VJOSA OSMANI POLITIKANE E FORTË – “HIQE TRAUN” – THOTË

0
263

VËREJTJE

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Pse nuk del Vjosa me thanë, në lidhje me traun e rrugës në Shqipëri, që duhet paguar, se shteti shqiptar nuk është në gjendje ta mbajë dhe ndërtojë rrugën e kombit me taksat e qarkullimit, që qytetarët e Kosovës kur të shkojnë në Shqipëri, të marrin nga shteti i Kosovës një biletë kalimi në vlerën e caktuar. Pra, t’i paguajë qeveria e Kosovës shpenzimet e rrugës për banorët e saj.

E jo kjo zonja e mençur t’i kërkojë qeverisë shqiptare “hiqe traun”, që rrugën e mirëmbajtjen e saj ta paguajnë jo ata, që kalojnë dhe e shfrytëzojnë rrugën, por banorët e Shqipërisë me taksat e tyre.

Sipas sqarimit të qeverisë shqiptare, që Vjosa e Albini nuk duan ta konsiderojnë, gjendja ekonomike rreth rrugës së kombit ishte e tillë, që qeveria shqiptare më përpara, kishte marrë shumë borxhe për ta ndërtuar atë rrugë dhe rruga ishte lënë pas dore e papërfunduar dhe e pamirëmbajtur.

Nga rreth 120 milion dollarë, që mblidheshin nga taksa e qarkullimit në Shqipëri, rreth 110 milion dollarë shkonin në vit vetëm për të paguar borxhin e marrë për rrugën. Dhe u gjet si zgjidhje dhënia me koncension e saj për ta kryer rrugën dhe për ta mirëmbajtur atë, kundrejt një tarife të caktuar. Kështu që arsyeja e vendosjes së traut ishte plotësisht ekonomike, jo politike.

Pra, edhe Vjosa si patriote e madhe që është, ashtu si Albini, duan more me ia futë nanës Shqypni, nga dashuria e madhe që kanë për të. Kuptohet se po të kishin dashuri, nuk do e zinin me gojë tarifën e rrugës, se ato tarifa i kanë shtete më të forta se ne, si Greqia, Italia, Kroacia, Sllovenia etj. e nuk janë vënë vetëm për qytetarët e Kosovës, por për të gjithë ata që kalojnë në ato rrugë!

Është më logjike, që dikush që blen një picë ta paguajë vetë, se sa t’ia paguajmë ne me takdsat tona. Kështu është edhe bileta për rrugën e kombit, kush kalon, le ta paguajë vetë, pse u dashka ta paguajmë ne të tjerët tarifën për atë, që e shfrytëzon rrugën?!

Prandaj si Vjosa e si Albini, si politikanë të fortë që e mbajnë veten, mos ta ulin pazarin në nivel injorantësh, por kur flasin të kenë koncepte ekonomike në ato që thonë, e jo turbo-folklorike!

ABSURDI I RADHËS
 
Në diskutime me disa kosovarë e të tjerë, del në pah fakti se Kosova i ka autostradat pa pagesë dhe nuk mund ta kuptojnë arsyen pse Rruga e Kombit u bë me pagesë. Po mirë u thua, pse grekët, italianët, kroatët e sllovenët, austriakët, francezët e deri te amerikanët, etj. i kanë rrugët me pagesë? Se nuk u del pra. Kështu edhe Shqipërisë, që është shtet më i dobët se ata, nuk i del ta mbajë atë rrugë pa pagesë. Ashtu edhe për rrugët e tjera të asaj kategorie që do të bëhen…
 
Kush kërkon me e heqë pagesën në rrugë? Ata që kalojnë për të. Thonë të na e paguajnë taksapaguesit e varfër shqiptarë. Nga njëra anë i thonë qeverisë ul taksat e nga ana tjetër thonë hiq traun. Po si të mirëmbahet rruga atëherë? Se Saliu e Luli që janë kundër tarifës në rrugë, i vodhën rreth 200 milion Euro nga ajo rrugë, e mbytën vendin në borxhe duke e bërë rrugën 3 herë më të shtrenjtë se Kroacia, dhe taksa e qarkullimit shkon thuajse plotësisht vetëm për të paguar borxhin e marrë për rrugën e kombit.
 
Prandaj këta që thonë se duhet hequr traksa e rrugës, mbahen edhe për patriotë të mëdhenj, të lihet rruga pas dore ose paguani ju për ne, kurse ne që themi se rruga duhet të ketë një tarifë të caktuar, që ta paguajë ai që kalon për të, se ai e shfrytëzon rrugën e jo ne tjerët, ne na quajnë ata jo-patriota, shqipfolës etj. Pra, i është hapë oreksi gjithkujt tani të flasë lirshëm e të rrehë gjoksin.
 
Por sa i përket rrugës logjikisht, ajo duhet mbajtur, Shqipëria duhet mbajtur, e për ta mbajtur atë, duhet kontribut e jo tendencë për të shmangur detyrimet, se shteti nuk i gjen paratë në rrugë, nga taksat tona i merr, dhe nëse nuk mbahet rruga me taksat e shqiptarëve të varfër, atëherë duhet të mbahet me tarifat e atyre që kalojnë rrugën! Zgjidh e merr!