VRASJET E USHTARËVE SHQIPARË NË ARMATËN JUGOSLLAVE” 1981-1991

0
809
Qazim Berisha - Vrasja e ushtarëve

Qazim Berisha
(publikuar në gazetën “Fjala jonë” dhe “Gazeta shqiptare”, në vitet 1996/97, 1997/98)

Këtë gazetë arrita ta siguroj një pjesë të vogël të numrave nga miqtë e mi, sepse mua më ishin djegur të gjitha bashkë me shtëpi gjatë luftës së Kosovës. Kisha punuar dy vite me radhë në fejtonin për ushtaret e vrarë shqiptarë që vinin në arkivole nga ish Armata jugoslëave”, të gjithë më të njëtën diagnozë të rremë “bënë vetëvrasje”.

EDHE NJË PLAGË E MADHE E PAMBYLLUR JONA QË KËRKON DREJTËSI

Po bëhen afro 40 vjet kur filloi cikli i vrasjeve të djemëve tanë në Armatën jugosllave dhe nuk u mbyll për një dekadë (1981-1991). 20-vjet heshtjeje nga udhëheqësia e atëhershme komuniste e Kosovës dhe 20 vjet nga udhëheqja e tanishme e Kosovës, do të thotë 40 vjet nuk u muarr askush me këto vrasje makabre. U kthyen në arkivole hiç më pak se 120 ushtarë shqiptarë me diagnozën të menduar mire të ushtarakëve shovenë jugosllav se këta ushtarë shqiptarë “bënë vetëvrasje”. Ishin këta djem shqiptarë të Kosovës që kishin shkuar në shërbim ushtarak të një armate kriminele jugosllave që vriste ushtarët e vetë, vetëm pse ishin shqiptarë. Mendoj se vrasja e ushtarit të pafajshëm dhe vrasja e të burgosurit është mëkati më i madh që numërohet krim i njerëzimit, sepse ata nuk e kanë fuqinë mbrojtëse nga eprorët e tyre gjakëpirës.

Vrasjet e ushtarëve shqiptarë nuk është dashur të heshtën, të paktën tani kur Kosova është shtet. Cila Qeveri jona tash e njëzet vjet është marrë me këtë krim qe është bërë në djemtë tanë. Ata ishin të rinj, pa i mbushur njëzet vjet, pa i ra brisk fytyres, na i kthyen në arkivole me plumba në trup, me diagnozën banale ‘bënë vetëvrasje”. Vrasjet e ushtarëve shqiptarë u bënë në të gjitha Republikat jugosllave: Në Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë, në Serbi, në Mal të Zi në Maqedoni dhe në Krahinën Autonome ne Vojvodinë.

Tani pas Pavarësisë së Kosovës, me disa Republika ish jugosllave kemi marrëdhënie të mira që do të na mundësojnë të hulumtojmë këto vrasje, nga vullneti i tyre i mire. Të gjurmohen edhe inskenimet e Gjyqeve ushtarake për dënimin e ushtarëve shqiptarë për “Vepra nacinaliste dhe terroriste” siç i çuanin ata.

Nga vullneti im i mire pata filluar para luftes fejtonin “Ushtarët e vrarë shqiptarë në Armatën Jugosllave”, në dy gazeta tona që atëbotë dilnin “ Fjala jonë” dhe gazeta tjetër “Gazeta e re shqiptare” që fillova t’i publikoj edhe pse për mua drita re kuqe rrinte ndezur për publikimin e këtyre rasteve. Në vizitat e Familjeve të ushtarëve të vrarë në të gjitha trevat e Kosovës, në shumtën e rasteve më ka shoqëruar vëllai im professor Selimi Berisha, Dëshmor i Kombit, në 20-vjetorin e rënies u shpall edhe Hero i Kosovës.

Në të gjitha ato familje që i vizituam për të mbledhur rrëfimet e familjarëve të ushtarëve të vrarë, ata kishin një dhembje të madhe të papërshkruar, që shpesh herë shpërthenin lotët duke mos mundur të përmbahem duke i shënuar ato rrëfime..

Për vrasjen e këtyre ushtarëve shqiptarë faji nuk bënë të mbetët jetim. Nuk mund të lirohen nga faji as zyrtarët e sektorit të Mbrojtjes Popullore të Kuvendeve Komunale nga vinin ushtarët, se zarfi i tyre i mbyllur me karakteristikat e ushtarit dhe familjes së tij, shpesh u bënë kob për ta.. Në ato sektore të mbrojtjes mbetën zyrtarë udbash të pashpirt qe dilnin në terren për të mbledhë shënime se ushtari në fjalë i takon një familje nacionaliste dhe në zarfa të mbyllur i dëergonin nëpër kazerma ushtarake jugosllave.

Të gjithë këta ushtarë të vrarë shqiptarë rridhnin nga familjet atdhetare. Me fillimin e Demonstratave të ’81 që ndiqeshin pjesëmarrësit e demonstratave, ashtu po në këtë vit filloi gjuetia e gjahut nga epëroret ushtarak jugosllav për vrasjen e ushtarëve tanë deri në fund të vitit 1991, kur rinia shqiptare nuk iu përgjigjen thirrjes për shërbim ushtarak. Këtu u ndal edhe cikli i vrasjeve të ushtarëve tanë në A(P)J.

Në pjesën tjetër të shkrimit do të jipen emrat120 ushtarëve të vrarë ne armatën jugosllave (1981-1991)

LISTA E USHTARËVE TË VRARË SHQIPTARË NË ARMATËN JUGOSLLAVE
(1981-1991)

1. Besim (Xhemë) Bajraktari, nga Juniku i Deçanit
2. Sami (Ali) Gashi nga Prishtina
3. Asllan (Ukë) Gashi nga Suhareka
4. Halil (Habib) Hajrullahu nga Banulla e Lipjanit
5. Shaban (Sadik) Prushi nga Zylfaj e Gjakovës
6. Qerim (Abdurrahman) Aliu nga Kumanova
7. Nazmi (Avdullah) Muja nga Gradica e Drenasit
8. Latif (Mehmet) Zeqiri nga Kaçanolli i Mitrovicës
9. Rasim (Ramadan) Zeka nga Metergovci i Podujevës
10. Halil (Halim) Binaku nga Gllareva e Drenasit
11. Shefqet (Avdyl) Prekazi nga Prekazi i Drenasit
12. Yzeir (Rrustem) Sadiku nga Rahovica e Preshevës
13. Sami (Shani) Krasniqi nga Buçe e Sharrit
14. Ismet (Muharrem) Bojku nga Deçani
15. Hasan(Telat) Sezairi nga Gostivari
16. Mustafë (Ramadan) Hoxha nga Bellanica e Suharekës
17. Adem (Binak) Osmanaj nga Turbohovci i Istogut
18. Mustafë (Arif) Pantina nga Gllareva e Klines
19. Enver (Selman) Elezi nga Shkupi
20. Murat (Muharrem) Isufi nga Haraçina e Shkupit
21. Naser (Shaqir) Gash inga Kopiliqi i Poshtëm i Skënderajt
22. Agron (Haxhi) Ferizi nga Kodralia e Deçanit
23. Beqir Sahiti nga Stublla e Vitisë
24. Ejup (Fejzë) Sahiti nga Papazi i Ferizajit
25. Mujë (Rexhep)Maqaj nga fshati Bregu i Zi i Lipjanit.
26. Rexhep (Ismet) Blakaj nga Jabllanica e Pejes
27. Enver Hasi nga Poroj i Tetovës
28. Inajet (Fuad) Istrefi nga Veleshta e Strugës
29. Erdogan (Alajdin) Morina nga Prizreni
30. Mustafë (Mumin) Ramadani nga Bozofci i Tetovës
31. Aziz (Sadik) Kelmendi nga Karaçica e Lipjanit në vendbanim në Arbanë të Prizrenit
32. Qani (Muharrem) Shabani nga Rahoveci
33. Ramush Shala nga Rufci i Lipjanit
34. Tafil (Zahir) Hyseni nga Lumbardhi (Velikoreka) i Podujevës
35. Abedin (Selman) Bala nga Korrotica e Drenasit
36. Fadil (Xhafer) Gashi nga Doberdoli i Podujevës
37. Haki (Rexhep) Shatri nga Tomoci i Istogut
38. Fadil (Selim) Berdynaj nga Radavci i Pejës
39. Sami (Daut) Shaban nga Zaskoku i Ferizajit
40. Raif (Adem ) Isufi nga Kotorri i Skënderajit
41. Besim (Hashim) Fazliu nga Prishtina
42. Bedri (Nimon) Bajgora nga Vushtrria
43. Ibrahim (Isuf) Kastrati nga Turjaka e Rahovecit
44. Miftar (Sylë) Tali nga Babaj i Bokës së Gjakovës
45. Naser (Xhafer) Gashi nga Orrobërda e Istogut
46. Naim (Ramadan) Ajgeri
47. Osman (Hajdar) Ismajli nga Gërbavci i Medvegjes
48. Afrim (Muhamet) Lushtaku nga Prekazi i Skënderajit
49. Qamil (Ramadan) Thaçi nga nga Demjani i Gjakoves
50. Enver (Shaban) Ramadani nga Broja e Skënderajit
51. Xhavit (Alush) Berisha nga Prugoci i Prishtinës
52. Isuf Krasniqi nga Gllobar i Drenasit
53. Halim (Shaqir) Lita nga Klina
54. Jetullah (Haxhi) Desku nga nga Siçeva e Klinës
55. Hamit (Jahë) Haxhiu nga Batusha e Gjakovës
56. Enver (Salih) Maksutaj nga Orrebërda e Istogut
57. Xhevdet (Hajredin) Aruçi nga Rezalla e Skenderajit
58. Izet (Sadri) Bushi nga Pusteniku i Kaçanikut
59. Vahedin (Xhemshit) Hajrizi nga Kuklibegu i Dragashit
60. Rrustem Bejta nga Prekazi i Skenderajit
61. Fatmir (Adem) Tafaj nga nga Grejkoci i Suharekës
62. Zenun Lushaj nga nga Gjonaj i Hasit të Prizrenit
63. Agim (Salih) Gllareva nga Vërboci i Drenasit
64. Setar (Mustafë) Ramadan nga Osek Hilë i Gjakovës
65. Ali (Nazif) Sahiti nga Komogllava e Ferizajit
66. Fahrush (Emrush) Emini nga Zhitija e Vitisë
67. Tahir (Azem) Gashi nga Verbovci i Drenasit
68. Afrim (Bahtir) Hyseni nga Lumbardhi i Podujevës
69. Ali (Sinan) Rrustemi nga Rezniku i Vushtrrisë
70. Florim (Adem) Kosumi nga Tuxheci i Kamenices
71. Haki (Din) Morina nga Gllareva e Klinës
72. Lulzim (Faik) Rexhepi nga Zabeli i epërm i Drenasit
73. Muhamet (Raif) Biçkaj nga Hogoshti i Kamenicës
74. Muharrem (Mehmet) Robeli nga Laqiçi i Kamenicës
75. Mumin (Hafiz) Shkodra nga Sadovina e Çerkezve të Vitisë
76. Rexhep (Zijadin) Ahmeti nga Dobratini i Podujevës
77. Samedin (Fazli) Krasniqi nga Tërpeza e Drenasit
78. Selmon (Shpend) Metaj nga Shushica e Istogut
79. Raif (J.) Miftari nga Medvegja
80. Fatmir (Nezir) Krasniqi nga Prishtina
81. Rexhep (Zijadin) Ahmeti nga Tërpeza e Drenasit
82. Sefer (Mustafë) Ramadan nga Osek Hilë i Gjakovës
83. Skender (D.) Kryeziu nga Capari i Prizrenit
84. Ejup (S.) Bedrolli nga Çallapeku i Lipjanit
85. Burim (Sherif) Behrami nga Mitrovica
86. Ejup (Esat) Gashi nga Bardhi i madh i Fushë Kosovës
87. Vesel (D.) Duraku nga Demjani i Gjakovës
88. Ali (Nazif) Sahiti nga Komogllava e Ferizajit
89. Rasim (R.) Istrefi nga Kovaçica e Mitrovicës
90. Xhevdet (Z.) Musliukaj nga Mitrovica
91. Afrim Zylfiu nga Kumanova
92. Elez Halipi nga Vrapçishta e Gostivarit
93. Fadil Salihu nga Livoqi i poshtëm i Gjilanit
94. Halim Gashi nga Akllapi i Lipjanit
95. Ilaz Fazliu nga Polatica e Tetovës
96. Ilmi Popaj nga Bellacërka e Rahovecit
97. Mirsad Çekiç nga Peja
98. Muharrem Muharremi nga Fshati i Vjetër i Ferizajit
99. Nexhmedin Osmani…
100. Numan Rexhepi nga Tetova
101. Shaip Behrami nga Pakashtica e Podujevës
102. Sherif Kashtanjeva nga Nerodimja e Ferizajit
103. Shukri Kelani nga Prishtina
104. Xhevdet Pomak nga Brodi i Dragashit
105. Xhiman Alia nga Skrobishta e Prizrenit
106. Abedin (Sabit) Krasniqi nga Bardhi i vogël i Fushë Kosovës
107. Gëzim (Sefer) Hasan nga Strofci i Vushtrrisë
108. Sefer (Bislim) Çukovci nga Cërnilla e Ferizajit

Shkruan: @Qazim.H.B
Tetor 2020

P.s. Kërkoj nga Familjet e ushtarëve të vrarë në A (P)J, nëse mungon ndonjë ushtarë i vrarë në këtë listë le të më kontaktojnë që ta plotësojmë listën në mënyrëqë mos të mbetet asnjë jashtë kësaj liste.
Mob im: 044 167 143