Vjosa dhe Albini, përballë sfidave të mëdha

0
992
Vjosa - Albini

Ibrahim Kabili Kosova pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit po merr frymë lirisht. Po merr frymë lirisht, por është përball sfidave të mëdha. Rezultati ka entuziazmuar mbarë popullin e Kosovës, gjithë shqiptarët dhe patriotët e ndershëm kudo që janë. Kur populli vendos me votë, kur respektohet verdikti i tij, bien qeveritë kukulla, bien qeveritë e korruptuara, bien pashallarët demode, fiton sovrani, fiton demokracia, fiton Kosova.

Kjo fitore plebishitare e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit është shpëtimtare për Kosovën dhe shtetin e saj. Eshtë shpëtimtare për të gjithë shqiptarët në Ballkan, për diasporën dhe kombin.

Disa mesazhe që dha populli me votën e tij:
• Çoi në vend padrejtësitë që bënë ish komandantët e luftës dhe pacifistët e Isës, ndaj Kosovës dhe politikanëve të ndershëm të saj.
• Shkërmoqi figurat e degraduara të partive politike dhe shtetarët e korruptuar.
• Solli në pushtet Vjosën e shumë votuar nga populli dhe të tradhëtuar nga Isa me shokë. E si mund të nxirrej jasht loje kjo, “Shotë Galicë” e re, për Kosovën?!.
• Vuri në vend dinjitetin e Albin Kurtit i cili ra nga pushteti nga pazaret e pista të të gjithë klasës politike të korruptuar të Kosovës.
• U dha goditje nokaudi të gjthë politikanëve që e trajtuan Kosovën vetëm si mjet përfitimi.
• I dha fund njëherë e mirë idesë së pistë, dhe gjithë pisanjosëve, që u pozicionuan qartë, për shkëmbim territoresh apo korigjim kufijsh midis Kosovës dhe Serbisë.
• Nuk pranon me asnjë çmim ndarje të Kosovës.
• I tha jo krijimit të Asociacionit me kopetenca ekzekutive të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.
• I tha prerë jo pjesmarrjes së deputetëve të Listës Serbska, në Qeverinë e re Kurti Il.
• I tha jo korrupsionit, vjedhjes, tarafllëkut, abuzuesve me pushtetin.
• Votoi Albinin dhe Vjosën si shpresë e fundit për forcimin dhe funksionimin e shtetit të Kosovës.
• U tregoi fituesve se në rast abuzimi me pushtetin dhe këto i pret një fund i tillë, ikja e largimi me turp nga drejtimi i shtetit.
• Eleminoi nga skena politike pjesën dërmuese të politikanëve të korruptuar, abuzuesve dhe servilëve shumë fytyrësh.
• U dha mesazhe të forta fituesve dhe i motivoi ato për ndryshime radikale dhe sfida në të tre pushtetet e Kosovës.
• I obligon fituesit të mbajnë premtimet që bënë gjatë fushatës elektorale ndaj popullit.

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti si fitues, por dhe klasën politike e presin këto sfida:
• Të bëjnë sa më shpejt konstituimin e Presidencës, Parlamentit dhe Qeverisë.
• Të zgjidhin me votë unanime Vjosa Osmanin, Presidente të Kosovës. Me votën e tyre, do tregohet se kush do ndryshimin dhe kush jo. Vjosa ka kohë që kërkon ndryshimin, prandaj e “eleminuan” të vetët! Sa keq për ish kundërshtarët në partinë e saj! Drejtësia vonon por nuk harron! Ndaj, Vjosa në këto zgjedhje doli triumfatore falë mbështetjes popullore.
Vjosa me gjithë këtë përkrahje nuk duhet ta zhgënjejë popullin! Ajo doli nga radhët e LDK-së, LDK-së e cila është pasuri dhe vlerë për Kosovën. Fatkeqësisht LDK-në e degradoi Isa me shokë të tij! Tani që Isa iku me turp pas humbjes drastike në zgjedhje, shpresoj që pas vetës të marri edhe drejtuesit e tjerë të LDK-së. LDK-ja e re duhet të rikthehet në identitet dhe ta votoj, “bijën” e saj të tradhëtuar më parë nga ishët famëkeq të LDK-së. Ti japë votën në detyrën e kreut më të lartë të shtetit. E meriton Vjosa këtë, aq më shumë ku nga pas tani, ka dhe përkrahjen e VV-jes së Albinit!

• Që Kosova të ecë përpara dhe të bëhet shtet funksional duhet që me çdo kusht të ndryshojë Kushtetutën, pasi kushtetuta aktuale sjell kriza parlamentare.
• Në krye të Kuvendit dhe strukturave të tij duhet të vendosen më shumë deputete gra, ato janë të afirmuara si politikane në Kosovë, si në politikë ashtu dhe institucione.
• Albini në pozicionin e kryeministrit duhet të formojë Qeverinë e re, me ministra specialistë e të zot dhe përparësi duhet të kenë femrat të cilar nuk janë lehtësisht të korruptuara.

Qeveria Kurti II, duhet:
1- Të zbatojë me korrektësi programin dhe premtimet e dhëna gjatë fushatës.
2- Të krijojë institucione të forta dhe t’i thotë jo kultit të NJESHIT. Ky njëshi në demokraci duket se po ja kalon dhe atij të dikaturës. Ky po bëhet sëmundje “kancerogjene” ndaj duhet shëruar pa hedhur metastazat e tij në gjithë organet e trupit. Kam besim se Albini e ka të qartë këtë! Në të kundërt fundi në politikë do jetë i turpshëm.
3- Qeveria Kurti duhet të ketë si prioritet kryesor zhvillimin ekonomisë, arsimit, mbrojtjes, forcimin e institucioneve të Kosovës dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
4- Në politikën e jashtëme të kordinohet me SHBA-në, Gjermaninë dhe BE-në. Për gjithçka duhet të bëjë lobim me SHBA-të dhe asgjë pa miratimin e tyre. Fatmirësisht Grenell dhe bëmat e tij morën përgjigje nga votuesit amerikan!
5- Të krijoi institucionet përkatëse për të faktuar dhe denoncuar krimet makabre dhe gjenocidin serb ndaj Kosovës dhe popullsisë civile, e të pa mbrojtur të saj.
6- Të krijoi ekipin negociator në bisedimet me Serbinë, sipas kushtetutës, dhe të mos i bëj asnjë lëshim asaj. Këtu duhen patur parasysh, TRE jotë, e Grupit të Kontaktit.
Zoti Kurti duhet të veproi si deri më tani në lidhje me bisedimet me Serbinë. Vërtetë këto qëndrime sollën rënjen më parë të qeverisë së tij, por situata tani ka ndryshuar shumë; pasi:
• Do ketë një president të artikuluar qartë për kufijtë dhe jo më “gjarpërin”.
• Do ketë një mbështetje të fuqishme nga Biden dhe administrata e tij.
• Do ketë mbështetjen e fuqishme të grupit parlamenter të Kuvendit, falë votës e mbështetjes popullore në këto zgjedhje.

7- Në bisedimet me Serbinë, zoti Kurti duhet patjetër të kërkoi nga SHBA që bisedimet të specifikohen si: BISEDIME PER NJOHJE. Në të kundërt ato do jenë:”bisedime për bisedime” si deri më tani. Kurti duhe tu qëndroi prioriteteve të shprehura, ku bisedimet nuk janë tema kryesore. Ai duhet të merret me forcimin e shtetit, pasi Serbia po vepron në dobësimin e tij. Zoti Kurti dhe Osmani u rivotuan sërish jo vetëm si shpresë për Kosovën, por më shumë si domosdoshmëri dhe alternativë ndryshe. Kurti duhet ta lexoi drejt votën popullore. Kosova, me Kurtin dhe Osmanin meriton, ringritjen e saj. Kjo ëdhtë sfida e tyre, sfidë e cila me çdo kusht duhet të përballohet prej tyre!

IBRAHIM KABILI
Tiranë më 11.03.2021