VLERAT E UÇK I MBRON POPULLI DHE JO LIGJET HORRAKE!

0
224
UÇK - KLA

IDRIZ ZEQIRAJ

Ngulmuese vazhdojnë të jenë partitë e PAN-it, për miratimin e një ligji absurd, siç është ai i “Mbrojtjes të vlerave të luftës të UÇK-së!” Qëllimet janë të errëta:

1) Përvehtësimi i dhunshëm i luftës, pa qenë pjesë e saj;
2) Të imponohet heshtja e popullit, për batakçillëqet, deri në krime, të disa “komandantëve”, që fshihen prapa UÇK-së;
3) Privilegje e zhvatje të tjera të buxhetit shtetëror, nga profiterët hileqarë në emër të luftës të pabërë;

Kjo ngjason me nismat ligjore “kundër shpifjes”, për t`ua mbyllur gojën shqiptarëve të poshtëruar dhe të varfëruar, të inicuar nga autokratët despotë, tregtarë të tokave shqiptare, nga bastardët Edvin Rama dhe Hashim Thaçi.

Edhe 20 vjetë pas çlirimit, Kosova nuk është liruar nga kriminelët, bandat e banditër, të cilët, në emër të luftës të UÇK-së, kanë ekzekutuar bijtë më të mirë, më të devotshëm dhe atdhetarë të dëshmuar në paqe dhe në luftë. Janë, pikërisht, njerëzit e lakuar për krime, haraç, uzurpime të pronave shtetërore e shoqërore, të cilët janë më të zëshmit, për bërjen dhe aprovimin e ligjit absurd, kinse, për “mbrojtjen e e vlerave të luftës të UÇK-së!” Por, “harrojnë” se këto vlera i mbronë populli dhe jo ligjet imponuese horrake!

Në Kosovë është bërë një luftë disa mujore, me një pjesëmarrje simbolike të luftëtarëve, afër 1 % e popullatës të Kosovës. Ndërkohë që në vendet me vetëdije të lartë të lirisë, thirrjes së parë për luftë, i përgjigjën nga 8 deri 12 % luftëtarë vullnetarë. Arsyeja e angazhimit të përqindjes të ulët në luftë, ishte se e majta ekstreme e Kosovës e sabotoi luftën e organizuar, e cila tutore, këshilluese e kishte Tiranën zyrtare social-komuniste, e lidhur fort me disa shtete armike të Kosovës!

Populli i Kosovës, më shumë se asnjë popull tjetër në rajon dhe botë, respekton vlerat e luftës për çlirim e liri. Për aq sa është luftuar, për 800 dëshmorët e rënë dhe tej 1.000 viktimave të luftës, ka ngritur qindra pllaka përkujtimore, lapidare, e shtatore, sheshe dhe momoriale, me hapësira të bollshme betonuese, duke i hyrë në hak edhe natyrës, ekologjisë, hapësirave gjelbëruese.

Shteti i Kosovës, përtej mundësive reale të tij, ka zgjidhur, mrekullisht mirë, trajtimin e Familjeve të Dëshmorëve, të Invalidëve të Luftës. Madje, edhe për gërvishtjet trupore nga ciflat e granatës, paguan invaliditët, pavarësisht se “invalidi” punon edhe 12 orë në ditë, pa u pengua nga plagosja e lehtë! Këtu është fjala vetëm për profiterët, që shtirën, kinse, për “pa aftësi totale për punë!”

Përjashtim bëjnë Familjet e luftëtarëve FARK-istë dhe të veprimtarëve të LDK-së, të ekzekutuar nga “bandat e kuqe”, të cilët janë denigruar, anatemuar dhe përjashtuar nga çfarëdo trajtimi material dhe moral. Gratë nëna, të mbetura të veja, heroina të një kohe zezonë, me mundime rritën, shumë qindra fëmijë jetimër. Edhe sot e gjithë ditën, disa krerë kriminelë të LPK-së, hafije të hershme të Serbisë, trillojnë e shpërndajnë shpifje e mjegullnajë se, gjoja “vrasjet politike, janë viktima të lidërshipit të LDK-së!” Maksima: “Shpif, shpif, se diçka mbetët”, gjithnjë e përdorshme

Bilëz, edhe vrasjen dhe karbonizimin, në veturën e tij, të një dëshmitarit potencial të Gjykatës Speciale, në prag të kësaj pranëvere, duan t`ia faturojnë LDK-së. E vërteta është se ajo ishte vrasje brenda llojit. Dëshmitë e bollshme flasin për lidhjet e tij me të gjitha grupet, fort të përfolura dhe zotëronte informacion të dorës së parë. Ndërkohë që LDK-ja kurrë nuk ka pasur struktura të krimit dhe aq më pak mund të besohet eliminimi i kuadrove të saj, si Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Smajl Hajdaraj me shokë, bashkëpunëtorë besnikë të Presidentit Rugova.

Për PAN-istët, edhe “veteranët” e rremë, janë vlerë e UÇK-së!?

Partitë e ekstremit të majtë enveristo-staliniste, deri sa pretendojnë se në luftën e Kosovës morën pjesë, të paktën, 60 mijë ushtarë, tani, edhe “veteranët” e rrejshëm të UÇK-së, i konsiderojnë vlerë! Nën presionin enorme, shantazhin dhe kërcënimin kriminal të Shoqatës të OVL të UÇK-së, e ndërsyer nga partitë e PAN-it, me qëllim të rrëzimit të qeverisë të suksesshme të kryeministrit Isa Mustafa, pa asnjë arsye objektive, kërkuan pagesën e menjëhershme të veteranëve të luftës.

Zoti Mustafa, i cili karrierën politike e vuri mbi interesin shtetëror e kombëtar, në vend që të dorëhiqej, filloi lëvrimin, dhënien e parave për 12.700 veteranë të mirëfilltë dhe 33.600 “veteranë” të rrejshëm. Tashmë, këto shifra kanë ndryshuar me rritje! Nga këto pagesa abuzuese, rezulton se, deri disa muaj më parë, janë abuzuar, grabitur 89 milionë euro nga buxheti shtetëror!!!

Nga 3.000 “veteranë” të listuar nga Shqipëria, kryetari i OVL të UÇK-së, gjeneral Spiro Butka, thotë se vetëm 186 veteranë, janë pjesë e luftës. Ai citon me emër njërin nga ish-kryetarët e OVL të UÇK-së, i cili ka shitur dëshmitë e veteranëve dhe, i njëjti ka hapur biznese në Shqipëri!

Duke i paguar, qoftë edhe veteranët e vërtetë, shteti i bëri mërcënarë, luftëtarë me pagesë, ushtarët e lirisë! Ndërkohë, pjesë e krimit u bë edhe “gjymërtliu”, me paratë e taksa-paguesëve të Kosovës, Isa Mustafa, i cili, edhe pse kishte një armatë zyrtarësh përrreth, nuk bëri asnjë verifikim të Listave të Veteranëve. “Nëse do ta bënte këtë dhe t`i kthente prapa dosjet, ne do ta bënim korrigjimin e nevojshëm”, – deklaron Çeku. Këtë akuzë kundër Isa Mustafës e bëri i akuzuari i parë, kryetari i Komisionit-bandë të regjistrimit dhe të verifikimit të listave të veteranëve, gjeneral Agim Çeku.

Zakonisht, për kushtet dhe mundësitë e shtetit të brishtë dhe të fiktë të Kosovës, një shpërblim meritor shteti mund t`ju premtonte, me garanci zbatimi, si shtesë të pensionit të pleqërisë, ashtu siç është praktikuar për veteranët e Luftës së Dytë Botërore.

Çuditërisht dhe cinikisht, është ky Komision falsifikatorë të Listave të Veteranëve, në koordinim me Shoqatën e OVL të UÇK-së dhe partitë e PAN-it, të cilët kërkojnë miratimin në Parlament të një farë palo “ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës të UÇK-së”. Ndërkohë që janë, pikërisht, ata që i kanë përbaltur, më se shumti, këto vlera. Krimet serike, hajnia zyrtare, haraçi i përgjakshëm, privatizimet korruptive, tenderimet abuzive dhe format tjera përfituese e shpërdoruese, të pasurive të brezave shqiptarë, ka qenë dhe mbetët goditja më e madhe e vlerave të mirëfillta të luftës të UÇK-së.

Jo me kot thonë se “Turpi nuk ka mbytur askënd!