Me poeten Vjollca Aliaj.
Fatmiresisht Vjollcen dhe bashkeshortin e saj kol. Astrit Aliaj i njoha ne mjediset e Ambasades Shqiptare ketu ne Romë te Italisë.
Aso kohe bashkeshorti i poetes Vjollca Aliaj kryente detyren e atasheut tone ushtarak, kurse Vjollca mbulonte sektorin e financave po ne ambasaden tone ketu ne Romë.
Vjollca ishte nji nene shembullore, kishte dy vajza “si drita” – siç thote populli.
Jo nga pozicioni qe kishin, po ishin nji familje shembull, dy prinder shembullor ne pune, te jashtezakonshem ne jeten shoqrore, po shume mikeprites ne familje.
Vjollca krahas punes here-here pikturonte, ato piktura per t’u patur zili.
Poezia dhe bukuritë e natyres, ishin te pa ndara nga njera tjetra per Vjollca Aliaj.
Ajo vinte nga nji familje ushtarake, po ashtu u martua me ushtarakun e njohur kol. Astrit Aliaj, i cili kreu shume detyra ne karrieren e tij, si ushtarak i flotes tone detare.
Vjollca tashma do jete mike e gazetes ‘Fjala e Lire’, une i uroj ate qe zakonisht i uroj çdo krijuesi, suksese ne krijimtarinë, vertet pasionante. /Gjin Musa, gazetar
Pamje nga Vlora
Unë nuk isha…
……………….
Unë jam!
Jam ai shi
Që ben të qullesh,
Duke shfaqur hipnoza… kalërim mbi ëndërra,
Jam ai diell,
Që bën të zhvishesh
Duke ndezur dëshira… humbje mes bardhësive,
Jam një tufë resh të grindura
Që luajnë, luajnë…. duke u shndëruar në
Zemër,
Engjëll,
Kukull,
Pikëpyetje,
Përbindësh pse jo… edhe…
Unë nuk isha…
Unë jam!
Jam fryma e marrë në përqafimin e mëngjesit,
Jam fryma e dhënë në puthjen para gjumit,
Ndoshta ndonjëherë shtëllungë gri cigareje që kërkon
Të ikë…
Të ikë…
Të ikë…
Por,
Unë jam!
Këtu… në ajër,
Mijëra grimcëza
Aromë lulebliri,
Prekje,
Shikim sy më sy,
Puthitje trup me trup,
Ndalim frymëmarrje,
Lot,
Buzëqeshje,
Çast i lumtur,
……….
Unë nuk isha…..
Unë jam!
………
As “Do të jem!”… nuk ka rëndësi për mua.
Nuk ka rëndësi! Jo!
Vjollc@
Po gjëmon mbi Dajt
………
Kryeqyteti është zgjuar
Me një fëmijë kapriçoz më ngjan ky qiell
Vështroj rrëketë që nga parmakët rrjedhin pa kontroll
Arrij të dalloj aty- këtu re në formë buzësh
Buzë të fryra që duket sikur flasin
Duhet ta kisha mësuar gjuhën e tyre!
Jo, asnjë zog në fluturim,
Vetem era!
Eshtë ftohtë.. pemët po dridhen..
Ngrohtësia e çajit dhe sigla e oroskopit
ma pengojnë pamjen me copëza të çjerra nga ditët e shkuara
Dua vetem të prehem!
Të prehem në nota këngësh,
Në fjalët e tyre mrekulluese,
Ku përhumbesh
Duke kujtuar se poeti i ka shkruar për ty
Vazhdon të gjëmojë mbi Dajt
Jetoj me ty
……
Për një çast dëgjoj zërin e pyllit
Dëgjoj zërin e tij që vjen
Si aromë e pishave
S’di se ku
Kundroj me ëndje
Lulëzat e njoma të majit
Ku ngjyrat thyhen atje poshtë të kaltëra, të largëta.
Duke u kthyer përsëri tek unë si një pëshpëritje
– Jetoj me ty…
Sikur
Sikur të isha një copëz re
Mbi faqen tënde butësisht e ulur
Duke të puthur në cep të buzëve
Ah! Unë një copëz re…
Më ka marrë malli të shtrihemi nën pemët
“Akaciet tona” – i quanim
Të shoh copëza qielli përtej degësh
Njolla të arta dielli ndër qerpikë
Tufëza ngjyrë perlash…
Të përtyp lulet e tyre
Pjesët e fundit, të kafta
Të ëmbëla
Dyndur me aromë jodi
Nga thellësi e detit shfryrë me ngazëllim
I gjithi blu në syrin tim
Hyn
Ngacmimi i tyre
Dhe ai breg
Në “Ujin e Ftohtë”
Toka nën shpinë
Dhe pëlhurë me gjurma bari
……..
Më ka marrë malli të shtrihemi nën akacie
Përkedhelur nga ngjitja e milingonave
Në qafën e djersitur,
Lag’ja e buzës së tharë
Tëndes,
Times,
Tonës,
Ai det spërkatur me arin e pasdites
Ndjesia e të gudulisurit me lulet
Mbi fytyrë,
Këputur enkas për mua
……..
Më ka marrë malli të shtrihemi nën akacie
Akaciet tona
Ku janë?
V@