Varri i heroit te kombit Kolonelit Ahmet Krasniqi në Kosovë. Varrin e tij, askush nga kupola e krimit te organizuar, por edhe askush nga Shtabi i Rognerit, nuk shkon për me e vizitu, por me andje vizitohën përmendoret e shkijeve, të atyre që na vranë dhe na sakatuan.
Nga Binak MAXHARRAJ
Sot është 21 shtator 2019. Në ditën e sotme para 21 vjetesh u vra në pritë ne pabesi nga te pabesit Koloneli Ahmet Krasniqi, Minister i FARK dhe i Presidentit Ibrahim Rugova.
U vra nga ata, qe nuk deshten qe ai te jetojë. U vra sespe ia drejtoi pushken shkaut – armikut, e jo vllazërve te vetë të një gjaku. U vra nga ata, te cilet nuk donin qe te luftonin fyt për fyt me Serbin, sepse ata ishin te shitur dhe të stërshitur të Serbisë, ishin lajkataret e tyre, bashkëpunëtorët e tyre. U vra nga ata qe edhe sot e pas 21 vjetesh janë në pushtet dhe ne Parlamentin e Kosovës.
Për vrasjen pas shpine, për vrasjen në tradhëti të Kolonelit Ahmet Krasniqi ishin dhe sot jane ne dijeni Shtabi i Rognerit, i cili vepronte jashte luftës. Vrasja e tij ishte jo vrasje e thjeshtë, pahiri, por ishte një vrasje komplotist, ne te cilën kanë marre pjesë shume njerëz. Këtu ishte i përzier pos Shtabit te Rognerit, SHIK-ut, por ne veçanti në likujdimin e Kolonelit mori pjese dhe SHISH i Shqipërisë, ne krye me Fatos Klosin, te cilin në këto vjet, Hashim Thaçi për këtë qellim ia kishte nda Dekoraten e Pavarësisë, por ishte shpall edhe veteran i Luftës së Kosovës, pa e shpraz asnje plumb kunder armikut.
Koloneli Ahmet Krasniqi u vra sepse e pengonte dikend, u vra se dinte shumë gjëra te pa mira te bera nga koplotistet e luftës. Atij me pare ia ndrruan banesen, ia zunë pritën, e çarmatosen e zatetën për muri dhe maskat shtinë në të pa mëshirë, më zi se në shkaun. E vranë bandat e Shtabit te Rognerit, në bashkëpunim me SHISH dhe SHIK, për me mshefë hajnitë, qe kishin ba këto banda gjatë luftës si ate te 3%, Vendlindja Thërret, qe me paratë e vjedhura u pasuruan pas luftës dhe u bane milionera brenda natës.
U vra Koloneli Ahmet Krasniqi edhe për ate se kupola e krimit te organizuar nga Shtabi i Rognerit nuk donte të zbatonte Marëveshjën e Oslos për unifikimin e faktorit te UÇK-së. Thjeshtë, u vra, u likujdua, por që sot e 21 vjet nuk u ndërmor asgje për zbardhjën e vrasjes se tij, anipse dihet njeriu me emer dhe mbiemer, i cili ishte paguar 250.000 Marka për vrasjen e tij.
Feriz Kërnaja, një kriminel ordinar i klikes së Fatos Klosit dyshohet se e ka vra Kolonelin Ahmet Krasniqi, por që për 21 vjet pas vrasjes, ai sillet i lirë, pa e marrë askush në përgjegjesi. Për këtë vrasje makabre, të përmendurit iu dorezuan nga një epror i lartrë i Shtabit të UÇK-së, hiç me pak se 250.000 marka Gjermane.
Në foto i rrethuar me laps te kuq është Feriz Kërneja – vrasësi i Ahmet Krasniqit, i cili sot e kësaj dite banë sefa, duke i harxhuar 250.000 marka pare të disaporës, që ishin përdorur për vrasjen e Krasniqit. Edhe këtë djajtë dhe demonat tanë e quajnë luftë, por luftë vllavrasëse, e jo kundër shkaut.