Vrasjet politike si metodë për t’u ngjitur dhe për të mbetur në pushtet?!

1
1035
Skënder Mulliqi - Dhimo Kote

Nga Skënder MULLIQI

Edhe këto festa të nëntorit qytetarët ishin të “dënuar” ta shikojnë defilimin e këtyre strukturave politike në krye të shtetit, të cilat nuk e meritojnë të festojnë duke përfaqësur popullin. Nuk e meritojnë të janë në ballë të proceseve demokratike, nuk e meritojnë respektin e qytetarëve sepse moti janë tjetërsuar nga populli.

Këto struktura në kupolën e shtetit shumica janë më biogarafi kriminale. Këta kriminelë ordiner janë duke e fundosur Kosoëvn ngadalë, janë duke i varrosur shpresat e gjeneratave të cilat po vijnë së do të bëhët mirë. Nuk ka gjë më turp kur po dalin neper media dhe po i urojnë qytetarët per festat e shenjta të nëntorit. Edhe pamjen fizike, të ecurit, sjelljën dhe për veprimet e tyre të mos të flasim, i kan banditeske.

Këta e zhytën popullin e vet në mjerim social pa fije turpi. Nuk ka gjë më e turpshme për një popull i cili po lejon krejt pas luftën ti udhëheqin hajnat, uzurpatorët e pronave dhe kriminelet e gjithë farë ngjyrave. Të dorëzohesh para një kaste gadi krejt kriminale eshte tradheti edhe ndaj çdo vlere shoqërore. Këto struktura pushtetare gjithnjë e më shumë po tallën me popullin siq thuhet më grusht në gojë. Nuk do të ishte dashur tu lejohet një luks i tillë kaq i madh njerëzve te cilët i kan zgjedhur metodat e shantazhit dhe të manipulimeve me masen.

Festat e nëntorit gjithnjë duken më të zvetnuara, sepse i kan zvetnuar ata të cilët nuk ishte dashur kurrë ti shijojnë postet e larta pushtetare. E kan zënë vendin e meritoreve pa meritorët dhe hoshtaplerët e kombit në te dyja anët e kufirit, duke mos përjashtuar këtu edhe klikën pushtetare të Ali Ahmetit në Maqedoni. Pas një periudhe të gjatë kohore trungut të lashtë ilirik iu kthye më luftën çlirimtare dhe më ndihem e madhe të miqëve tanë ndërkombëtar pjesa më e madhe, e na dolen do halabakë në krye të pushtetit, të cilët ditë për ditë po e rrënojnë shtetësinë e Kosovës.

Nënshkruan marrëveshje politike më Serbinë gadi në menyrë të heshtur, për tema që janë të interesit vital nacional dhe shtetëror. Po, mos të ishte tema e demarkacionit, e cila ua qiti të gjitha të palarat, sigurisht së do ti dëmtonin edhe shume interesat shtetrore. Nese dikur për të ardhur në pushtet i preferuan vrasjet e kundershtarëve politik, tash pasi e kan realizuar qëllimin e tyre, për të mbetur më qdo kusht në pushtet i kan filluar vrasjët institucionale (vetë-vrasja e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit).

Kjo eshte metoda me e ndyte e mundshme. Ngrehinat komuniste më disa veprime po ia kalojne edhe metodave të fashizmit. E pashë lexues të nderuar një lajm se ish presidenti i Iranit, Ahmedinexhad po i ruante dhentë. Sigurisht kjo eshte ndonjë premi për te. Ruajta e deleve do të ishte premi edhe për keqpërdoruesit e pushtetit në Kosovë.

Po këta tanët së pari ishte dashur që t’u konfiskohet pasuria e paligjshme, dhe së dyti të përgjigjen para organeve te drejtëisë për të gjitha të palarat e tyre. Pa u spastru kjo skenë politike nga individet e kriminalizuar dhe të korruptuar, nuk do të kemi kurrë shtet ligjor dhe demokratik, së për temen e zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenjës mos të flasim…

1 KOMENT

  1. al Skender Al Mulla, Al Ahmedinexhadi,

    ti Po e krahason Qeverine e Kosoves, qe eshte zgjedhur me vota te lira nga Kosovaret, me nje shimpanze diktatoriale, qe nuk e ka zgjedhe populli Iranian. Dmth. ti je idot politik.
    Ti je nje ndytesire, qe din me shkruar idiotesira, edhe asgje tjeter. Ti veç 1% me qene patriot e kishe nderruar ate emer otomanik me prapashtese shkavelle, MULLIQ SKENDER.

Komentet janë mbyllur.