VJESHTA LUAN BALET – 4 poezi nga Mustafa Spahiu

0
463
Mustafa Spahiu
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

TATËPJETAT

Me ustallëk do e kthej tatëpjetën,
Unë, poeti i fshatit djersëlarë, me
Vargun origjinal që ngreh kandar,
Me zemër të hakërruar tërë jetën,

Deshën samar mbi shpirtin tim
Të më vënë njerëzit më të prapë
Dhe të më hipin mbi kok’e qafë-
Këte se honepsa as si shp’rblim.

Me penën time jam shum’i lumtur,
Larg qëndroi syve gënjeshtarë, e
Në nënkresë kurrë nuk kam qarë;
Ktheh nga fshati frymëzi’mbushur.

U lëbyra në lexime ditë dhe natë!
Mos dashkan t’iu bëjë temenara?
Jam elegant – jo si kungull pa fara
Të vrapoj trokthi për një dekoratë!

Ashti i vjetër ngadalëz thërmohet,
Fshatin e kam kupë të argjendtë…
Etërit më falën dashuri të shenjtë;
Shoh vendlindjen si rigjenerohet.

S’ankohem paçka se hetoj fillikat,
Gjithçka të ndërrohet si don Zoti!
Në gëzim’e mort mos ndërroi loti;
Era e trëndafilit më kënaq me fat!

Robert Bërnsi, ai poet’i Skocisë,
Sergej Esenini – bel e përpjetë!..
Jam poet fshati pas tyre i tretë,
Vargut bleron Mustafa i Spahisë.

E martë, 6 tetor 2020, në
Dardaninë Ilire


Nga MUSTAFA V. SPAHIU

VETMI EKSTREME

Shpresën e kam të patretur,
Ndoqa artin tim të pasosur.
Rri me libër me hir t’heshtur
Dhe vjershëtar mirë i njohur!

Fjalën se ngjalla as për zulmë,
Qysh si riosh di të përgjigjem;
Me hilera jam në front e sulmë;
Domosdo vetmitar ç’po digjem.

Jeta si eshkë më ka shkalur,
Kam ende vargje me krijuar…
S’do më shihni kur kryevarur;
Jam fund-det- fare i trazuar.

Më ndjekin hasmit e pabesë,
Për rrugë jam i nisur përsëri.
Kredhen bebzat thellë n’vesë;
Fatin e ruaj si thesare-mërli.

Vetminë vetmitar gof rimbush,
Okarinë më bëhet kënga ime.
Metaforat s’del t’i ndajë kush –
Shikimin ia ngul ndonjë rime…

Vetmia më bën akull të ngrirë,
Vetmitar me mua vivat jeta,kur
Zgjohem nga gjumi shpirtdlirë,
Vitet rendin – gallop e vërteta.

Rri në shtëpi vetë,fare vetmuar,
Gjetheve të blirit cok iu them:
Vetëm një stinë e kisha shquar
Ah, vetminë pranverë po ta kem.

E mërkurë, 23 shtator 2020, në
Dardaninë Ilire


Nga MUSTAFA V. SPAHIU

T R I SH T I L I
( Parus caeruleus caeruleus )

Jemi të pandarë rrugësh me dritë;
Poet dhe zog shembëllenjë binjak!
Dhunti cicërimesh t’falën perëditë,
Frymëzime ç’më nis nga një kavak.

Vocërrak, shend zemrën e ke flori,
Degësh – gazplot – s’bëhesh rehat…
Me dëshira stisën gërshetë – poezi,
Strehësh flë – të ëndrris në shtrat…

Përditë s’harlisesh – veç rri shkurtë,
Mik syullinji kërcen pup pip më pip…
Cicërimet cirkash si fjalën e urtë,e-
Jonet tua ç’më tingëllojnë shqip, po

Ngado nëna natyrë ty të inkurajon!
Kur ia mbathin pranvera dhe vjeshta.
Miku im trishtil askund nuk shtegton,
Vendi është krenari me fush’e kreshta.

Bukurosh – pupëlsërmë – veshur stoli,
Sqepin e purpurt t’thonë zog trishtili…
E gushën vjollcake – plajmon miqësi!
– Për një çerek oktavë ta shkon bilbili.

E shtunë, 29 tetor 2017, në
Dardaninë Ilire


1. Janë 30 lloje (specie) trishtilash në botë që nga: Karolina, Meksika, Siberia dhe Somalia. Trishtili më i bukur me cicërime të mrekullueshme është ai i Alpeve tona Shqiptare, me zërin e tij magjeps e të entuziazmon hyjnisht.


Nga MUSTAFA V. SPAHIU

VJESHTA LUAN BALET

Vjeshta degët e drunjve i gërget
Zjarrmi të fshehtë kanë gjethet,
Brohori, ndihet muzikë për balet,
Degëzave ç’po shkunden ethet!

Gjethet diç flasin, pakëz zbehtë,
Për pranverën dënesin me vaj;
Verës patëm shi e diell t’nxehtë.
Vjeshta erdhi me burbujën e saj!

Gjethi lutet me shpirtin engjullor,
Me ngjyrën e gjelbërt krenohet…
I bekon dy stinët si në qershor, e
Shtrezës së vjeshtës si besohet!

Në kafazet e zogjve s’vlon gjaku,
Vjeshta shket mbi anije ngadale.
S’merakoset plepi shtat bajraku!
Dantelet e vjeshtës duken’male.

Gjethet e shikojnë fushën e artë,
Të magjepsur me çdo kalimtarë…
Gjilpërat e pishës n’degën e lartë
Orientojnë qiellit zogjsh udhëtarë.

S’ka të sosur blerim’i pakufishëm,
Pikojnë gjethet me qindra taborre.
Stinë më stinë do jenë t’pranishëm;
Nuset e reja të stolisura – ylberore…

Të duam vjeshtë – stinë harakate,
Të na falish dashuri më t’amësuar;
Me buzëqeshje-peisazhe delikate,
Lozonjare pa baletin tënd t’trilluar!

E mërkurë, 7 tetor 2020, në
Dardaninë Ilire