Vjeshta Poetike në Obiliq

0
873

Në Kastriot, sot më 29 shtator 2018, në lokalet e KK të komunës u mbajt Ora letrare “Vjeshta Poetike në Obiliq”, Edicioni III, 2018

Shkruan Zymer Mehani

Në kuadër të aktiviteteve letrare “100.000 Poetët për Ndryshime”, sot, në Obiliq u mbajt Ora letrare “Vjeshta Poetike në Obiliq”, organizuar nga Poeti z. Fadil H. Curri dhe DKRS-ja e Obiliqit.

Moderoi poetja Drita Kosumi-Syla, e cila në fillim të paraqitjes së saj, për fjalën e hapjes e ftoi z Fadil Curri, i cili mes tjerash të pranishmëve u uroi mirëseardhje, duke i falënderuar për kontruibutin e tyre me krijimet poetike dhe pjesëmarrjen në takim.
Z. Curri në vazhdim njoftoi se “Vjeshta Poetike” në Obiliq nisi më 2016, ndërsa Edicioni III, i sotmi është i veçantë, ngase ka për moto “Ta lexojmë një poezi për një fëmijë”.

Z. Fadil Curri pjesëmarrësit i njoftoi se për këtë manifestim kulturoro-letrar, më datën 8 shtator 2018, është shpallur konkurs në rrjetet sociale dhe në Radio Kosova, Programi II “Universi letrar”. Punimet për këtë takim poetik pjesëmarrësit i kanë dërguar në e-mail-adresën e z. Currit. Deri më 20 shtator, kur edhe është mbyllur konkursi, në adresë të z. Currit kanë arritur gjithsej 42 punime (poezi) nga e gjithë gjeografia e atdheut, por edhe nga diaspora. Sipas kritereve të shpalluara në konkurs, janë pranuar si të vlefshme 35 poezi.

Moderatorja Drita Kosumi –Syla i ftoi me radhë pjesëmarrësit për t’i lexuar punimet e tyre, sipas këtij rendi:
1.Grupi i nxënësve nga SHF”Ibrahim Rugova” të Mazgitit me mësuesen Lindita Pllana: “Recital me motive atdhetare”;
2.Hajrush Redenica “Lamtumirë, trojet e mia!”;
3.Minire Rukovci “Shtëpi pa themel”;
4.Eda Shala (nxënëse nga Shkolla “Ibrahim Rugova”) “Adem Jashari”;
5.Naxhije Doçi “Yll i bekuar”;
6.Rrahman Hyseni;
7.Rudi Berisha “Lisat…”;
8.Izet Abdyli “Vargun…”;
9.Fatmir Halimi “Dheu i përgjakur”;
10.Diana Kastrati (nxënëse) “Në emër të dashurisë”;
11.Shaban Pllana “Sa herë…”;
12.Halil Preniqi “Shqiptar”(Çajupi);
13.Hazbije Brahimi “Askush”;
14.Erona Asllani (nxënëse) “Testamenti i mësuesit”;
15.Drita Kosumi-Syla “Akullorja”;
16.Sokol Braho “Mbi tokën e Arbërit”;
17.Nexhat Kodrolli (nxënës) “Simbol rezistence”(kushtuar Adem Demaçit);
18.Halil Xani “Kush shkon…”;
19.Ismet Tahiraj “Krah shqiponje”;
20.Raif Gashi “Dhunimi për liri”;
21.Shqipe Hasani “Hartë e pathyer”;
22.Azra Hashani (nxënëse) “Letër popullit tim”;
23.Rabije Bytyçi “Vesa e muzgut”;
24.Rrahim M.Sadiku “Ty që deshe një votër ta fikësh”;
25.Shaip Bllaca “Oqeani i jetës”;
26.Rexhep Halimi “Guri i rëndë”;
27. Milazim Kadriu “Molla e Kuqe”;
28.Erdi Curri (nxënës) “Duajeni librin”;
29.Zamira Korançe (e lexoi Rudi Berisha) “Çamërisë” ;
30. Lumturije S. Drenica “Me lotin e kripur”.

Juria porfesionale, në përbërje:
Fadil H. Curri
Ermira Jusufi
Zymer Mehani

Vendosi, si vijon:
Çmimi i Parë, poeti Fatmir Halimi;
Çmimi i Dytë, poeti Izet Abdyli;
Çmimi i tretë, poeti Halil Xani.

Të gjithë pjesëmarrësit në orën letrare u nderuan me mirënjohje dhe në fund u gostitën me një koktej rasti.
Me kaq manifestimi i sotëm poetik “Vjeshta Poetike në Obiliq” u deklarua e përfunduar.