Vjosa Osmani reagon ndaj deklaratave për ndryshim të kufijve, thotë se Kosova është projekt i paprekshëm

1
435
Vjosa Osmani

Gazeta Express, 5 maj 2020

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka folur rreth deklaratave për ndryshim të kufijve.

E çmoj lart angazhimin e miqve tanë ndërkombëtarë në lehtësimin e arritjes së një marëveshjeje përfundimtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Por Bashkimi Evropian nuk mund të shërbejë thjeshtë si forum ku bëhet dialogu, por duhet doemos të ofrojë edhe udhëzime, që bazohen në parimet e vlerat mbi të cilat funksionon BE. Ndryshimi i kufijve mbi baza etnike nuk bënë pjesë në këto parime e vlera”, thotë Osmani.

Rrjedhimisht, do të ketë rol të rëndësishëm në përmbylljen e një marëveshjeje të tillë eventuale. Andaj, çdo përpjekje dhe angazhim për marrëveshje përfundimtare duhet të afirmojë edhe jetësimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Çdo pikënisje në rifillimin e dialogut në të ardhmen, duhet të bëhet mbi parimet se Kosova është projekt i pakthyeshëm në aspektin politik dhe i paprekshëm në aspektin territorial.

Kosova është njohur nga shumica e anëtarëve të Bashkimit Evropiane dhe vendeve tjera të botës dhe e drejta për të shpallur pavarësinë është vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Kosova është e palëkundur në orientimin strategjik për anëtarsim në Bashkimin Evropian. Shteti ynë është ndërtuar dhe duhet të vazhdojë të zhvillohet pikërisht mbi bazën e vlerave, që i proklamon dhe i ka jetësuar Bashkimi Evropian“, shton Osmani.

Prandaj, sipas saj komuniteti ndërkombëtar duhet t’i refuzojë përpjekjet e individëve të caktuar, për të shtyrë përpara çfarëdo propozimi për zgjidhje mbi bazën e ndarjeve etnike dhe të ndryshimit të kufijve.

Sepse në thelb, kjo do të ishte edhe kundër vlerave të Bashkimit Evropian dhe nuk siguron paqe të qëndrueshme në rajon. Mbi të gjitha, zgjidhje të tilla nuk do të përkraheshin nga qytetarët tanë e rrjedhimisht do të mbeteshin të pazbatueshme. Historia na mëson se zgjidhjet e idetë pa mbështetje qytetare përfundojnë me dështim”, përfundon Osmani

1 KOMENT

  1. Për pavarësine e KS, jane relvante keto 54 shtete: 50 SHTETET E BASHKUARA AMERIKANE 4 SHTETET E BRITANISE

    OJQ-të dhe shtetet tjera s’kanë rendesi siç janë: OKB BE UNESCO INTERPOL OSBE EURONEWS EUROVISION FAKENEWS BRSS UNICEF. VV BIK TIKA SPUTNJIK

Komentet janë mbyllur.