Vuçiqi ideologjinë fashiste, është duke e futur nga dera e pasme në Ballkanin Perëndimor

0
328
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është një radikal i Sheshelit, i cili kurrë nuk i ka ndau rrugën nga politikat e Millosheviqit. Vuçiq ishte Minister i Informatave në kohën e kriminelit Millosheviq, i cili po e vazhdon rrugëtimin politike të asaj kohe. Kaluan bukur do kohë qysh se kan filluar bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për nomalizim të marrdhënjëve, që na sollën shumë marrveshje të nënshkruara, e shumë të pa implementuara nga Serbia e pa besë, dhe disa nga këto marrveshje të rëndësisë nacionale ishin në dëm të Kosovës.

Në këto bisedime hym të pa përgatitur dhe të pabarabartë më palën serbe, së hym pa asnjë kusht të vëtem, thua së ne ishim agresori, e jo se ishim viktima. Nga këto bisedime u favorizua Serbia, e bashkë më te, u fuqizua edhe Vuçiqi. U faktorizua një përson paramilitar, një përson më një biografi kriminale, i cili nuk është larguar nga ideologjia shfarosëse serbe karshi shqiptarëve. Ish kryeministri dhe tash presedenti i Serbisë, Vuçiq, ka instaluar sistem totalitarë në këtë shtet, të cilin jashtë kufijve po e shëndrron në hegjemonizem përfid e dinakeri, për Serbi të Madhe, siç e ka thënë në një shkrim autorial edhe analisti i njohur, Janush Bugajski.

Ai nuk ka pushuar dhe nuk po pushon më retorikën ultranacionaliste së bashku Daçiqin kunder Kosovës dhe shqiptarëve në rajon. Ideologjinë fashiste është duke e futur nga dera e pasme në Ballkanin Perëndimor. Ai më të madhe është duke luajtur lojën e putinizmit për plane të reja pushtuese karshi Kosovës, por edhe Malit të Zi, pas rënjës të partisë të Gjukanoviqit nga pushteti. Në këto plane politike Serbia është duke futur në lojë si edhe me parë, Kishën Ortodokse, si përkrahëse shpirtërore e politikës serbe.

Vuçiqi po e kthen politikën luftënxitëse të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, që solli tragjedi të popujëve jo serb në ish-Jugosllavi, të cilën gjë sikur po e lejon bashkësia ndërkombëtare! Në këtë luftë lokale mbeten të vrarë dhe të masakruar nga soldateska dhe paramilitarët e Milloshiviqit më mijëra njerëz të pafajshem myslimanë të Bosnjës dhe shqiptarë të Kosovës. Nese aleanca ushtarake verioatlantike e NATO-së, nuk lejojë formimin e Serbisë të Madhe më luftë, duket së këtë po e lejon në kushte të paqës.

Serbia e zgjeroi territorin, duke therur më bajoneta mijëra shqiptarë autokton, dhe dogji mbi 700 fshatra, duke filluar nga Nishi, Toplica, Kurshumlia e shumë vendbanime tjera shqiptare në zemer të Serbisë të sotme, duke bërë kështu spastrime etnike të formës më të rëndë të gjenocidit. Serbisë ju mundësua afrimi në BE, edhe njerëzit e pa përgjegjshem të politikës të dy shteteve shqiptare, duke koketuar më kreun shtetëror shovinist të Beogradit. Duke vrapuar pas keqpërdorimeve e harruan shtetin dhe popullin e vet. Kan pru gjendje të mjerueshme sociale dhe ekonomike, më varfëri ekstreme.

Kosova nuk po ngjan në shtet ligjor ku sundon rendi dhe demokracia. Minishengeni është kapitull i veqantë, që më Marrveshjen e Uashingtonit i dha krahë Serbisë të bëhët kryeqender ekonomike dhe politike per Ballkanin Perëndimor. Madje, më qasjën mbi Ujmanin dhe plus Minishengeni, janë dhurata më i mirë për këtë shtet, i cili ka merituar të dënohet për gjenocid. Serbia më format e politikave radikale, po tenton destabilizimin e Kosovës. Vuçiq po e nxitë politikisht edhe përfaqësuesin e serbëve në Bosnje, Millorad Dodik, i cili vazhdimisht po tërheq paralele ndërmjet Kosovës dhe “Repubilika Serpska, duke thënë “atyre shtet, neve shtet”.

Bisedimet maratonike më Serbinë keq kan filluar, dhe vështirë së do ta kan të mirë edhe përfundimin, kur dihet së marrveshja si “Zajednica”, më kompetenca ekzekutive ka marr formën e marrveshjës ndërkombëtare dhe zor të zhbëhet, siq po e kërkojnë ata që vet e firmosën. Teza për shkëmbime territoriale e vitit 2018 kishte bërë që lidhur më këtë temë të lindin divergjenca ndërmjet Evropës dhe Amerikës, sa ishte në administratë të Trampit, Bolton. Dihet së ashpër e kishte kundërshtuar këtë Angela Merkel.Përfaqësuesit tanë përfundimisht duhet bërë më dije Serbinë, së marrveshja finale bëhët vëtem, duke u pranuar shteti i Kosovës nga Beogradi zyrtar…