Vonesat në formimin e Qeverisë së Kosovës do të dobësojnë të dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019

0
428
Nue Oroshi - Potsdam

Nue Oroshi

Me moton zgjedh ka të duash por livadhin e madh ma lenë mua nuk hyhet në ndarje të vëllazërive ose në ndarje të pushtetit në Kosovë ku qytetari i sëmurë kërkon shërim, kur i varfëri kërkon bukën e gojës dhe gjërat elementare për femijët e tij në këtë dimër, ku i riu kërkon shkollim adekuat kurse të papunët kërkojnë punë dhe gjithnjë e më shumë për të gjetur atë po e lënë Kosovën dhe po ikin kah sytë-këmbët. Kurse në anën tjetër përballë zyreve të nxehta dhe shtëpive luksoze politikanët tanë kërkojnë zgjidhje e nuk duan zgjidhje. Derisa VV dhe LDK thuhet se i kanë afruar qëndrimet por pengesa e vetme është posti i Presidentit që ende nuk po munden me gjetë zgjidhje.

Në këtë pikë të dy partitë duhet të bëjnë një kompromisë të veçantë.Nëse dëshirohet që të ketë marrëveshje atëherë kompromisi është i lehtë. Vetvendosja mund t’ia kërkoj pesë emra për president Lidhjes Demokratike të Kosovës ndërkohë që zgjidhjen për njëjrin nga këta pesë emra ta bëj në momentin kur të vijë koha të zgjidhet presidenti i ri i Kosovës. Të njëjtën metodë e kishte përdorur edhe ish presidenti historik i Kosovës dr. Ibrahim Rugova kur i kishte kërkuar PDK-së që të propozoj katër apo pesë emra për kryeministër të Kosovës dhe e patë zgjedhur dr. Bajram Rexhepin për kryeministër të Kosovës.

Meqenëse asnjëra nga këto dy parti në Kosovë nuk janë fituese absolute e zgjedhjeve por fituese relative që nënkupton faktin se as njëra dhe as tjetra pa bashkpunuar në mes vete nuk mundën që të zgjedhin as presidentin as kryeparlamentarin e as kryeministrin e Kosovës. Meqenëse te dyja pa njëra-tjetrën nuk munden të ecin përpara atëherë janë të obliguar me kushtetut, me ligj, me moral politik sepse edhe politika duhet të ketë moral dhe përgjegjësi për votuesin që ta ka dhënë votën si dhe për qytetarin që pret një zhvillim dhe ecje përpara. Shpeshherë në shkrimet analitike e kam thënë se Kosova duhet ta ndryshoj mentalitetin qeverisës dhe politik që politikani ta kuptoj se ai është në shërbim të qytetarit dhe jo qytetari në sherbim të ti. Vetëm kur ta kenë të qartë këtë çështje atëherë do të fillon të bëhet vetdijësimi i politikës në Kosovë se duhet Qeverisur me kokë dhe jo me bark.

Lufta në mes të qeverisjes me bark e jo me kokë dhe mënyra e ndryshimit të mentalitetit qeverisës është duke e mbajtur peng mosformimin e Qeverisë së Kosovës.Çdo ditë që kalon dhe dy partitë nuk e gjejnë një zgjidhje adekuate do të thotë se ato ende nuk e kanë gjetur metodën dhe mënyrën që ta bëjnë ndryshimin e madh por në rënd të parë ende vijnë funksionet politike e në rënd të dytë vjen populli. Këto dy parti duhet ta kenë parasysh faktinë se ne politikë vlerësohesh jo me atë që thuash dhe proklamon por me atë çka bën dhe si vepron. E veprimi i një partie apo kaolicioni politik shihet vetëm atëherë kur ato parti politike ta marrin pushtetin dhe të bëjnë ndryshimin e mentalitetit qeverisës. Nëse ky mentalitet qeverisës nuk ndryshon atëherë kemi vetem sjellje në një rreth vicioz, i cili ka për t’u vendnumëruar.