VJOSA OSMANI E KA PASË TË VËSHTIRË ME GJETË DOKUMUENTIN… PARA SE ME DALË KUNDËR…

0
486
Vjosa - Alma

TAVALLA-POLITIKA

Arben Çokaj

Vjosa Osmani, kryesuesja e listës për LDK-në në zgjedhjet e fundit në Kosovë dhe kandidate e mundshme për kryeministre, citohet të jetë shprehur se: “ne nuk e kemi, nuk e njohim këtë dokument në Kosovë“… Edhe mundet…

Bëhet fjalë për dokumentin e mini-Schengenit Ballkanik, të cilin e kemi publikuar para disa ditësh edhe te Fjala e Lirë.

Dokumenti në fjalë gjendet në PDF, në arkivat e Ministrisë së Jashtme Italiane, dhe u bë i mundur për Fjala e Lirë nga politikania dhe diplomatia e shquar Alma Lama, e cila sipas mendimit tonë, i ka shoqet e rralla në Kosovë, për nga përgatitja profesionale dhe puna e madhe, që ajo ka bërë për Kosovën e Shqipërinë, për emncipimin e shoqërisë në Kosovë dhe për prosperitetin e shqiptarëve në Ballkan. Por disa kosovarë e shajnë dhe përhapin thashetheme për të, në vend që ta nderojnë për punën e madhe që Alma ka bërë.

Vjosa si duket, para se të fliste e të dilte kundër mini-Schengenit Balkanik, e ka patur të vështirë t’i kërkojë ndihmë anëtares dhe koleges së saj në LDK, sidomos tani që janë në përgatitjen e qeverisësë re, nga frika se tani kur do të fusin 30% femra në postet drejtuese në qeveri, duhet patjetër edhe Almës me ia dhanë një post diku, psh. si ministre ose zv. ministre e jashtme, se e meriron.

Por kam parandjenjën se shqiptarët në Kosovë, egoistë dhe të uritur për pushtet, më shumë se ne në Shqipëri, nuk kanë vend për një zemërgjerësi të tillë në politikën kosovare… Më parë bëjnë një serb ministër, keni me e pa, se sa një shqiptar nga Shqipëria, kur ne në Shqipëri kemi dy ministra nga Kosova, që Albini i quan “të Batonit”… Kështu e kupton Albini “bashkimin kombëtar”… :p