VLADIMÍR HOLAN
1905 – 1980
Vladimír Holan (Çeke: [vlatainɪmiːr ɦolan], 16 shtator 1905 – 31 mars 1980) ishte një poet çek i famshëm për përdorimin e gjuhës së errët, temave të errëta dhe pikëpamjeve pesimiste në poezitë e tij. Ai u propozua për Çmimin Nobel në fund të viteve 1960. Në vitet (1945 – 1950) ka qenë anëtar i Partisë Komuniste të Çekosllovakisë.
Holan u lind vërtet në Pragë, por shumicën e fëmijërisë së tij e ka kaluar jashtë kryeqytetit. Kur u kthye në vitet 1920 dhe filloi të punojë si nëpunës, pozicion që ishte një burim i madh i pakënaqësisë për poetin. Ai humbi babanë e tij dhe në vitin 1932 u martua me Věra Pilařován. Në të njëjtin vit ai botoi koleksionin e poezive Vanutí (Breezing), të cilën e konsideroi si krijimin e tij të parë të artit poetik (kishte dy libra që e paraprinin atë: Blouznivý vějíř / 1926 / dhe Triumf smrti / 1930 /). Ishte mbledhja e tij e vetme që u rishikua nga kalorësi i kritikëve çekë, František Xaver Šalda, i cili e krahasoi Holanin në mënyrë të favorshme me poetin francez Stéphane Mallarmé.
E PA VETËM NJË HERË
IV
E pa vetëm një herë.
Që nga ky çast u habit
dhe këndoi një këngë, por s’e dinte për kë,
dhe këndoi një kor, por askush s’e ndoqi atë…
Guxoi ta adhuronte kështu për një vit të tërë,
i pranishëm për të ardhmen,siç e dinte tashmë,
aty ku i harruar rëndshëm kthehej përsëri
tek Eva Virgjëresha Mari…
Pastaj i shkroi.
Ishte njeri prandaj kishte frikë.
Lexoi letrën e saj në dritën e një oxhaku
pastaj e hodhi në të.
Dhe ai lexoi përgjigjen e e saj në dritën e borësE cila s’u shkri kurrë…
ROBERT FROST
(Robert Frost)
1874-1963
Robert Frost u lind në San Francisko më 1874 dhe vdiq në Boston më 1963. U formua në New England në një mjedis ende rural. I ndërpreu studimet për të jetuar duke punuar herë si mësues e herë si fermer: një zgjedhje sociale e tokës kjo, ku zuri rrënjë poezia e ti.
RRUGA QË NUK MORA
Dy rrugë degëzoheshin në një pyll të verdhë
dhe më vinte keq të mos t’i rrihja të dyja
dhe duke qenë vetëm një udhëtar mbeta gjatë
duke e parë njërën deri sa të mundja,
Pastaj mora tjetrën, sepse ishte po aq e bukur,
dhe mbase kishte një pamje më të mirë,
sepse ishte me barishte dhe më pak e rrahur;
Edhe pse rrahja i kishte bërë, gati, të njejta.
dhe atë mëngjes të dyja aty ishin të barabarta,
me gjethe që asnjë hap njeriu s’i kishte nxirë.
Oh, e lashë të parën, për një ditë tjetër!
Duke e ditur se një rrugë çon te një tjetër rrugë,
dyshoja nëse se s’do të kthehesha kurrë pas.
Do ta tregoj me një ofshamë
diku pas vitesh dhe vitesh:
dy rrugë degëzoheshin në një pyll
dhe atë që ishte më pak e ndjekur, e rrahar
atë mora unë dhe kjo bëri krejt ndryshimin.
FAMILJA E TRËNDAFILIT
Trëndafil është një trëndafil,
Dhe ka qenë gjithmonë një trëndafil.
Por, teoria tani është një tjetër
Një mollë mund të jetë një trëndafil,
Edhe një dardhë, dhe kështu
Një kumbull mendoj.
S’i dihet
Ç’do të jetë trëndafili i ardhshëm;
Ti sigurisht je një trëndafil-
Dhe gjithmonë ke qenë e tillë.
KULLOTA
Dal për të pastruar burimin në kullotë;
do të ndalem vetëm që të fshij gjethet
(e mbase do të pres gjersa uji të kullohet);
nuk do të rri shumë. Eja dhe ti.
Dal që të kthej viçin e vogël mbrapsht
i cili qëndron afër s’ëmës. Është kaq i njomë,
ai dridhet kur e ëma e lëpin me gjuhë.
Nuk do nuk të rri shumë. Eja dhe ti.
Përktheu: Faslli Haliti