VOLTANA DHE ENDRRA E NJE POPULLI PA BESIM NE FORCEN E VET

0
481
Kujtim Drishti

Kujtim Drishti

Duket se popullin e kane ” tredhur ” pushtetet diktatoriale, nga i pari turku, (me falni osmanllinjte) deri tek Enver Hoxha.

Aq eshte e vertete kjo sa që kushdo njeri qe te marre pushtetin, qofte ai edhe me i dobti, qofte ai edhe me legeni ne politike, qofte ai dhe me mashtruesi dhe hajduti, populli yne pret qe drejtesine t’ja sjelli bota.

Dhe ne kohet e sotshme numri i njerezve qe do te donin qe qeverisjen ta marrin te huajt eshte i madh shume me i madh se ç’mund ta mendojme ne.

Kete here populli beri nje gjest qe nuk i kushtoi energji, qe i kurseu energji. 80% e tij nuk votoi.

A eshte Partia kundershtare aq enderrimtare sa te mendoje se eshte perfaqsuese e 80% – ndëshit?

Jo! Ajo e din shume mire se 80% jane te merzitur nga te gjithe politikanet, edhe nga ata vete. Por ajo kerkon te rikuperoje endrren e popullit, per te pasur mundesi te bleje besimin e tij.

Por te rikuperosh endrren e popullit “që te kishte nje qeveri teknike” persa kohe te behej vetingu, duket se ketu Voltana ka dale nga partia e saj.

A eshte kjo iniciative nje asimilim i sinqerte i endrres se popullit te ” tredhur ” intelektualisht dhe emocionalisht?

Apo nje dredhe politike?

Nderkohe amerikanet e keshillojne ti drejtohet Gjykates Kushtetuese si per t’u tallur me te ose partine e saj.

Ndersa austriaket kerkojne te nxjerrin Voltanen nga endrra, qe i ka marrë hua popullit te gjorë duke i thënë :
Zgjohu ! Nuk jemi ne 1913 !

Ndersa une mendoj sesi populli mund te zgjoje hormonet e tij…

Eshte ky shembulli me spektakular i “tredhjes” jo mekanike, jo kimike por psikologjike.

Kam me shume besim te mesuesit e nxeneseve se tek intelektualet qe nuk bejne perjashtim nga rregulli, të mos flasim per politikanet qe ndertojne pushtetin mbi kete “tredhje” psikollogjike te popullit.

Nderkohe populli duhet te dije se endrra, qe te huajt te marrin pushtetin, duhet t’i kujtoje sa ai vuan rende nga “Sindromi i Turqise“, qe ne shekullin e shkuar u quajt
Sindromi i Stokholmit“.