WALLACE STEVENS
1879-1955
Wallace Stevens (Reading, 2 tetor 1879 – Hartford, 2 gusht 1955) ishte një poetastatunitense.
TREMBËDHJETË MËNYRA PËR TË PARË NJË MËLLENJË
I.
Midis njëzet maleve me borë
E vetmja gjë e lëvizshme
Syri i mëllenjës së zezë.
II.
Kisha tre dëshira,
Si një pemë
Mbi të cilën rrinë tre mëllenja.
III.
Mëllenja u end erërave të vjeshtës.
Qe pjesë e shkurtër e pantomimës.
IV.
Një burrë dhe një grua
Janë një.
Burri, gruaja dhe mëllenja
Janë një.
V.
S’di nëse të preferoj,
Bukuri kadencash
Ose aludimesh,
Fishkëllimën e mëllenjës
Apo atë që vijon.
VI.
Cikërrima akulli mbulonin dritaren
Me qelqe barbare,
Ku hija e mëllenjës
Kaloi e kaloi përsëri.
Zbuloi gjendjen shpirtërore
Motiv i padeshirueshëm
Në hije.
VII.
O njerëz të varfër të Haddam,
Pse përfytyroni zogj të artë ?
Nuk e shihni që mëllenja
Ecën nëpër këmbët e grave
Që ju rrethojnë ?
VIII.
Unë di thekse fisnike
Dhe ritme të shndritshme e të pashmangshme:
Por, e njohur për mua është,
Mëllenja që është përfshirë
Në gjërat që di unë.
IX.
Kur u zhduk në fluturim,
Mëllenja shënoi skajin
E një sërë rrathësh.
X.
Në shikimin e mëllenjave
Fluturuese në dritën e gjelbër,
Që prej orgjive të eufonisë
Ia krisnin një britme të mprehtë.
XI.
Udhëtoi për në Konektik
Në një koçi qelqi.
Një here e shtrëngoi pështjellimi,
Kur u kap në llahtar,
Hija e ekuipazhit të tij
Nga një fluturim mëllenjash.
XII.
Lumi alarmohet:
Mëllenja duhet të fluturojë këtë çast.
XIII.
Gjithë pasditja ishte muzg.
Binte borë,
Boronte akoma.
Dhe mëllenja u ul
Midis gjymtyrëve të bredhit.
JOSHJA
Joshja, të veshurit, në orën e vonë
Kafe dhe portokall mbi karrigen në diell,
Liria e gjelbër e një papagalli,
Mbi një tapet shkrihen për t’u përhapur
Heshtje të një sakrifikimi arkaik.
Ajo ëndërron dhe s’e duron
dhunimin e zi të rrënojës, pothuaj të qetë, antike,
Që midis llambave ujore errësohet.
Portokallët e thartë dhe krahët jeshil në të artë
Duken pjesë e një kortezhi funebër
Që zvarritet mbi ujë pa zhurmë.
Dita është si një oqean pa zë,
E qetë gjer te këmbët e tij zhurmuese
Fytyra të kthyera drejt Palestinës,
Mbretëri memece e gjakut dhe varrit.
NERIU ME KITARË BLU
I
Njeriu i përkulur mbi kitarën e tij
Në ditën e gjelbër. Ndoshta një rrobaqepës.
I thanë: “Mbi kitarën blu
Ti nuk i bie gjërave siç janë.”
Ai tha, “Gjërat siç janë
Tjetërsohen mbi kitarën blu.”
U përgjigjën: “Por ti duhet t’i biesh
Një arjejeje që të jetë e t’na tejkalojë,
Një arje mbi kitarën blu
Me gjërat ashtu siç janë.”
II
Unë nuk arrij të sjell një botë shumë
të rrumbullakët,
Edhe pse mund ta ndreq atë me sa mundem.
Këndoj kokën e një heroi, me sy të mëdhenj.
Dhe bronzin me mjekër, por jo një njeri,
Edhe pse unë e riparoj sa mundem,
Dhe të arrij nëpërmjet tij, pothuajse te njeriu.
Nëse unë, i bie serenatave gati njeriut
Do të thotë që të mungojnë gjërat si janë,
Atëherë thonë: “kjo është serenadë
E njeriut që i bie një kitare blu.
IV
Prandaj jeta është siç janë sendet?
Mbi kordat ajo gjen rrugën e saj.
Mbi një kordë një milion krijesa?
E tërë mënyra e tyre, e fortë dhe e mekur,
Tërë mënyra e tyre e drejtë dhe e rreme,
Mënyra e tyre e tërë, e fortë dhe e dobët?
Thërrasin shqisa, dinakë e të çmendur,
Miza gumëzhitëse në ajrin vjeshtak.
Është jeta dhe sendet siç janë,
Kjo gumëzhimë e kitarës blu.
V
Mos na thua që poezia është sublime,
As që vallëzojnë pishtarë nëntokësorë,
As që pozojnë herë mbi një rreze.
Hijet në diellin tonë nuk ekzistojnë,
Dita është dëshirë dhe nata është gjumë.
Nuk ekzistojnë hije në asnjë vend.
Toka për ne është shkretëtirë nudo.
Nuk ekzzistojnë hije. Poezia
Muzika tejkalon dhe mban vendin
E qiellit bosh dhe himneve të saj. Vendin
E tyre e pretendojmë ne në poezi,
Dhe në dërdëllitjet e kitarës tënde.
VI
Një arje na kapërcen si jemi,
Por asgjë s’e ndryshon kitarën blu:
në gjumë jemi si në hapësirë,
Pa ndryshuar asgjë, përveç vendit
Të sendeve siç janë, vetëm vendi
Se si u bie ti në kitarën tënde,
Vendi përtej rrethit të mutacioneve,
Në atmosferën finale të perceptuar;
Për një çast të fundit në botë
Që mendimi i artit duket i fundit
Kur është ideja e perëndisë vesë e dendur.
Gjumi është hapësirë.Kitara blu
Bëhet pjesë e gjërave siç janë,
Një përbërës i shqisave të kitarës.
XXIV
Një poezi e gjetur në një baltovinë,
Gati meshar për adoleshentëtin,
Studiusi i uritur i atij libri,
Pikërisht atë libër, ose vetëm atë faqje,
Ose të paktën një frazë, atë frazë,
Skifter të jetës, pak latinezante:
Të njoh, një Meshar për atë që mendon.
Skifterin të takojë syrin dhe t’i zmbraset
Jo syrit, por gëzimit të sendit.
Unë luaj me kitarë. Kjo është ajo që mendoj.
III
Kulla natyrore është krijim,
Qendra trekëndori, majë e gjelbër
E gjelbërimit, më e vlefshme e çdo shikimi
Të mëtejshëm, si një fron masiv,
Aksi i universit, majë e gjelbër,
Atdhe i lumtur në mijëra epithalame.
Është mali ku qëndron kulla,
Është mali i fundit. Dielli i pagjumë
Thith ajrin e vet të kulluar dhe pushon.
Një azil i tillë u krijua nga ai mbarim.
Është plaku deri sipër sa s’lexon gjë më
Tani dhe përcëllimi i lashtë i të cilit
Përcëllimi veror thith, dhe u qetësua
Nga një sens në të cilin mosha e tij u përmbush,
Nga një sens të asgjëje tjetër i zoti tashmë.
Përktheu: Faslli Haliti