim një studim objektiv shkencor”.

XHABIR ZEJNUNI: “Mos e lini më vete këtë kapitull “me një problematikë të gjerë”. Meqë tash 25 vite nuk e keni studjuar shkencërisht (pasi edhe dokumentacioni i pasur nuk ju mungon), bëjeni tani të paktën, sepse koha nuk pret. E Juaja natyrisht.

NASHO JORGAQI: “Kisha Katolike, e kushtëzuar dhe nga nevojat e mëdha financiare, përkrahu si partner të mundshëm shtetin fashist” (citim i studimit monografik të Dom Nik Ukgjinit “Kisha katolike në trevat shqiptare”).

XHABIR ZEJNUNI: “Vatikani dhe Italia kanë nënshkruar me 11 shkurt 1929 Paktin Lateranenz (ose Konkordatin).
Neni 1 disponon se “Italia njeh dhe afirmon parimin e konsakruar në nenin 1 të Statutit të Mbretërisë të 4 marsit 1848 (Statuti Albertin), ku besimi katolik, apostolik dhe roman është i VETMI besim i Shtetit”.
Ndërsa neni 1 i Konventës Financiare mes nënshkruesve, disponon se “Italia detyrohet që t’i paguajë, me shkëmbimin e ratifikimit të Paktit, Selisë së Shenjtë shumën prej 750.000.000 liretash.
Nga kjo shumë kaq e madhe, është financuar edhe kleri katolik i Shqipërisë, pa qenë nevoja e ndërmjetësimit të Italisë monetarisht.
Nëse kleri katolik mund të ketë përkrahur shtetin fashist, e ka bërë për t’ju kundërvënë rrezikut komunist, siç edhe u vërtetua më vonë. Dhe nuk gaboi. Por, edhe e pësoi. Ishte i njëjti kler katolik, ku falë kontributit të tij të çmuar në zgjedhjet e pas luftës, u evitua që në Itali të vinte në pushtet Partia Komuniste, e cila nëse do merrte pushtetin, si punë të parë që do të bëntë, do zhdukte Vatikanin nga faqja e dheut (….)..

NASHO JORGAQI: “Gjergj Fishta, Anton Harapi, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja etj., duke qenë të grupimit intelektual proeuropian shqiptar, largimin e Zogut e shohin si shpëtim për Shqipërinë” (citim).

XHABIR ZEJNUNI: “Në fakt, më shumë stabilitet i dha Shqipërisë Italia për 4 vite se sa Zogu gjatë mbretërimit të tij gati 15 vjeçar. Nën Zogun, Shqipëria në atë periudhë shumë të turbullt, do copëtohëj akoma më shumë”.

NASHO JORGAQI: “Për të (Dom Ukgjini) dhe për gjithë klerin katolik, armike nuk është Italia fashiste, por Zogu dhe komunistët”.

XHABIR ZEJNUNI: “Historia 50 vjeçare komuniste, vërtetoi 100% shqetësimin dhe frikën e klerit katolik”.

NASHO JORGAQI: “Kujtimet e At Zef Pllumbit të prekin për sinqeritetin e tyre, për devocionin me të cilin janë shkruar, ato përbëjnë një ndihmesë të vyer për të plotësuar e qartësuar portretin e Fishtës si njeri dhe si artist”.

XHABIR ZEJNUNI: “E vlerësoj shumë ndjeshmërinë Tuaj për kujtimet e At Zef Pëllumbit. Edhe pse të vonuar. Madje shumë. Pasi në saje të këtyre kujtimeve, Ju po e lartësoni shumë edhe Fishtën “si njeri dhe si artist””.

NASHO JORGAQI: “Duam ta besojmë sinqerisht At Pllumbin”.

XHABIR ZEJNUNI: “Edhe unë dua të besoj sinqerisht që Ju po doni të besoni At Zef Pëllumbin. Ndërsa personalisht, klerikun e nderuar e besoj fare natyrshëm, kjo falë edhe vuajtjeve të tija në ferrin e tmerrshëm komunist”.

NASHO JORGAQI: “Por Fishta, si prelat i lartë i klerit katolik shqiptar, nuk mundi t’i shpëtojë tundimit që i bëri fashizmi”.

XHABIR ZEJNUNI: “Fashizmi nuk tundoi Fishtën, si prelat i lartë i klerit katolik shqiptar që ai ishte. Kushdo do tundohej nga ai fashizëm, i cili nëse do kishte vazhduar në Shqipëri në vitet që pasuan, do kishte bërë atë që nuk bëri Turqia dhe komunizmi për 550 (500+50) vite pushtim. Kushdo do tundohej nga ai fashizëm, duke e preferuar atë në vend të pushtimit komunist.
Më ka mbetur në mendje një fjalë që më ka thënë nëna ime (datëlindja 1919) dikur: “Më mirë kemi jetuar nën Zogun, Italinë dhe Gjermaninë se sa nën thundrën komuniste”. Kaq shumë të jetë tunduar nga fashizmi edhe nëna ime, e cila nuk ka pasur bagazhin intelektual dhe kulturor të Fishtës!?

NASHO JORGAQI: “Zgjedhja si anëtar i Akademisë së Italisë qe më shumë një akt politik, që u shërbente qëllimeve të mbrapshta të demagogjisë fashiste”.

XHABIR ZEJNUNI: “Jo Zotëri. Kjo zgjedhje kishte vetëm vlera akademike dhe shkencore ndaj një GJENIU, siç ishte Fishta dhe nuk hyn aspak këtu demagogjia fashiste”.

NASHO JORGAQI: “Ndryshe ndodhi me Çabejn, i cili refuzoi shpalljen e tij anëtar i Institutit Italo-Shqiptar, duke e vlerësuar atë si një vepër “joshkencore”.

XHABIR ZEJNUNI: “Çabej ka mundësi që ta ketë refuzuar atë propozim anëtarësimi, pasi (mbase) ka pasur bindjen se niveli i tij shkencor dhe akademik në atë kohë, (por edhe për moshën e re që ai kishte, 31 vjeç) nuk e justifikonte këtë vlerësim kaq të lartë. Ose i dukej tepër të rrinte krah për krah me Fishtën në atë Akademi, të cilit “i puthte duartë” në letrat që i shkruante me aq adhurim. Ose pse jo, mbase ky vlerësim ishte një miklim ndaj tij, të cilin e refuzoi me “zgjuarsi”(!)”.

NASHO JORGAQI: “Fishta s’kishte nevojë për ndere të huaja, aq më shumë prej dhunuesve të lirisë së Atdheut”.

XHABIR ZEJNUNI: “Nuk më duket që lirinë e Shqipërisë ta ketë dhunuar atë kohë Akademia e Italisë. Ai nder nuk i përkiste vetëm Fishtës, por tërë Shqipërisë”.

NASHO JORGAQI: “Megjithatë, Fishta, dashur pa dashur, flirtoi dhe u kthye ose u përdor si ithtar i pushtuesve”.

XHABIR ZEJNUNI: “Fishta nuk flirtoi me Italinë. Por, kuptoi se copëtimi i mëtejshëm i Shqipërisë mund të evitohej nga Italia. Pse jo edhe bashkimi i trojeve shqiptare?!”.
Në këmbimin epistolar mes Fishtës dhe oficerit të lartë italian, Juve ju bën shumë përshtypje mënyra tepër e sjellshme dhe me kulturë me anën e së cilës sillet Fishta ndaj tij. Helbete, pasi ajo letër nuk i dërgohej ndonjë oficeri komunist sigurims shqiptar, duke ju drejtuar me: “Shoku oficer…..”.
Do ju kisha qenë shumë mirënjohës Juve nëse do kishit vënë këtu edhe “Artikullin magjistral “Bregu i pestë të botuar në gazetën “Il Resto del Carlino””. Pasi kështu do kisha pasur mundësi të gjykoj dhe arsyetoj më mirë në lidhje me argumentin që Ju e shtruat VETËM në FUND të artikullit Tuaj(!).

Zotëri.
Dy këmbana dëgjohen më mirë kur janë BASHKË, por dëgjohen akoma më mirë kur kanë edhe TINGUJ të NDRYSHËM.
Të arsyetoni akoma me mentalitetin e librit “Mërgata e qyqeve”, është jashtë mode. Kurrë nuk më ka pëlqyer qyqja. E çfarë ngrohtësie mund të presësh pastaj nga një zog i tillë, i cili nuk ngroh as vezët e veta!?
Nuk kuptoj arsyen se pse Ju analizoni Fishtën si klerik dhe jo si POET, pasi tërë bota atë e njeh dhe e vlerëson si POET. Mbase ky fakt vjen, sepse të analizosh veprën e Fishtës, duhet talent, mund, djersë, pasion dhe mënçuri.
Dhe jo kushdo i ka këto aftësi.
E megjithatë, duhet të falendërojmë Zotin e madh, që ne shqiptarëve na DHUROI FISHTËN.
AMEN.