Voltana Ademi kërcënon Edi Ramën: Të shpallëm “non grata” në Shkodër, sot nisi lëvizja që do rrëzojë qeverinë, ky është vetëm fillimi

0
602

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se sot në Shkodër ka nisur lëvizja që do të rrëzojë qeverinë e tij.

Teksa ka përshëndetur protestën e sotme, demokratja siguron se ky është vetëm fillimi duke premtuar se do vijojnë më tej tubimet kundër qeverisë.

Përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, kryetarja e bashkisë njofton ndër të tjera se Edi Rama është shpallur person “non grata” në Shkodër.

“Qytetarët shkodranë si gjithmonë në krye të çdo ndryshimi në Shqipëri! Edhe sot qindra qytetarë protestuan kundër qeverisë dhe kryeministrit që po rrënon familjet shqiptare, po shkatërron biznesin, po detyron të rinjtë të braktisin vendin, që po burgos të pafajshëm dhe mbron kriminelë të veshur me imunitet.

Një falenderim i veçantë për biznesin e Shkodrës, i cili në shenjë solidariteti uli qepenat për ti thënë kryeministrit se janë kundër masave shtypëse, siç është TVSH për biznesin e vogël.

Nga Shkodra ka nisur lëvizja që do të shënojë rënien e një qeverie që do të mbahet mend gjatë si armike e shkodranëve e Veriut. Sot Shkodra e shpalli “non grata” Edi Ramën!

Dhe është vetëm fillimi…“, nënvizon Ademi. (TemA)