Shkruan: Florim Zeqa, 12.03.2021
LDK-ja nuk u ka borxh yryshnikëve të pushtetit, klaneve dhe as grupeve të interesit të cilët për të kënaqur egon personale për pushtet u pozicionuan pas liderëve të partive tjera ose u larguan fare nga partia. Nëse dikujt i ka borxhë LDK-ja, i ka elektoratit të saj i cili edhe në kohët më të vështira i qëndroi besnik tri shkronjave të arta.
“Reformistëve” nuk po u mjafton ndarja
Gjatë ditëve të fundit më ka rënë të lexoj opinione të ndryshhme, pro dhe kundër LDK-së. Secili ka të drejtë të shpreh mendimet, të mbështes një kandidat apo kundërshtoj një tjetër. Por në asnjë rrethanë, nuk bën të akuzohet subjekti para individit, për shkak se individët e përbëjnë subjektin dhe jo anasjestas!
Të gjithë pajtohemi me konstatimin se dorëheqja e Isa Mustafës nga kreu i LDK-së është e vonuar, e pavlerë dhe e panderë, pasi dorëheqja e tij duhej të ndodhte në vitin 2014 apo së largu në vitin 2017 e jo tani pas debaklit zgjedhor.
Pas ndarjes së LDK-së në dysh, Vjosa Osmani përmes mbështetësve të saj po e proklamon ritkthimin e saj në LDK si reformatore triumfaliste e partisë!
“Reformistëve” të LDK-së nga LVV-ja sikur nuk po u mjafton kjo ndarje, po duan t’i shkaktojnë edhe një goditje të re subjektit shtetformues për ta filluar një histori të re pa LDK-në në skenën parlamentare të Kosovës.
Ata që e ndanë, po duan edhe ta poshtërojnë LDK-në
Ata që po e konsiderojnë tradhëtinë e Vjoses ndaj LDK si vyrtyt njerëzor dhe vlerë demokratike gjithçka mund të jenë, por LDK-istë jo kurrën e kurrës. Kthimi i Vjosa Osmanit si triumfaliste në LDK do të paraqiste poshtrimin më të madhë për elektoratin i cili i qendroi besnik të filozofisë politike rugoviane në kohët më të vështira e deri më 14 Shkurt 2021.
Kërkesat e disave për “pranim të fajësisë së LDK-së dhe kërkimfalje Vjosa Osmanit, për qëllim kanë poshtërimin e mëtutjeshëm të LDK-së dhe shpërblimin e aktit të dezertimit dhe tradhtisë.
Atyre që po e mbështesin verbërisht Vjosa Osmanin si “mbrojtëse të parimeve” dhe po e kritikojnë LDK-në për shkarkimin e saj nga funksionet partiake, do u parashtroj këtë pyetje; cili subjekt politik nuk do ta shkarkonte Vjosa Osmanin për devijim të qëndrimeve partiake!?
“Zonja dardane” siq e quanin elektorati, e shkaktoi çarjen më të thellë në LDK pas kuvendit të 2006-s. Ndarja e elektoratit të LDK-së pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 është më e rëndë dhe më e dhimbshme sesa ajo e vitit 2006, jo për shkakun e humbjes, sa për shkakun e rënjes së imazhit të LDK-së.
Kërkimfalja është vyrtyt njerëzorë
Ngritja Vjosa Osmanit nga anonimiteti në piedestalin e shtetit, nuk është produkt e meritave personale, por është rezultat i mbështetjes që i dha LDK-ja në zgjedhjet e vitit 2019.
Asnjëherë deri më sot nuk më ka rënë ta dëgjojë apo as ta lexoj diku që Vjosa Osmanin ta ketë falenderuar LDK-në për ngritje në karrierën e saj politike!
Por jemi mësuar gjithnjë të dëgjojmë vetëm akuza dhe kritika ndaj atyre që e ngriten në piedestalin politik!
Fati e deshti që në zgjedhjet e vitit 2019 për një grusht vota LDK nuk doli fituese e zgjedhjeve dhe Vjosa nuk u bë kryeministre, por me votat e LDK-së u zgjodh kryeparlamentare dhe u.d. e presidentit të vendit.
Për pozicionimin e saj të gabuar pas Albin Kurtit, kundërshtarit numër 1 të filozofisë politike rugoviane, faji nuk është i LDK-së, por i Vjosa Osmanit që i kundërshtoi vendimet e partisë dhe injoroj bashkëpartiakët që aq shumë e ndihmuan në rrugëtimin politik.
Nuk janë të mëdhenjë ata që ngriten në majat e pushtetit, por ata që i qëndrojnë besnik idealit të tyre politik.
Kërkimfalja është guxim, është vlerë dhe vyrtyt i njerëzve të mëdhenjë, andaj sa më parë që Vjosa i kërkon falje LDK-së dhe elektoratit rugovian, do të ngritet akoma më shumë, në të kundërtën, rënja e saj do të jetë e pashmangshme!
Kërkimfaljen duhet ta bëjë shkaktari e jo i dëmtuari!